NATO nuk trembet nga koronavirusi për të “zbarkuar” në Tiranë në muajin qershor ku është planifikuar zhvillimi i ministrealit të mbrojtjes. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Piers Cazalet i cili është drejtori i Medias në selinë e NATO-s dhe zëvëndës zëdhënesi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Pas interesimit të gazetares së Neës24 Aurora Golemi, Cazalet në emër të Aleancës u pergjigj përmes komunikimit ke e-mail se minstrat e mirëpritën ftesën e Shqipërise për zhvillimin e ministrealit të mbrojtjes në Tiranë në muajin qershor dhe se planifikimi për mbledhjen vijon me qeverinë shqiptare. Kjo ështe përgjigja zyrtare e NATO-s pas interesimit të Neës 24 duke marrë parasysh situatën ku shumë evente te rëndesishme ndërkombëtare janë shtyrë në kohë për shkak të pandemisë globale.

Më datën 14 shkurt ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka lajmëroi se Shqipëria “theu” rregullat, pasi NATO do të zbarkonte në Tiranë pas propozimit të saj. Mbetet per tu pare nëse Ministeriali i Mbrojtjes do të zhvendoset pas shumë dekadash nga Brukseli, në qershor në Tiranë në 17 dhe 18 qershor Ky event i rëndësishëm do ta kthejë Tiranën në kryeqendrën e sigurisë./Balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here