Pamje të frikshme vijnë nga Korça aty ku para një furre buke ka plasur një sherr masiv për bukë. Qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin në radhë se kush do të marrë bukë para se furra të mbyllet, ndërkohë që pamjet janë të trishta. Dhjetëra qytetarë qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin, duke mos llogaritur as maska, as doreza, e as distancë sigurie. Në video dëgjohet një burrë që i thotë të shoqes: Merre, merre të ikim! (referuar bukës).
Author: tirana
Nga Kastriot Islami Nëse bëjmë dy hipoteza: 1) Të dhënat për rastet e reja me koronavirus janë të sakta 2) Testimi është kryer për të gjithë rastet e kërkuara Atëherë të dhënat e deklaruara janë domethënëse dhe nga analiza e tyre mund të nxirren përfundime të pranueshme.Më konkretisht, nëse i referohemi të dhënave zyrtare të publikuara edhe nga OBSH për Shqipërinë për rastet e reja të testuara “pozitive” me COVID-19 në periudhën 10-21 mars 2020 del përfundimi se situata në Shqipëri nuk është ende në kontroll por tendenca është se ajo po shkon drejt “vendosjen nën kontroll” të përhapjes së…
Cristiano Ronaldo bashkë me lojtarët e ekipit të Juventusit janë vetëizoluar pasi futbollisti Daniele Rugoni doli me koronavirus. Ronaldo është izoluar në vilën e tij, në Portugali me partneren Georgina dhe tre fëmijët. Por Georgina është është fotografuar jashtë shtëpisë, duke thyr rregullat e karantinimit. Modelja është mërzitur duke qëndruar në shtëpi dhe ka dalë të bëjë shopping në disa dyqane veshjesh. Ky mosrespektim ka sjellë shumë kritika në rrjet mga ndjekësit e saj.
E gjithë bota është e përfshirë në luftën kundër Koronavirusit, i cili sa vjen e bëhet më rrezikues. Europa, dhe sidomos Italia janë duke u përballur me fuqinë e COVID-19, teksa ende njerëzimi nuk ka mjetet e duhura për ta luftuar. E vetmja armë në favor duket se është higjiena dhe të qëndruarit në shtëpi. Pikërisht, mbi faktin e qëndrimit në shtëpi, i cili për disa persona si në Shqipëri ashtu edhe në Europë, nuk është marrë seriozisht, vjen një mesazh mjaft domethënës nga Kristiano Ronaldo. Luzitani ka mjaft ndjekës dhe ka kërkuar të ndërgjegjësojë nëpërmjet një postimi në Instagram,…
Edhe Spanja zonë e kuqe në Europë, 1326 të vdekur, 324 vetëm në ditën e fundit Pas Italisë, Spanja është vendi që paraqitet me gjendjen më të rënduar në Europë. Në total, në Spanjë janë shënuar 1326 viktima, 324 vetëm në 24 orët e fundit. Numri i të prekurve ka shkuar në afro 25 mijë, duke pësuar një rritje prej 25%. Ditën e djeshme qeveria spanjolle njoftoi se rreth 50 mijë mjekë e infermierë të tjerë do të jenë në dispozicion për të luftuar pandeminë. Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi se prej tyre shumë janë studentë të mjekësisë dhe…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëron qytetarët se policia nuk do të tolerojë askënd, që shkel rregullat e marra kundër koronavirusit. Ministri Lleshaj thekson se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë varun fatal të infektimit nga koronavirusi, ndaj dhe i vetmi vend për shqiptarë duhet të jetë shtëpia. “Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim 🇦🇱👮👮♂️”, shkruan Lleshaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pandemia e koronavirusit në Kosovë duhet të mbahet si gjendje e jo të kthehet në krizë. Ai tutje ka shtuar se duhet të merret mësim nga vendet tjera, që në Kosovë të mos ketë një gjendje të tillë. “Ne kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo është një krizë me të cilën nuk jemi përballur ndonjëherë. Ne duhet ta mbajmë si gjendje dhe të mos lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme. Ne shpresojmë që gjendja të mos na paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim, por siç kemi…
Pierluigi Lopalco, Profesor i Higjienës në qytetin e Pizës, në Itali dhe për, shumë vite ka punuar në Stokholm, ku koordinonte strategjitë e vaksinimit për Qendrën Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ishte ndër të parët që kuptoi se çfarë do të bëhej me koronavirusin. I pyetur nga gazeta italiane ‘La Repubblica’ se kur Italia do ketë pikun e rritjes së infeksioneve, Lopalco thotë se për momentin nuk mund të bëhen parashikime. Ndoshat kjo situatë do të zgjasë të paktën deri në verë. “Modelet e parashikimit për Covid-19 janë sot si parashikimi i motit. Ato janë 24 orëshe, më…
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastasi ka bërë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë që të jenë sa më të bindur ndaj çdo urdhri dhe këshille të dhënë si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19. Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve Anastasi shkruan se është detyrë e secilit që të shmangë panikun, depresionin dhe dëshpërimin. Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzime vetë Qeverisë dhe të strukturave të shëndetësisë Mesazhi i plotë: Vëllezërit dhe motrate mi të shtrenjtë, Në këtë kohë, të gjithë jemi zënë në befasi,…
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu u ka dërguar sot një mesazh të gjithë shqitarëve që të bëjnë durim në të gjithë këtë situatë në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit. Përmes një mesazhi Spahiu thekson se më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre. Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. kreu i KMSH, shprehet se është e rëndësishme përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët,…
Për shkak të përhapjes së koronavirusit qytetarë dhe personazhe të njohur janë izoluar në shtëpitë e tyre në mënyrë që të mbron nga një infektim i virusit në fjalë. Së fundmi, moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet partneri i saj Mark Frroku së bashku me vajzën e moderatores, Viktorian. Siç duket dhe nga videoja, ditën e sotme ish-deputeti ka vendosur të lyej derën e shtëpisë duke u ndihmuar kështu edhe nga vajza e Rudinës. Kujtojmë se disa ditë me pare Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, druhen se mund ta…