Author: tirana

Balerini dhe koreografi i njohur, Kledi Kadiu, tha në në lidhje me “Skype” nga Italia për emisionin “Kjo Javë” në Neës24, se situata atje është alarmante dhe i ka frikësuar pa masë. Referuar shifrave të frikshme të viktimave, numri i të cilëve vetëm 24 orët e fundit është 792, Kadiu tha se shqiptarët duhet t’i zbatojnë me patjetër masat e marra, pasi do t’i bien kokës me grushte, po të shohin pasojat e koronavirusit. Ai tregoi se masat në Itali janë shumë të rrepta dhe nëse i shkel është njëlloj sikur të kesh bërë vrasje, të mbetet njollë përjetë. “Është…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur ish ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti, i cili shprehej optimist se do të kalojë situata nga koronavirusi. “Faleminderit i dashur president. Kohë të vështira kemi kaluar edhe së bashku. Do të kalojë edhe kjo situatë dhe me entuziazëm e pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, që shpresoj të jetë me më shumë ndërgjegjësim se më përpara”, shkruante ish ambasadori italian në vendin tonë Foresti. Presidenti Meta i përgjigjet në rrjetin social Facebook, mesazhit të ish-ambasadorit të Italisë në Shqipëri në vitet 1993-1997, z.Paolo Foresti: “I…

Read More

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Francë është rritur me 112 vetë në 24 orë, duke e çuar në 562 viktimash, ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë franceze. Deri sot ne France numri i personave te infektuar llogaritet 14,459, por numri mund te shkoje edhe 90 mijë persona. Gjithashtu 52 persona janë në kujdes intensiv, gjysma e të cilëve janë nën 60 vjeç. Numri i vërtetë i njerëzve që mendohet se kanë virusin Covid-19 në Francë vlerësohet në 30,000 deri në 90,000 njerëz. “Ne po evoluojmë me shpejtësi drejt një epidemie të përgjithësuar në territorin tonë“, nënvizoi ministria e shendetësisë franceze…

Read More

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju informoja se sapo kemi marrë përgjigjet e testeve të COVID-19 dhe si unë, ashtu edhe Oriana (partnerja e Dibalës) kemi dalë pozitivë. Fatmirësisht jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhat tuaja. Ju përshëndesim”. Me një mesazh në tre gjuhë (edhe në spanjisht dhe anglisht), Paolo Dibala ka lajmëruar se është pozitiv ndaj koronavirusit dhe bashkë me të edhe e fejuara. Në shtëpinë bardhezi, ky është rasti i tretë pas Ruganit dhe Matuidit. Njëjtë si shokët e tij, edhe “La Joya” nuk shfaq simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, madje nuk duket…

Read More

Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky virus. Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, vajza, gati me lot në sy jep një mesazh sensibilizues dhe u thitë qytetarëve që të rrinë në shtëpi, pasi koronavirusi nuk është shaka. Ajo shprehet ndër të tjera se edhe një tjetër familjar i saji ndodhet i shtruar në spital. “Për ta nisur me një ton pak më pozitiv këtë video, duhet ta keni parë tashmë në lajme që…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi në një intervistë për median shqiptare online me qender në SHBA, ‘Nova Media’, situatën në vend pas shfaqjes së koronavirusit si edhe masat e marra nga qeveria, kryesisht ato për shmangien e krizës ekonomike. Pyetje: Dëgjova dje që nga qeveria “Rama” ka paguar 20 milionë dollarë? Lulzim Basha: 22 milionë euro janë transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në…

Read More

E gjithë Shqipëria pas orës 13:00 ka rënë në një heshtje totale, ku gjithçka dëgjon janë vetëm disa cicërima zogjsh dhe gjithçka që sheh janë vetëm patrullat e policisë që qarkullojnë në rrugë për të monitoruar situatën në vend. Të gjithë qytetet janë të boshatisura, ku qytetarët janë të kyçur në shtëpitë e tyre dhe të gjitha makinat e parkuara. Asnjë qarkullim, asnjë lëvizje, qetësi!. Edi Rama ka publikuar pamje nga droni ku shihet se si Tirana duket e boshatisur dhe e qetë si kurrë më parë.

Read More

“Pasojat psikologjike të të ndenjurit në shtëpi janë të papërfillshme me pasojat e që të lë një familjar i prekur me Covid dhe që e merr ambulanca”. Është kjo thirrja për të gjithë qytetarët e pabindur, dhe që shkelin rregullat e karantinimit nga një vajzë e prekur me Covid 19 në kryeqytet. Ajo shprehet se ka rezultuar pozitive, edhe pse nuk ka pasur një histori udhëtimi apo kontakte me persona të ardhur nga jashtë, duke thënë se të gjithë jemi të rrezikuar dhë të pambrojtur në momentin që dalim nga shtëpia. Ajo e përfundon videon me një apel për të…

Read More

Duke filluar nga e marta do të qëndrojnë hapur një sërë biznesesh, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre që nuk kanë të bëjnë me ushqimoret apo farmacitë. Më poshtë, Dosja.al, ju sjell listën e plotë të bizneseve krahas të cilave shkruhet mbyllen ose lejohen, sipas përkatësimit. Në bizneset e lejuara janë edhe hotelet dhe strukturat akomoduese, parfumeritë, agjencitë funebre, veterinerët, etj, ndërsa shumë të tjera janë mbyllur. Ndarje në aktivitete të lejuara dhe të ndaluara Kodi NVE – 2 digit Përshkrimi I aktivitetit Statusi I Aktivitetit 1 Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to Lejohen 2…

Read More

Ditën e sotme, në Kosovë janë konfirmuar 4 raste të reja pozitive me Covid-19. Kështu, numri i të prekurve deri tani ka shkuar në 28. Në katër rastet e reja, njëri është 32-vjeçar i ardhur nga Gjermania, ndërsa 3 rastet e tjera kanë pasur kontakte me personat e infektuar. Dy prej tyre janë femra të moshës 50 dhe 29 vjeç, me vendbanim në Prishtinë, ndërsa tjetra 40 vjeç, me vendbanim në Gjakovë. Ministria e Jashtme bëri të ditur se Kosova ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa qeveria ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar të gjitha aktivitetet publike. Gjithashtu, në…

Read More

Ministrja e Arsimit Besa Shahini duke folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa tha se për momentin, me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni. “Mësuesit dhe nxënësit po merren vesh me njëri tjetrin në forma elektronike më tepër. E vetmja pengesë është se 4 ose 5 përqind të nxënësve nuk kanë internet ose nuk kanë pajisje teknologjike dhe këta nxënës po ndjekin leksionet ose mësimet në televizion. Vlerësimet bëhen nga mësuesit. Temat që janë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, do të fliten me nxënësit. Problemet i kanë ata…

Read More

Kryeministri Edi Rama pranon që videoja e publikuar pak orë më parë, ku thoshte se është bërë në Spanjë, në të vërtetë është filmuar në Algjeri, siç thoshte Partia Demokratike në reagimin e saj. Rama sqaron në “Facebook” se videon ja ka dërguar një mik nga Italia, ku i shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”, ndërsa kërkon falje për këtë gabim, duke u shprehur se “rashë edhe unë viktimë njëherë” Reagimi i Ramës: 🔴 Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte…

Read More