Author: tirana

Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, përmes  një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve. Fatmirësisht asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me…

Read More

Nga dita e djeshme, e shtune në orën 13:00, sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit, Shqipëria është në izolim total. Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër. Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19. Prej 9 marsit kur është identifikuar personi i parë me koronavirus në vendin tonë, pacienti…

Read More

“Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Wendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing. Wendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani. “Kjo duhet t’i shkundë të gjithë, që të respektojnë masat e higjienës dhe rregullat.” Rreziku nga virusi i ri është nënvlerësuar shumë në fillim, si nga politika edhe nga shkenca, pranon Wendtner.…

Read More

Mbyllja brenda në shtëpi dhe situata e pazakontë nga koronavirusi ka bërë që shumë shqiptarë të vënë në punë fantazinë për të kaluar këto ditë të vështira. Erifili Çala Shyti, është një këngëtare nga qyteti i Fierit, që këto ditë, si shumë të tjerë, është duke i kaluar në karantinë. Me një mesazh interesant për këto ditë qëndrimi në shtëpi, kjo pjesë, plot buzëqeshje e alegri, vjen nën titullin “Karantina”, e cila mund të kalohet bukur edhe në banesë. https://youtu.be/osm9jkglxwM

Read More

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e lavdëroi dje kombin, një javë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdonin qëndresën ndaj pandemisë COVID-19, pasi më e keqja nuk kishte mbërritur ende. Numri i personave të infektuar nga koronavirusi njohu rekorde të tjera dje, me 5 000 të infektuar të rinj duke e cuar numrin e përgjithshëm në 25 000. Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 1 300, nga 1 000 një ditë më parë. Periferia e Madridit ka 9 000 raste dhe 800 të vdekur. “Kjo krizë po nxjerr më të mirën tonë”,…

Read More

Italia ka mbyllur gjithçka, çdo aktivitet prodhues që nuk është jetk për të garantuar të mira dhe shërbime esenciale. Lajmin e dha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pasi dje u shënua dhe pika maksimale e të vdekurve nga fillimi i emergjencës koronavirus, 793 në një ditë të vetme. “Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Luftae Dytë Botërore”, ka deklaruar kryeministri italian. Conte siguroi se “do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe për nevojat themelore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje.…

Read More

Teksa futbolli dhe sporti janë ndalur në pritje për të kuptuar se kur mund të kthehen, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit dhe Serisë A po punojnë për të përcaktuar kriteret e kampionatit të ardhshëm. Sipas repubblica.it, në tavolinë është një hipotezë ekstreme, ajo e shpëtimit të sezonit duke u kthyer në fushë në qershor dhe duke luajtur deri në korrik. Një tour de force me dyer të byllura, por që mund të mos mbështetet nga UEFA, e cila ka komunikuar më parë datat e mundshme të finaleve të Champions League dhe Europa League (respektivisht 27 dhe 24 qershor).

Read More

Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo tha të shtunën se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin. Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë. Guvernatori tha gjithashtu se 1 milion maska N-95 po dërgohen në qytetin e NjuJorkut, ndërsa 500 mijë të tjera në Long Ajlënd. Ai tha se po bën përpjekje për furnizim me më shumë veshje të posacme…

Read More

Policia e Tiranës ka kryer patrullime gjatë natës së kaluar në rrugët e kryeqytetit dhe në Kamëz për zbatimin e masave kufizuese për para ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Ashtu siç është dhënë urdhri, gjatë natës nuk është vënë re asnjë lëvizje e qytetarëve. “Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese. Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit…

Read More

Konfirmohen 3 raste me koronavirus në Korçë. Gazetaria Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se 3 personat u paraqitën në spital fillimisht me temperaturë dhe kollë. Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një grua 33 vjeçare. Mjekët dyshuan fillimisht duke u marrë analizat, të cilat rezultuan pozitive me koronavirus. Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit Infektiv të QSUT-së me tre autoambulanca të ndryshme. Pritet që gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë të japë detaje të tjera mbi rastet në fjalë, ndërsa Korça i shtohet hartës së qyteteve te prekura nga koronavirusi.

Read More

Entela Resuli Meriton Siqeca është mjek kardiolog pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Një nga spitalet që do të pres gjithashtu të infektuarit me koronavirus në ditët në vazhdim. “Si çdo agjent i jashtëm, i dëmshëm, për organizmin e njeriut, edhe koronavirusi CoVid-19 shkakton reaksion të fuqishëm inflamator në organizëm”- shprehet doktor Siqeca, i cili u kërkon të gjithëve që të qëndrojnë të izoluar, pasi kështu ndihmojnë veten dhe mjekët. Sipas tij, izolimi e redukton përhapjen me 80 për qind, për këtë arsye duhet të sakrifikojmë disa ditë për të jetuar normalisht më pas. Në këtë intervistë në Dita, mjeku kardiolog…

Read More

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte mjeku Pëllumb Pipero. Ai u përgjigj pyetjeve të publikut në lidhje me koronavirusin. Njëra nga pyetjet ishte: Nëse e ke kaluar njëherë COVID-19, a mund ta marrësh sërish atë virus? Mjeku u përgjigj se nga konstatimet dhe studimet e bëra deri tani rezulton se kush e kalon sëmundjen njëherë, nuk infektohet prapë. Pëllumb Pipero: Të gjitha konstatimet, faktet apo studimet e bëra deri tani, edhe pse jemi ende herët, dëshmojnë se sëmundja nuk rikthehet dhe në rast se e kalojmë njëherë, nuk e marrim për herë të dytë. Pra…

Read More