Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar sot festën e Sulltan Novruzit, e bashkë me urimin ajo lutet për të gjithë shqiptarët. Ky është një moment, padyshim për të dhënë sa më shumë dashuri por edhe për të bërë të gjtiha përpjekjet që të fitojmë betejën me të keqen, tha ajo. STATUSI I PLOTË Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve! Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në keto ditë të vështira.
Author: tirana
Në fillim të këtij muaji, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve azhurnuan rekomandimet e saj Covid-19 për të synuar në mënyrë specifike të moshuarit dhe njerëzit me kushte serioze mjekësore. Ata e etiketuan këtë grup si “rrezik më të lartë”. Sidoqoftë, një grup tjetër i njerëzve mund të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj Covid-19 dhe nuk kanë marrë shumë vëmendje: njerëzit që pinë duhan ose kanë çrregullime të përdorimit të substancave, raporton “CNN”. Për shkak se Covid-19 sulmon mushkëritë, ata që pinë duhan ose marihuanë mund të kërcënohen veçanërisht, tha Volkow. Kur mushkëritë e dikujt janë të ekspozuara ndaj…
Një gjyshe e cila kishte koronavirusin tani është në shërim dhe së shpejti mund të lirohet nga izolimi. Geneva Wood, 90 vjeçare, ishte midis dy të tretave të banorëve të shtëpisë së kujdesit që u sëmurën me koronavirusin dhe i kishin thënë mirupafshim familjes së saj para se të bënin një shërim të mrekullueshëm javën e kaluar, raporton “Daily Mail”. Ajo beson se ishte supa e bërë në shtëpi që ajo kërkoi nga stafi mjekësor për çdo ditë që ndihmoi në shërimin e saj të shpejtë. Pas testimit pozitiv në 6 mars, ajo u hoq nga oksigjeni deri më 17…
Tashmë kemi 3 persona në Korçë, të cilët tashmë janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi. Bëhet e ditur se çifti i të moshuarve 75 dhe 76 vjeç dyshohet se është infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia. Sipas asaj që sqarojnë mjekët mbesa nuk ka probleme me shëndetin dhe ka rezultuar negative ndaj testit. Ndërkohë i riu që po ashtu ka rezultuar me COVID-19 është menaxher i një lokali të njohur në Korçë. Të tre personat e prekur si fillim kanë qenë të shtruar në spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas, pas…
-IKSHPK ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke shkuar në 7 numri i personave të konfirmuar sot dhe në 31 raste të konfirmuar që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë në Kosovë. “Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…
13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në total 89 të infektuar.”Tre pacientët e parë lënë spitalin, por shkon në 43 numri i të shtruarve në Infektiv. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:- 8 qytetarë nga Tirana,…
Avigan është një ilaç gripi i zhvilluar në 2014 nga grupi japonez Fujifilm Toyama Chemical (një degë e Fujifilm) dhe i cili këto ditë, me sa duket, po rezulton të jetë një perëndi për të trajtuar pacientët me Covid-19. Qeveria kineze, pasi shpalli efektivitetin e ilaçit, vendosi të rekomandojë përdorimin e saj në trajtimin e të infektuarve. Për Zhang Xinmin, drejtor i Qendrës Kombëtare Kineze për Zhvillimin e Bioteknologjisë, pjesë e Ministrisë Kineze të Shkencave, Avigan “ka një nivel të lartë sigurie dhe është qartë efektiv në trajtimin e” infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Rezultatet inkurajuese të Avigan…
Bizneset ushqimore dhe kryesisht furrat e bukëve do kontrollohen imtësisht për të parë nëse respektojnë masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19. Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit njofton se tashmë të gjitha bizneset ushqimor, do të kontrollohen për 8 kritere bazë që janë të domosdoshme për tu zbatuar. Fillimisht të gjitha këto biznese duhet të sigurojnë përdorimin e masave mbrojtëse dhe të mos lejojnë më shumë se një klient brenda. Po ashtu subjektet duhet të garantojnë, sigurinë, cilësinë dhe etiketimin e të gjithë produkteve që tregtojnë. Më thelbësorja është që nuk do të lejohet që buka të prihet si…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter i ka uruar shqiptarëve festën e Sulltan Nevruzit. Kim shpreson që ky vit të sjellë shëndet për të gjithë. ‘Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit – viti i ri mund të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim!”-shkruan ambasadorja në postimin e saj.
“Unë nuk mund të them se si e kontraktova covid-19, por unë isha ndër rastet e para në Kremona dhe mendova se do të vdisja.” Për fat të mirë ai ia doli dhe mundi të tregojë eksperiencën e tij për “TgCom”. Carlo Giussani, prej 35 vitesh teknik radiolog në spitalin e Cremonas, tregon se: “U sëmura njëkohësisht me pacientin 1 të Codognos dhe ato ditë në zonën e kuqe të Lodigianos së Ulët, Cremona po përjetonte një situatë të ngjashme”, kujton ai. “Unë jam një i mbijetuar, por në realitet – pranon ai – është se duket sikur zbraz detin…
Në një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo është shprehur se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë dhe ndërgjegjja individuale për të respektuar largimin social, mund të shmangë skenarët e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19. “Jam shumë dakord për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të përforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do…
Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, por kryesisht në Tiranë, janë shoqëruar 41 shtetas në ambientet e komisariateve, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për t’u futur në banesa, të cilët në përfundim të veprimeve janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë. Në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht shtetasin A. R., 42 vjeç, pasi ka kundërshtuar…