Author: tirana

Raportohet se sot në Tropojë, në fshatin Dragobi një makinë ‘Mitsubish’ ka përfunduar në lumin Valbonë. Sipas informacioneve mësohet se drejtuesi i mjetit është një 29-vjeçar, i cili është identifikuar si S.N. dhe është në gjendje të rëndë. Ai është nxjerrë nga forcat e policisë dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën të specializuar mjekësore. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë në Kukës ende nuk ka një komunikatë për ngjarjen.

Read More

Aktori Neritan Liçaj duket se nuk e ka zbatuar urdhrin e dhënë nga qeveria për ndalimin e qarkullimit të këmbësorëve ditën e sotme, pasi vetë ai ka shpërndarë një foto live nga Teatri Kombëtar. “Live T.K.Nuk e le dot këtë vend të shenjtë! Është vërtet i shenjtë!”, shkruan aktori krah fotos së postuar. Liçaj ka dalë edhe më parë kundër rregullave të vendosur nga Kryeministri Rama, ndërsa është edhe një nga aktivistët kryesorë që dolën kundër prishjes së teatrit.

Read More

Ndërkohë që brenda një dite janë dyfishuar rastet e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, mjeku i njohur Pëllumb Pipero në një lidhje me Skype me News 24 bën një parashikim të frikshëm. Ai thotë se java që vjen do jetë vendimtare dhe nëse nuk zbatohen masat e qeverisë i shkojmë nga pas skenarit italian. Duke parë dyfishimin e numrit të të prekurve Brenda një dite, ai thotë se kjo nuk është një gjë normale. Në këto kushte, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen e të mbyllen në shtëpi, pasi vetëm kështu luftohet virusi. “Pas cdo rasti të konfirmuar fshihen 10…

Read More

Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama kohët e fundit ka ndarë postime me thënie që kanë tërhequr jo pa vëmendjen. Ai është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar një foto nga vera e vitit të shkuar. Teksa në pamje shfaqet deti, Gregu e ka shoqëruar në sfond me një këngë prekëse, fjalët e së cilës shprehin mallin për dikë. ‘Zot, më mungon shumë ti çdo ditë. Por tani je shumë larg’, thuhet në këngë. Nuk dihet nëse ky është një dedikim për të dashurën që humbi jetën në tërmetin e fortë të 26 nëntorit. Kristi Reçi ishte studente…

Read More

Infermierët që po luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit në Korenë e Jugut, kalojnë gjysmë ore çdo ditë duke u kujdesur për fytyrën e tyre, për të shmangur plagët e dhimbshme të shkaktuara nga kostumet e tyre mbrojtëse. “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi nga spitali Daegu Dongsan të Universitetit Keimyung. Spitali është në qytetin jugor, në qendër të asaj që është bërë shpërthimi më i madh kombëtar jashtë Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë.

Read More

Vajzat e bukura e për më tepër ato të famshmet janë gjithmonë në qendër të vëmëndjes, e fatkeqsisht njerëzit gjejnë vend për kritika edhe aty ku nuk ka. Sot të famshmet ruhen nga ndjekësit për ti kapur “mat” me ndonjë shtesë në turp që nuk e kanë patur. Rasheli është e njohur për format e bëshme trupore dhe foto e saj e fundit ku i ekspozon mjaftueshëm ka ngjallur mjaft komente nga fansat. Njëri prej tyre bie në sy ku i kujton se çfarë ka thënë Kejvina më parë: “Kejvina ka thënë se ke mbushje te Xing me Ermalin. Por…

Read More

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit është duke punuar për nxjerrjen e një aplikacioni posaçërisht për koronavirusin. Ideja është kjo: të gjithë instalojnë aplikacionin dhe çdokush që teston pozitiv ndaj koronavirusit, klikon një buton në këtë aplikacion. Pastaj, kushdo që është afër me këtë person, merr një alarm. Aplikacioni, i cili do të jetë i disponueshëm falas dhe është zhvilluar nga një ekip prej 43 punonjësish të teknologjisë dhe akademikëve në kohën e lirë, quhet “Private Kit” dhe mund të shkarkohet për iOS dhe Android. Ende po punohet për përmirësimin e tij. Të dhënat e përdoruesve nuk ruhen, me përjashtim të rasteve…

Read More

Ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për botën. Shumë shtete kanë marrë masa drastike për t’i ruajtur qytetarët nga virusi Covid-19. Izolimi është një nga këto masa. Edhe këngëtarja e njohur, Manjola Nallbanj, e cila qëndron e mbyllur prej 10 ditësh, ka zgjedhur të japë mesazhin e saj, duke ndarë edhe një histori nga jeta e saj private. “Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. Më është dashur të rri 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo…

Read More

Pavarësisht se nuk është mjaft aktive, vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale. Aleksia është mjaft e rezervuar me potstimet duke mos i lënë vend për komente negative apo repilka. Por së fundmi bukuroshja ka habitur me shkrimin mbi foto: “Mbani duart e pastra dhe mendjen e pisët”, shkruan Aleksia ku patjeter ka marrë shumë reagime.

Read More

Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë. Shërbimet e Policisë i kanë kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”. Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M.…

Read More

Korça i shtohet hartës të të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë. Bëhet fjalë për një cift burrë e grua si dhe një 33 vjeçar. Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë. Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse këta persona kanë patur kontakte më të tjerë që mund të kenë patur histori udhëtimi në shtetet fqinje. Burime të “ABC News” tregojnë se 33 vjeçar edhe pse në moshë të re…

Read More

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje shqetësimeve të qytetarëve mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Kryeministri Rama në facebook: Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: 🔴 TË GJITHË ATA QË PRODHOJNË DHE TRANSPORTOJNË USHQIME, NË FSHAT A NË QYTET, NUK KANË PASUR DHE NUK KANË ASNJË KUFIZIM NË LËVIZJEN E MALLIT PËR TË KRYER FURNIZIMET E NEVOJSHME TË TREGUT! 🔴 ORARI 05.00 – 13.00 KUFIZON BRENDA KËSAJ FASHE KOHORE KONSUMATORËT DHE PUNONJËSIT NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT QË DALIN AKOMA NË PUNË, JO TRANSPORTIN DHE FURNIZIMIN E MALLRAVE USHQIMORE! 🔴…

Read More