Author: tirana

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëkarantinuar, pasi ka takuar një prej doktorëve të infektuar me koronavirus. Ndërsa mësohet se që nga dita e nesërme në Gjermani qytetarët do të lejohen të shkojnë te doktori apo në farmaci. Do të dalin për punë, apo edhe në dyqan. Lejohen edhe shëtitjet dhe sporti por këto nëse do të jenë individuale, dhe jo të shoqëruara në grup, raportojne mediat gjermane. Për njerëzit familjarë lejohet të jenë bashkë, por nuk lejohet të takohen me të tjerë që mund të hasin rrugëve. Të gjitha këto masa shtrënguese u deklaruan sot nga kancelarja gjermane Angela Merkel.…

Read More

Biznesmeni Oni Hysenbelliu është i njohur gjerësisht në media për jetën e tij luksoze, bizneset dhe udhëtimet e shumta që bën nëpër botë. Teksa ishte i ftuar sot në “E Diell” “për të dhënë llogari” për jetën e tij private, fotot me Pamela Anderson & Nicole Scherzinger etj, Alesia Bami e vuri me shpatulla pas murit atë duke i bërë atij këtë pyetje: -Kur e kupton ti që një femër të do për interes? Rendit arsyet… Oni nga ana tjetër, disi i vënë në vështirësi iu përgjigj kështu: “Edhe eksperienca edhe vitet më bëjnë të kuptoj jo vetëm dashurinë, por…

Read More

Gazetarja e njohur Ola Bruko ka deklaruar se do të vetëkarantinohet për 6 diët. Në një postim nga studio e lajmeve, ajo ka thënë se nuk do shfaqet në edicionet informative, por do të qendrojë në shtëpi. Bruko është shprehur se nuk është e prekur na koronavirusi, por këtë masë e ka marrë për të ndihmuar ata që e rrethojnë. ‘Që nga nesër e deri në 6 ditë me radhë do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj që jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë symptom.  Kjo është një masë paraprake për të ndihmuar veten, kolegët e mi dhe…

Read More

Të lodhur nga rutina e qëndrimit për ditë të tëra në shtëpi, njerëzit gjejnë kënaqësi tek gjërat e vogla. Një tortë e përgatitur vetë, ose një drekë e porositur nga restoranti i preferuar! Në pamundësi për ta shijuar atje, një pjesë e mirë e njërëzve kanë gjetur shpëtim tek ushqimet me porosi. Gjithsesi, të gjithëve na ka ndodhur që para se të bëjmë porosinë për dërgesën të pyesin rreth e rrotull nëse është e sigurt çfarë po bëjmë. A rrezikohemi duke marrë ushqim të gatshëm? Fillimisht, duhet të dini që deri më tani ekspertët thonë se nuk është provuar në…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e simpatizojnë, por duket se ka dhe nga ata që duan t’i prishin punë. Një qytetar ka keqpërodur emrin e tij dhe i ka dërguar një SMS-së një personi tjetër duke u hequr si mjeku Pipero i kërkon që të karantinohet, duke e futur në panik. Vetë Pëllumb Pipero ka reaguar pas këtij mesazhi dhe shkruan se nuk është dërguar prej tij, por prej atyre që kërkojnë të bëjnë keq e kërkon që autori të…

Read More

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçeska Jaçe, në një bisedë me ndjekësin në Instagram, ka vendosur të tregohet plotësisht e sinqertë, duke treguar disa gjëra intime rreth jetës së saj. Pyetjet e fansave kanë qenë nga më pikantet, ndërsa Fraçeska ka filluar të kthejë përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Read More

Mjeku anestezist reanimator shqiptar Alban Beltoja i cili është angazhuar në spitalin e Lodit të Italisë bën me dije se numri të sëmurve në këtë zonë është në ulje. Në një lidhje live për ”News24” Beltoja ka zbuluar dhe atë çfarë ka vënë re tek koronavirusi, teksa pacientët që janë të prekur dhe janë shtruar në spital shtrohen pa simptoma ose me më të lehta se gripi më pas për 30 minuta gjendje e tyre përkeqësohet dhe nuk marrin dot frymë. Nëse këta pacientë thotë Beltoja brenda 30 minutash nuk intubohen dhe futen në terapi intensive atëhere ata nuk ja…

Read More

Në një kohë kur pjesa dërrmuese e sporteleve dhe e shërbimeve janë ndërprerë si pasojë e karantinimit për tu mbrojtur nga koronavirusi, portali qeveritar i shërbimeve E-Albania vazhdon të japë shërbime gjatë gjithë kohës online. Me anë të një video E-albania shpjegon se gjatë ditëve që vendi është vendosur në karantinë janë rritur jashtëzakonisht aplikimet për të marrë shërbime dhe janë dhënë shumë më shumë shërbime se zakonisht. Janë pranuar rreth 10 mijë aplikime për pasaporta dhe karta ide ntiteti, rreth 3 mijë aplikime për vërtetim pensioni, 2 mijë aplikime për vërtetimin e kontributeve për individin dhe 111 aplikime per…

Read More

Policia e Shtetit u ka vendosur një sërë gjobash gjatë 12 orëve të fundit, personave që kanë shkelur karantinën. Policia njofton se 78 persona janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë të vjetra. Po për të njëjtën shkelje, thyerje të karantinës, në Elbasan policia ka arrestuar një 23-vjeçar. Gjithashtu janë ndëshkuar me heqjen e patentës për 3 vjet katër drejtues automjetesh që kishin dalë në rrugë pa autorizim, si dhe janë gjobitur dy administratorë subjektesh tregtare. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria…

Read More

Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe te mos bëjnë zgjedhje te gabuara. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe mund te keni vështirësi te mëdha. Demi Dite e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshem ndaj…

Read More

Një dritë e re shprese për luftën kundër koronavirusit vjen nga Japonia, ku tashmë është provuar një ilaç, i cili rezulton efikas kundër pandemisë. Në fakt, në Japoni vdekjet nga virusi kanë qenë minimale: vetëm 8. Ilaçi tregtohet nën emrin komercial Avigan, me emërtimin shkencor Faripiravir, dhe konsiderohet si një mjet anti-virus farmaceutik, që po përdoret kundër formave të reja të viruseve gripale, të panjohura më parë. Nisur nga suksesi që ka pasur në Japoni, një nga rajonet e Italisë, Veneto, që është prekur nga pandemia, ka bërë kërkesë për të provuar në mënyrë eksperimentale në pacientët e spitaleve të…

Read More