Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka aprovuar një test që mund të përdoret për të kontrolluar simptomat dhe mundësinë e infeksionit me COVID19 në internet. Thuhet se kjo nuk është një diagnozë, por një vlerësim i gjendjes së shëndetit në një situatë me koronavirus, transmeton KosovaPress. Mediat franceze raportojnë se testi ka qenë në faqen e internetit të maladiecoronavirus.fr që prej javës së kaluar dhe përmban 24 pyetje në lidhje me simptomat e përjetuara nga njerëzit që zhvilluan sëmundjen pas një infeksioni koronal. Përdoruesit gjithashtu u kërkohet të përgjigjen në mënyrë anonime në pyetjet në lidhje me peshën, lartësinë, moshën e tyre…

Read More

Me sa duket koronavirusi në Shqipëri do vazhdojë të fusë nën kthetra më shumë viktima. Janë konfirmuar 4 raste me Covid -19 në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç. Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri. Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot skemë se si ndodh përhapja e koronavirusit në një familje, kur i prekuri i pasi është nëna. Sipas skemës së ISHP, në ditën e parë kur mami sëmuret izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë. Në ditën e tretë sëmuret fëmija i parë dhe izolimi përfundon në ditën e 9. Më tej nëse fëmija i dytë nuk ka simptoma pas 14 ditëve dhe izolimi përfundon. Në ditën e 13-të sëmuret dhe babai dhe  duhet numëruar 7 ditë, që i gjithë cikli i COVID-19 të jetë i…

Read More

Pas 40 orëve në karantinë nesër në 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 qytetarët në të gjithë vendin mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret dhe kryer nevojat jetike, por me disa kushte, në të kundërt, kryeministri Edi Rama paralajmëron goditje pa asnjë tolerancë. Kreu i qeverisë kërkon edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë oraret, të mos dalin me asnjë person tjetër në krah, pra të lëvizin vetëm, mos krijojnë grumbuj në tregje dhe në dyqane. Gjithashtu ai kërkon që fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin nga shtëpia, as poshtë pallatit. Nëse nuk respektohen masat, Rama shkruan se…

Read More

Në sheshin përbri presidencës, Sulejmani së bashku me dy shokët Rahim e Mustafa është shtrirë në barin e lulishtes. Duket sikur nuk e shqetëson asgjë, as makinat e ushtrisë, dhe as boshatisja e rrugëve. As mungesa e njerëzve në qytet. Me shumë mundësi as Covid 19. Diçka tjetër  e brengos, është zhurma e stomakut bosh. 32 vjeçari ka udhëtuar nga Palestina së bashku me familjen dhe miqtë. Duke qëlluar shputat e këmbëve si për të treguar odisenë që ka kaluar Sulejmani I tregoi gazetës “Si” se : kam udhëtuar 20 ditë, kemi ecur maleve në këmbë. Nga Palestina, drejt Turqisë,…

Read More

Eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, ka deklaruar se koronavirusi nuk mposhtet vetëm duke izoluar popullsinë. “Ne duhet të fokusohemi te ata që janë të sëmurë, ata që e kanë virusin, t’i gjejmë dhe t’i izolojmë, të izolojmë edhe kontaktet e tyre”, tha Ryan në një intervistë për BBC. “Rreziku me karantinat… nëse nuk i vëmë në zbatim masat e forta të shëndetit publik, kur të hiqen këto kufizime të lëvizjes dhe bllokimet, rreziku është se sëmundja do të përhapet sërish”, shtoi ai.

Read More

Lideri demokrat , Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të merren 3 masa të menjëhershme lidhur me situatën e krijuar nga prania e koronavirusit. Reagimi i Bashës Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit. Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara. Duhen marrë masa të menjëhershme: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër…

Read More

Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi shumë qytetareve u kanë drejtuar pyetje rreth covid-19 dhe për të marrë sa më tepër informacion iu drejtohen mjekut të familjes. Për këtë arsye jemi ndaluar në poliklinikën 8 në tiranë ku doktoreshë Vlera Lekaj na ka treguar për bisedat me ta. Çfarë pyetjesh bëjnë me shumë qytetarët? Sigurisht që pyetjet më të shumta kanë të bëjnë me Covid 19. Kryesisht pyetjet lidhen me simptomat dhe shenjat që ky virus shfaq. Jemi në kohë virozash dhe stine ku shumë persona mund të kenë alergji ndaj përpiqemi t’i shpjegojmë më tepër rreth kësaj. Vitamina D…

Read More

Industria e futbollit është ndalur në gjithë botën, por të gjithë kanë filliar prej kohësh të bëjnë plane se si do të rifillojnë të vihen në aktivitet në këtë biznes që do të shërbejë edhe si argëtim për njerëzit e mbyllur në shtëpi. Thuajse të gjithë e kanë të qartë se kthimi në fushat e lojës do të bëhet në kushte të sigurisë maksimale për shëndetin, me izolim absolut dhe padyshim me shkallarë të boshatisura. Por për të parë tifozë në stadium, do të duhet shumë kohë, siç parashikojnë disa nga emrat më të shquar të mjekësisë në Gjermani. “Nuk…

Read More

Koronavirusi transmetohet më së shpeshti nga njerëz të infektuar së fundmi dhe të cilët akoma nuk shfaqin simptoma të infeksionit. Studimet tregojnë se në Singapor, dy të tretat dhe në Tianjin të Kinës, tre të katërtat e personave të prekur me koronavirus janë infektuar nga njerëz që ende nuk kanë shfaqur simptoma. Kjo do të thotë që izolimi i njerëzve që nga momenti i shfaqjes së simptomave të para nuk është efektive, siç u mendua, një zbulim që dekurajoi shkencëtarët. “Kjo është një nga gjërat e para për të cilat u shqetësuam kur shpërtheu epidemia”, tha Steven Riley, profesor i…

Read More

Me masat e reja e vendosura për shtetrrethimin në Shqipëri, ka detyruar qeverinë që të nxjerrë një urdhër të ri për administratën për të punuar gjatë javës. Sipas këtij urdhri që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, administrata gjithashtu në bazë të këtij rregulli të ri do të jetë e detyruar që të punojë nga ora 08:00 deri në 13:00. “Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 2, të këtij kreu, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike/shtetërore është 08:00-13:00. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e …

Read More