Janë zbuluar detajet për pacienten me COVID-19 nga Shkodra.Në bazë të raportimeve të para mësohet se pacientja ka qënë prej 3 javësh në Tiranë, aty ky dyshohet të ketë marrë edhe virusin. Pacientja ndodhet në spitalin infektiv dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe procedurave spitalore. Ndërkohë në pikën e kalimit të Hanit të Hotit vijojnë lëvizjet e lejuara vetëm për mjetet e transportit të mallrave.Ndërsa të gjithë udhëtaret që kalojnë në këtë pikë i nënshtrohen kontrolleve për covid -19.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot fjalët e profetit Muhamed dhe tha se me këtë betejë, sot “po ikin me vrap” edhe superfuqitë e botës, jo më vendi ynë i vogël. Në një lidhje direkte me News 24 Rama u shpreh që edhe nëse nuk shohim bomba e viktima në rrugë, si në luftë, realisht kjo po ndodh me një virus që nuk e dimë ku fshihet. “Meqë përmendët Zotin ju kujtoj profetin Muhamed që thotë kur bie një epidemi mos ik nga aty ku je, dhe mos shko aty ku ajo ka rënë, pra nëse të gjeti aty ku…
Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se ka një ligj të veçantë për varrimin e personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. “Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha merret në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit” tha Bino.
Drejtori i Instituti gjerman për Shëndet Publik, pretendon se përqindja e të infektuarve me coronavirus në këtë shtet ka filluar të tregojë rënie, duke theksuar se suksesi i masave të reja në këtë vend kanë dhënë rezultate. “Kemi vërejtur se kemi rënie të personave të prekur me coronavirus”, ka deklaruar Lotar Viler, shef i Institutit Robert Koh, transmeton Telegrafi. “Por këtë trend mund ta konfirmoj përfundimisht në fund të kësaj jave”, ka shtuar ai. Gjermania ka qenë ndër vendet e para evropiane që ka vënë një sërë ndalesash për të reaguar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe reduktuar…
Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit, 71-vjeçari F.M, i prekur nga Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve. I ndjeri vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer në mushkëri, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi pozitiv me koronavirus. Në funeral ndodheshin edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin…
Çdo e keqe e ka një të mirë. Për këtë mund të thotë më shumë Albi Doka, që izolimi në shtëpi mund t’i realizojë një ëndërr të madhe. Në fakt, mbrojtësi i Tiranës publikoi dy “story” në Intagram ku në mënyrë virtuale i propozonte për martesë dy prej modeleve më të famshme të botës, Bela Hadid dhe Nastasya Wolf. Diçka e nisur me humor, por Doka ka marrë një përgjigje. Nuk është përfundimtare, por propozimi duket se ka futur në mendime modelen ruse. “Duhet të mendohem”, I ka shkruajtur ajo futbollistit shqiptar. Nuk është shumë, por shpresa ka…
Kreu opozitar Lulzim Basha duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri i ka bërë thirrje qeverisë që mos vonojë të miratojë paketën e ndihmës ekonomike dhe krahas saj të vendosë edhe një tjetër. Basha shprehet se paketa e ndihmës ekonomike nga qeveria është e pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit. Ai ka thënë se gjithë ata që do të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të punojnë duhet t’u sigurohet një pagë që do u sigurojë minimumin jetik në këto ditë. ”Ngushëllime familjeve të viktimave. Një falenderim për qytetarët që respektuan rregullat e karantinës…
Kriza e koronavirusit vazhdon e thellohet duke u përhapur e duke shkaktuar viktima në të gjithë botën. Pavarsisht këtij fakti, Shqipëria duket se është ende në fillimet e epidemisë, ku numri i të prekurve nuk i ka kaluar të 100-tat. Vendi është i gjithi i izoluar ashtu si dhe shumë shtete të tjera të Evropës e më gjerë. Çdo dalje është me orar, çdo dalje jashtë orarit dënohet me gjoba të majme dhe qarkullimi rrugor është ndaluar thuajse tërësisht. E teksa thuhet se jemi në luftë me virusin dhe vendi është në shtetrrethim, jo të gjithë po e përjetojnë njësoj…
Gjermania do të përballet me një recesion të theksuar për shkak të krizës së koronavirusit, njoftoi banka qendrore e vendit. “Masat e marra për frenimin e përhapjes së virusit kanë pasoja masive ekonomike dhe rikuperimi ekonomik do të ndodhë vetëm pasi rreziku i pandemisë të jetë mposhtur”, thuhej në raportin e muajit mars të bankës. “Hyrja në recesion të theksuar nuk mund të parandalohet,” thekson ajo. Shërbimet më të prekura janë ato që lidhen me konsumatorin, të cilat deri para përhapjes së virusit kishin forcuar ekonominë gjermane. Gjtihashtu pritet të bjerë edhe kërkesa për eksporte.
Sipas kreut të Institutit të Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Bagcı, industria globale e turizmit ka prirjen të pësojë humbje prej 1 trilion dollarë nga koronavirusi. Bagcı thekson shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit të ri në sektorin e turizmit dhe thotë se 50 milionë njerëz që punojnë në këtë sektor mund të humbasin punën e tyre. ”Tregu global i turizmit ka të ardhura mesatare vjetore prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa për shkak të shpërthimit të koronavirusit humbjet ekonomike tashmë kanë arritur në 600 milionë dollarë. “Ne besojmë se humbja do të arrijë të paktën 1 trilion dollarë deri në fund…
Virusi vdekjeprurës që tashmë epiqendër ka Evropën, COVID-19, është përhapur gjithandej edhe në vendin tonë Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka publikuar një grafik se si brenda një familjeje koronavirusi lind, përhapet dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.Sipas grafikut te ISHP, nëse nëna në familje është me koronavirus ajo izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë. Koronavirusin e ka vajza që e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas përfundon por që më pas koronavirusin e ka edhe vëllai. Ai e nis dhe e përfundon koronavirusin brenda 14 ditësh…
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre. Për shumëkënd, kjo është një përvojë e rëndë, sidomos në aspektin psikologjik. Por nga artistët deri tek shpikësit më të mëdhenj, kanë arritur që të ndryshojnë botën për mire pikërisht nga dhomat e tyre të karantinës. Ja cilët janë disa prej tyre. Eugjen Onjegin Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e botuar për hrë të parë në vitin 1832. Historia fokusohet në jetën e Eugjen Onjeginit, një aristokrati të pasur që jeton në Shën Petersburg. I lodhur nga jeta mondane, ai transferohet në fermën e madhe të xhaxhait…