Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 6077, që do të thotë janë 601 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 3780 duke e çuar në 50418 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7432, ku 408 janë në 24 orët e fundit dhe 3204 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 16098. Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar…
Author: tirana
Në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë, por edhe në Kosovë dhe gjithë botën si pasojë e koronavirusit, Eliza u shpreh se duhet të mundohemi të jemi të durueshëm që të ruajmë veten dhe të tjerët. Eliza Hoxha: Të themi mirë, nëse e marrim shtruar dhe me seriozitet, ashtu si kërkohet nga instruksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Po mundohemi të gjithë të bëhemi të durueshëm dhe të mirësjellshëm në këtë kontekst, me idenë që ta kursejmë veten dhe ti ruajmë edhe të tjerët natyrisht. Më tej, këngëtarja shtoi se ky virus ka nxjerrë në sipërfaqe momente…
Enca ndodhet në karantinim prej disa ditësh dhe kohën e saj vendosi ta kalojë duke bërë një pyetësor me fansat. Ndjekësit e saj duhet që ti bënin pyetje dhe këngëtarja i kthehet me përgjigjet “e kam bërë” ose “nuk e kam bërë”. LEXO EDHE: Mamaja e Rita Orës: Na ndihmoni ne dhe veten, rrini në shtëpi Encës i kërkua të zbulonte nëse ka bërë seks gjatë ditëve të karantinimit, duke u përgjigjur që jo. Ndërsa iu bë edhe oferta: “100 mijë euro me ti vendos në tavolinë, a do të kishe pranuar veç për një natë?” “Ëndrrat nuk kanë çmim”-…
Kura kundër koronavirusit dhe mjetet për shërimin e pacientëve që janë të infektuar janë kryefjala në cdo vend të botës aktualisht, teksa numri i viktimave dhe të prekurve rritet cdo ditë. Një nga mjetet e domosdoshme për pacientët në stad të rëndë është ventilimi, që siguron frymën e nevojshme artificiale. Stomatologu Gjergji Dilo në një postim në Facebook shkruan se dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Kjo gjë, thotë ai, do të mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve…
Në këto ditë që shumica e njerëzve janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të frikës së Koronavirusit, të shumtë janë ata që postojnë video epike nga shtëpitë e tyre I tillë ka qenë edhe rasti i mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka, i cili ditën e sotme ka postuar dy video interesante në profilin e tij zyrtar, duke iu propozuar nga TV dy modeleve, asaj amerikane Bela Hadid dhe ruses Nastasia Volf. Pikërisht kjo ishte në formën e shakasë, teksa edhe futbollisti e kishte theksuar me shkrimin: “Dita e 12-të në karantinë.” Megjithatë diçka e veçantë ka ndodhur, teksa…
Më shumë se 68,000 vdekje i atribuohen epidemive të gripit në të gjithë Italinë gjatë periudhës 2013/2017 sipas një hulumtimi që kishte për synim të studionte ndikimin e gripit në vdekshmërinë e lartë në të gjitha moshat në Itali. Epidemitë e gripit sezonal japin një kontribut të konsiderueshëm në shkallën e vdekshmërisë vjetore në të gjithë botën, veçanërisht në mesin e personave të moshuar të moshës 65 vjeç e lart. Vdekjet e shkaktuara nga gripi janë shumë të ndryshueshme sipas vendit dhe sezonit (Iuliano et al., 2018). Faktorët që ndikojnë në këtë ndryshueshmëri mund të përfshijnë përputhjen midis viruseve që…
Njerëzimi tani po përballet me një krizë globale. Ndoshta kriza më e madhe e gjeneratës sonë. Vendimet që do të marrin njerëzit dhe qeveritë brenda javëve të ardhshme, me siguri do ta formësojnë botën për vitet në vazhdim. Ato do të formësojnë jo vetëm sistemet tona të kujdesit shëndetësor, por edhe ekonominë, politikën dhe kulturën. Ne duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri. Ne gjithashtu duhet të marrim parasysh pasojat afatgjata të veprimeve tona. Kur zgjedhim midis alternativave, duhet të pyesim veten jo vetëm se si ta kapërcejmë kërcënimin e menjëhershëm, por edhe se në çfarë lloj bote do të…
Ministrja e Arsimit Besa Shahini duke marrë shkas që gjatë dy ditëve të fundit janë shpërndarë lajme të rreme në rrjetet sociale për organizimin e procesit mësimor online, si dhe për datat kur mund të kthehemi nëpër shkolla u kërkon të gjithëve që “Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të verifikuar nëse një lajm i dalë nga MASR apo nga faqet e mia është zyrtar apo është i rremë, është duke klikuar si në faqen e MASR, ashtu edhe në faqen time në facebook, instagram dhe tëitter. Në të tri platformat, unë postoj të njëjtat informacione, të…
Ka vdekur pas betejës me koronavirusin 46 vjeçarja italiane Arianna Busetto, e cila më herët e shtruar në spital u shkruante miqve «kur të shërohem do të më ftoni të gjithë për darkë». Por kjo ditë nuk erdhi pasi ajo u përkeqësua dy ditë pas shtrimit, në fillim nënjë spital të Venezia, ku kishte lindur dhe më pas në Viadana. «Folëm të enjten – dhe e lamë që sapo kjo të mbarojnte të shiheshim për darkë ose për tëbiseduar pak”, tha një kolegia e saj nga Seletti
Psikologët shqiptarë bëhen bashkë, për të ndihmuar Psikologët e vendit janë bërë bashkë, në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë, por edhe bota, ku qytetarët janë detyruar që të izolohen për shkak të koronavirusit të ri COVID-19. Psikologët do të ndihmojnë do qytetar që ka nevojë, me këshillim falas, do ditë nga ora 10:00-12:00 Njoftimi i plotë: Covid-19 NISMA: PSIKOLOGËT SHQIPTARË ONLINE Shërbim pa pagesë Nismës për konsultime psikologjike online PA PAGESË, i janë pergjigjur më shumë se 80 psikologë të Urdhrit të Psikologut. Kolegët me disa vite eksperiencë në profesion nga e gjithë Shqipëria, do të…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës është institucioni kompetent në rastet si ky i koronavirusit COVID-19, për të balancuar interesin publik dhe privatësinë e pacientit, thuhet në një komunikatë të nxjerrë nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë PRAK. Pas dilemave të ngritura nga institucionet se a duhet të zbulohet privatësia e pacientëve të prekur me COVID19, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë PRAK konsideron se në situata jo të zakonshme si koronavirusi i ri, ndryshojnë shumë rregulla duke përfshirë edhe privatësinë e pacientëve. PRAK konstaton se zbulimi i informacioneve për pacientë të caktuar, qofshin…
Vera Ora ka folur në cilësinë e psikiatres, duke i kërkuar të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi në këto kohë pandemie. Nëna e Rita Orës, Vera ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi përderisa jemi duke u përballur me gjendjen e rëndë në përhapjen e virusit Korona. Ajo ka treguar se i është kthyer punës, ku edhe punon si psikiatre në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër, dhe do të ndihmojë stafin që po përkujdeset për të prekurit me koronavirus në spitalet e Anglisë, që ata ta përballojnë më lehtë këtë kohë Vera ka një lutje për të gjithë…