Author: tirana

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, Covid-19, qëndrojnë të shtrirë në tokë në një spital në Madrid. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, video është xhiruar të premten, në spitalin “Infanta Leonor de Vallecas” në kryeqytetin spanjoll. Siç raporton “El Mundo”, autoritetet spanjolle konfirmuan më vonë autenticitetin e videos, duke thënë se bëhej fjalë për një moment piku në mbrëmjen e 20 marsit, ku një numër i madh qytetarësh të Madridit i ishin drejtuar urgjencës së spitalit. Autoritetet spajolle gjithashtu bënë të ditur se situata tashmë është zgjidhur me krijimin…

Read More

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici, u shpreh se pagesat dhe pagat nuk janë në rrezik. “Për momentin pagesat nuk janë në rrezik, por më shumë është çështja e panikut. Masa pothuajse kaq drastike janë marrë në shumë vende të botës, të cilat po përjetojnë një vështirësi ekonomike. Në pjesë e familjeve jetojnë në varfëri dhe të ardhurat i kanë të lidhura me pagat. Është legjitim shqetësimi për sa i përket konsumit, pagat dhe vetë biznesit. Në radhë të parë është individi dhe jo statusi i tij social, prandaj duhet të ketë një konsideratë maksimale ndaj tyre, për të mos krijuar…

Read More

Këngëtarja Era Istrefi ka një surprizë të madhe për të gjithë fansat e muzikës së saj. Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka lajmëruar vetëm disa minuta më parë se e ka gati një bashkëpunim me dy artistë të huaj. Bëhet fjalë për Ilkay Sencan dhe Arash, me të cilët do të sjellë këngën e re të titulluar “No maybes”. Era këndon shqip në këngë, ndërsa në InstaStory ka ndarë pak nga kënga e cila që tani na mbeti fiksim. Këngëtarja ka treguar se kënga do të lançohet më datën 27 të muajit mars, ndërsa na mbetet vetëm të…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo në Abc News është shprehur se në ditët në vijim presim të infektohet 60-70% e popullsisë nga Covid-19. I pyetur se sa teste rezervë kemi, kryeministri tha se autoritetet në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë, por siç thekson ai do të ketë një prekje të masë të popullsisë dhe 80% nuk do e marrin vesh kurrë. “Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme…

Read More

E ëma e bloggeres së njohur, Armina Mevlani feston ditëlindjen e saj dhe ajo ka vendosur nëpërmjet një fotoje ku shfaqen të dyja t’i dedikojë asaj fjalët më të ëmbla. “Fjala më e bukur, më e ëmbël që ekziston nënë. Nuk ka përqafim më të ngrohtë dhe të sinqertë sesa ai i një nëne me fëmijën e saj. Sa herë jam në krahët e tu mami, ndihem e lumtur, e plotësuar, e mbrojtur. Ti je gjithçka për mua dhe bekimi më i madh që zoti më ka dhënë, një mama si ty, e cila e palodhur është kujdesur për mua…

Read More

Një 26 vjecar shqiptar u kap sot në Vula të Greqisë, pasi kishte thyer karantinën. Ai është një shqiptar me kombësi greke, që kishte mbërritur pak kohë më parë nga Londra. Në momentin që u pikas, i riu ishte në gjendje amoku dhe thyente pasqyrat e makinave. Për kapjen e tij, janë angazhuar 14 efektivë të skuadrës së DIAS. Ai vuan nga probleme psikologjike ndërsa në momentin e kapjes u gjet me temperaturë 38 dhe nën dyshimet se ka coronavirus. Për këtë arsye, do i nënshtrohet analizave. Duke qenë se kundërshtoi dhe pështyu të 14 policët, këta të fundit janë…

Read More

“Për momentin nuk ekzistojnë prova shkencore klinike që të tregojnë efikasitetin dhe sigurinë e “Avigan” kundër Covid-19 te pacientët”. Kështu deklaroi drejtori i “Fujifilm Italia”, Mario Lavizzari, në kuadër të lajmeve për një eksperiment në Itali. “Fujifilm” parashikon të nisë një studim klinik në Japoni. “Kompania për momentin, duke ndjekur situatën e rëndë në Itali, në këtë fazë, nuk është në gjendje të paraqesë asnjë plan për përdorimin e “Avigan” në vende të tjera”.

Read More

I gjithë vendi është izoluar për shkak të virusit Covid-19, i cili e ka çuar sot në 104 numrin e personave të infektuar në Shqipëri. Të gjithë po qëndrojnë në shtëpi me të dashurit e tyre dhe një mënyrë e mirë komunikimi me të tjerët janë rrjetet sociale. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja Arbana Osmani ka treguar herë pas here si po shkojnë ditët e karantinës së saj. Veçse ka ndarë me ndjekësit receta të shumta gatimi, ajo tregon një mënyrë argëtimi që ka gjetur i vogli i saj, Joni. Arbana ka ndarë në InstaStory video ku i…

Read More

Studiuesit gjermanë kanë identifikuar molekulën që mund të frenojë proteinën që lejon që virusi të përsëritet. Në laborator punohet për të krijuar ilaçe efektive. Por do të duhet kohë Quhet 13b, arma e re që mund të përdoret për prodhimin e ilaçeve efektive kundër koronavirusit të ri. Bëhet fjale per një molekulë, individualizuar nga një grup studiuesish gjermanë, në gjendje të frenojë “motorin” e Covid-19, atë që lejon shumimin. Zbulimi i kësaj molekule u bë i mundur falë analizës 3D të strukturës së enzimës që përdoret nga virusi për t’u përhapur në qelizat njerëzore, i quajtur proteaza. Në sajë të…

Read More

Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë. Demi Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashure te cilat kane për…

Read More

Ndërsa e gjithë Spanja është vendosur në izolim për të luftuar përhapjen e koronavirusit, në Barcelonë ka nga ata që i kanë shkelur rregullat, duke organizuar një orgji. Në një apartament me të gjitha komfortet ishin ftuar rreth 30 persona, bashkë me pak drogë, kokainë dhe ekstazi. Por ndryshe nga synimet e fillimit, situata iu doli nga kontrolli. Policia u lajmërua nga njëri nga të ftuarit, raporton ‘El Pais’, i shqetësuar për mungesën e respektit ndaj rregullave të vendosura dhe shkeljen e karantinës. Kështu policia, arrestoi në flagrancë tetë persona dhe pas kontrolleve të rastit, u lajmëruan mjekët.

Read More