Një 26 vjecar shqiptar u kap sot në Vula të Greqisë, pasi kishte thyer karantinën.
Ai është një shqiptar me kombësi greke, që kishte mbërritur pak kohë më parë nga Londra.
Në momentin që u pikas, i riu ishte në gjendje amoku dhe thyente pasqyrat e makinave. Për kapjen e tij, janë angazhuar 14 efektivë të skuadrës së DIAS.
Ai vuan nga probleme psikologjike ndërsa në momentin e kapjes u gjet me temperaturë 38 dhe nën dyshimet se ka coronavirus.
Për këtë arsye, do i nënshtrohet analizave. Duke qenë se kundërshtoi dhe pështyu të 14 policët, këta të fundit janë futur në karantinë.
