Forcat e Armatosura vijojnë të shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë, atyre të prekura nga tërmeti, si dhe është duke i ardhur në ndihmë pensionistëve. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehet se nuk ka justifikim për dalë nga shtëpia, as për njerëzit në nevojë. Sipas Xhaçkës, FA është pranë kësaj shtrese të popullsisë dhe çdo ditë është duke shpërndarë ndihma në çdo bashki sipas kërkesave. “Operacioni humanitar i FA. Faleminderit që po respektoni masat kundër përhapjes së COVID-19! Nuk ka justifikim për të dalë nga shtëpia as për njerëzit më në nevojë. FA bashkë me pushtetin lokal po punojnë pa…
Author: tirana
Covid 19 ka mbyllur në shtëpi edhe politikanët, si të gjithë qytetarët e tjerë. Institucionet janë bosh dhe Kuvendi nuk po kryen asnjë aktivitet gjithashtu. Gjithësesi, firmat e qeverisë për masat ndaj coronavirusit, nuk mjaftojnë nëse kuvendi nuk mblidhet brenda 45 ditëve për të konfirmuar aktet normative. Për këtë arsye, Kuvendi ka ngritur një platformë online përmes të cilit deputetët mund të zhvillojnë mbledhje online nga shtëpitë e tyre. ABC News ka siguruar këto foto që vijnë nga testët që Komisioni i Ligjeve, i Jashtmi, i Sigurisë dhe ai i Shëndetësisë kanë zhvilluar për të provuar sitemin ku ditët e…
Një gjyshe 95- vjeçare e cila u diagnostikua me koronavirus në fillim të këtij muaji, është bërë pacientja më e vjetër në provincën italiane të Modenës, që shërohet nga sëmundja. Alma Clara Corsini, nga Fanano, u nxitua me urgjencë për në spital më 5 mars pasi shfaqi simptoma të virusit korona. Megjithatë së fundmi stafi mjekësor ka konfirmuar se trupi I të moshuarës ka bërë reaguar mjaft mirë dhe tashmë ajo është rikuperuar plotësisht nga sëmundja. Ndërkohë dhe vetë 95-vjeçarja e ka rikonfirmuar gjendjen e saj të mirë shëndetësore gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane Gazzetta Di Modena:…
Ndërsa pritet me padurim informacioni i sotëm i Mbrojtes Civile Italiane mbi numrin e të infektuarve dhe vdekjet nga koronavirusi, pas informacioneve shpresëdhënësve të ditës së djeshme, ndërkohë, janë regjistruar të dhëna alarmante për të prekurit me Covid-19 në rradhët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në Itali – 4824, dy herë më shumë se në Kinë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, janë infektuar 4,824 profesionistë shëndetësorë, shifër e barabartë me 9% të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar, një përqindje më shumë se dyfishi i të njëjtave raste në Kinë. Në këtë…
Kolla e vazhdueshme, e lehtë dhe temperatura mbi 37 gradë Celcius – këto janë simptomat kryesore sipas këshillave zyrtare mjekësore. Por, derisa koronavirusi vazhdon ta ketë shpërthimin epidemik kudo, pacientët britanik, siç raporton Daily Mail, kanë filluar të shfaqin simptoma të tjera. Gjatë javës së kaluar, gazeta britanike ka biseduar me të sëmurët si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës për të zbuluar se si përjetohet në të vërtetë COVID-19. Dhe, sipas tyre, simptomat mund të përfshijnë gjithçka: nga djegia e syve deri tek lodhja. Dr Edward Wright, virolog dhe pedagog i vjetër në mikrobiologji…
Ka shkuar në 16 numri i viktimave në Greqi. Aktualisht në Greqi regjistrohen 624 të prekur. Policia ndodhet në pikat kyçe të qytetit, për të verifikuar nëse respektohet lëvizja e kufizuar, që u vendos që prej orës 6 të mëngjesit të së hënës. Për shkelësit, dënimi është 150 euro gjobë.
Kjo fotografi është duke bërë ‘xhiron’ e rrjeteve sociale. Një foto që ka marrë vëmendje në rrjetet sociale është kjo në të cilën gjyshi shef për herë të parë nipin…përmes dritares. Frika nga koronavirusi ka ndarë këtë familje britanike që anëtarin e ri e shohin dhe e presin në këtë formë. “Tre breza në distancim social… Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi pret që së shpejti ta mbajë në krahë nipin e tij”, ka shkruar në rrjetet sociale halla e foshnjës, foto të cilat në vetëm pak kohë kanë marrë më shumë se 39 mijë pëlqime.
-Organizatat kriminale janë si bursa, ata gjithmonë ndjekin udhëzime. Natyra e tregjeve të aksioneve nuk është të fotografoni krizën, por ta parashikoni atë; Kështu, mafiozët ‘i hedhin sytë’ tek biznesi para se të përcaktohen nevojat e tregut. Çfarë bëjnë klanet, strukturat më të mira të organizuara të kapitalizmit bashkëkohor, në kohën e koronavirusit? -Është pothuajse e pamundur ta kuptojmë tani, por mund të kuptojmë mjaftueshëm nga shenjat. Nga vëzhgimi i këtyre ditëve del se mafia nuk kishte më shumë informacion se të tjerët. Mafia gjithashtu tallej me këtë situatë, si gjithë të tjerët, nga regjimi komunist kinez i cili së…
Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial. 71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension. MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast…
Një shqiptar i prekur nga Koronavirsui në Bergamo nuk ka mundur që të triumfojë ndaj tij dhe ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga një i afërm i tij në një status në Facebook. Statusi i Artion Barjamaj: Kam shijuar pafund miqësinë tonë të veçantë, bisedat e gjata dhe sensin tënd të humorizmit… Familjet tona kanë qenë shumë të afërta, bashkëshortja jote me time më pothuajse motra, unë me djemtë e tu si vëllezër… Një harmoni e jashtëzakonshme na kapte të gjithëve sa herë familjet tona takoheshin. Jeta sikur bëhej më e thjeshtë, problemet, vështirësitë sikur largoheshin, koha sikur ndalej……
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan Enkeleda ka treguar problemet që ajo ka patur kohët e fundit me bashkëshortin, si pasojë e familjes së kunatit të saj. Vëllai i burrit të saj është divorcuar nga gruaja, me të cilën ka tre fëmijë dhe tani jeton në Greqi, ku edhe ka nisur një lidhje të re. Kur ndodhi tërmeti, shtëpia ku jetonte ish kunata e saj me fëmijët u dëmtua dhe bashkëshorti i saj i mori për të jetuar në shtëpinë e tyre. Por marrëdhënia e saj me ish-nusen e vëllait nuk është e mirë dhe prandaj…
Seanca e “Shihemi në gjyq”, në TV Klan ditën e sotme ndryshe nga herët e tjera u zhvillua pa pjesëmarrjen e publikut dhe të Ardit Gjebrea në studio. Kjo për të respektuar masat dhe rregullat e vendosura në vendin tonë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Përballë njëri-tjetrit në një largësi 12 metër, ishin vëlla e motër. Vullneti tregoi në studio se kur ishte vetëm 20 vjeç, në vitin 1992 ai u arrestua nga policia për vjedhjen e një shume të konsiderueshme tek shtëpia e fqinjit të tij. Ai në studio pretendon se ndaj tij është ushtruar një dhunë e madhe…