Presidenti Ilir Meta foli për situatën e koronavirusit. Meta tregoi në Open edhe për karantinimin e tij.President, ku i keni kaluar këto ditë?- e pyeti Eni Vasili. ‘Këto ditë i kam kaluar mes zyrës dhe banesës që po jetoj këto ditë. Pak në zyrë dhe pak në banesë. Kam reduktuar sa më shumë kontaktet. Nuk ka më dhënie dore, dhe për këtë mu desh kohë ta pranoja’- tha Meta. Po familja Meta, fëmijët janë këtu apo në vendet ku studiojnë?- e pyeti Eni Vasili. “Fëmijët janë këtu. Po qëndrojnë në karantinë. Po bëjnë studimet online. Nuk ka shumë përkëdhelje dhe…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij të “Facebook” një video rrëqethëse nga Italia, ku shihet se sallën e kishës brenda spitalit të Cremonës qëndrojnë rreth 20 arkivole, me trupa të pajetë të personave të infektuar nga virusi Covid-19. Kreu i qeverisë, duke dashur të sensibilizojë qytetarët, për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi, thekson se kjo kronikë shpërben “për të mbledhur mendjen dhe për të rezistuar deri në fund”. MESAZHI I RAMËS: Cremona, Itali, kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit, që na shërben për të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund,…
Zamira Hysenaj, mjeke reanimatore në QSUT, pjesë e ekipit mjekësor të cilët janë të ekspozuara çdo ditë me raste të reja të koronavirusit, sqaron se e vetmja gjë që ka rëndësi në këto momente është përgjegjshmëria individuale, vetëm kështu ne mund t’ia dalim. Ajo jep disa këshilla lidhur e të gjitha pyetjet dhe pasiguritë që njerëzit kanë këto kohë lidhur me koronavirusin dhe se si ta luftojmë sa më mirë atë duke parandaluar përhapjen e tij. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të publikut mjekja sqaron se: -Virusi mjafton ujë me sapun që të zhduket -Nuk e dimë sa jeton…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se këtë javë pritet të ketë një rritje të numrit të personave të prekur nga koronavirusie, e po ashtu një rritje të nurmit të personave që do t’i drejtohen Infektivit. “Presim rritje, dhe kemi hyrë në një fazë të rritjes së numrit të të prekurve edhe personave që i drejtohen spitalit Infektiv. Janë 49 deri më tani pacientë të shtruar, jemi në 104 raste pozitivë. Pritet që raste të shtohen këtë javë. Edhe modelet tona tregojnë që do të ketë rritje në vazhdim dhe ajo që presim është rritja e rasteve të konfirmuara pozitive…
Nga Skënder Minxhozi/ Kriza e paprecedent e koronavirus ka hyrë në javën më të rrezikshme në Shqipëri. Këtë thonë ekspertët, autoritetet zyrtare dhe përllogaritja e thjeshtë e kohës në të cilën ajo shpërtheu. Është e tepërt të kujtohet se ndodhemi përballë diçkaje që s’e ka parë askush që është aktualisht në jetë, në të gjithë botën. Merkel dhe Conte e quajtën sfidën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Situatë e jashtëzakonshme, masa të jashtëzakonshme. Jemi mbyllur të gjithë brenda në periudhën që historikisht është konsideruar si më e bukura e vitit. Spitalet janë nën stres, lajmet që vijnë…
Binzesmeni i një kompanie në Berat është kallëzuar në polici pasi ka dhunuar inspektorët e AKU-së gjatë inspektimit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rinisur intensivisht kontrollet në vend për të kontrolluar bizneset për shkelje gjatë situatës nga pandemia e koronavirusit. Biznesi në fjalë është ndëshkuar me tre gjoba për etiketim të produktit në kundërshtim me ligjin, mungesë të gjurmueshmërisë dhe pengim të procesit të inspektimit. Njoftimi i AKU: Administratori i një subjekti ushqimor në Berat është denoncuar në polici për ushtrim dhune ndaj trupës inspektuese të AKU-së gjatë ushtrimit të detyrës së saj në këtë subjekt. Mbrojtja e shëndetit dhe…
Policia e shtetit ka bërë apel për pensionistët që mos të dalin nga shtëpitë duke qenë se janë edhe më të rrezikuarit nga CoVid-19. Gjithashtu ka bërë thirrje edhe që të ruhet radha në markete. Policia e Shtetit Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur…
“Pandemia po rritet!” Janë këto fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai deklaroi pasditen e kësaj të hëne se u deshën 67 ditë për të arritur nga rasti i parë i sinjalizuar në shifrën e 100 mijë. “U deshën 11 ditë për 100 mijë raste të tjera dhe vetëm katër ditë për të arritur në 300 mijë. Tashmë janë sinjalizuar mbi 300 mijë raste, nga shtete të ndryshme të botës”, tha kreu i OBSH. Më tej shtoi se nuk mund të jenë peng të statistikave, por shtoi se numrat kanë rëndësi, pasi nuk…
Nga Kreshnik Spahiu Mijëra kolegë në pension të Sali Berishës në Shqipëri dhe jashtë saj, i janë përgjigjur thirrjes për t’u bashkuar me frontin e mjekëve kundër pandemisë botërore!Mjek në pension nga mosha 65-90 vjeç po veshin bluzat e bardha në emër të betimit të Hipokratit.Kardiologu Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ai është ngujuar në vilën e Gjirit të Lalzit dhe shkruan online.Arsyet pse Sali Berisha nuk i rikthehet profesionit dhe humanizmit në këtë moment apokaliptik për njerzimin janë disa:1- Kardiologu Sali Berisha pati mundësinë 16 vjet në krye të shtetit si President apo kryeministēr por nuk ndërtoi…
Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. “Për çështjen e taksave, më kanë pyetur shumë qytetarë. Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën…
Prej kohësh në media thuhej se Tuna dhe Patrisi i kishin dhënë fund martesës së tyre. Dyshja nuk ishin parë më së bashku, nuk e ndiqnin më njeri-tjetrin në Instagram, këngëtarja nuk mbante më mbiemrin e partnerit në Instagram dhe madje festën e Shën Valentinit e kaluan të ndarë. Mirëpo, këto aludime u hodhën poshtë kur këngëtarja publikoi në InstaStory një video ku tregonte se Patrisi ishte në shtëpi së bashku me të voglin e tyre, Tianin dhe po kalonin një ditë të këndshme si familje. Madje, ata janë izoluar për shkak të situatës së koronavirusit të përhapur në mbarë…
Çdo ditë që kalon në luftën që bota i ka shpallur koronavirusit, studime te ndryshme po mundohen të zbulojnë karakteristikat e shfaqjes, përhapjes dhe simptomatologjisë të COVID-19. Studimet dhe dëshmitë paraprake në rastet e ndodhur në Kinë dhe Korenë e Jugut, dhe më pas në Itali, tregojnë se temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuara. Por tani dy deklarata të ndryshme, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara, duket sikur shton një tjetër simptomë, që mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e…