Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lajm i mirë për 10 mijë biznese në Tiranë: Falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhet afati për kreditë e buta

20:09 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. “Për çështjen e taksave, më kanë pyetur shumë qytetarë. Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe do t’i paraprijmë edhe prillit. Pra për mars dhe prill, bëhet 0 taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë. Ndërkohë që për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. Kështu që askush nuk duhet të ketë ankthin se do të ketë kamatvonesë ose penalizime. Duke e shtyrë për në qershor i japim një hapësirë kujtdo që të bëjmë edhe ne reduktimin e muajve që nuk ka pasur punë”, thekson Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës sqaroi edhe ccështjen e kredive të buta, duke nënvizuar se afati për aplikimet do të shtyhet dhe askush nuk do të privohet.
“Për rreth mbi 1 mijë aplikantë që ne kemi për banesat me kredi të butë, ne e kemi shtyrë aplikimin deri në maj. Prapë nuk ka asnjë ngut për një familje të re që kërkon të adresojë strehimin e vet, do të ketë kohë deri në maj që të përfitojë nga skema e Bashkisë. Kështu që nuk ka asnjë arsye që të jenë në ankth apo të paduruar për të kapur orët e punës, që ne në fakt i kemi dedikuar vetëm për emergjencat, nga ora 8 e mëngjesit deri në 13”, deklaroi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.