Numri i personave te prekurnga COVID-19 ka shkuar në 123, ndërsa 5 persona kane vdekur nga koronavirusi. Në spitalin infektiv ndodhen te shtruar 57 pacientë. Ministria e Shendetësise bën me dije se 2 prej tyre jane ne terapi intensive. Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente- njoftoi MSH.
Author: tirana
Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi sot një mesazh qytetarëve për situatën që po kalon vendi. “Në këto ditë të vështira, kur të gjithë ne, si mbi një miliard njerëz në botë, jemi mbyllur në shtëpi, për t’u mbrojtur nga koronavirusi COVID -19, ky armik i rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, shpreh solidaritetin me të gjithë ju, për sakrificat dhe kostot që përballojmë në betejën për mbrojtjen e jetës”, shprehet Ruçi në mesazh. “Jeta njerëzore është e drejta e vetme supreme dhe në emër të jetës…
Hulumtuesit e kanë bërë një zbulim shqetësues pasi vërtetuan se një formë e koronavirusit mund të mbijetojë në sipërfaqe të caktuara për më shumë se dy javë. Gjurmë të virusit Covid-19 janë gjetur në anijen “Diamond Princess”, ku persona të infektuar kishin qëndruar. Gjurmët u gjetën 17 ditë pas largimit të tyre nga kabinat. Ky rezultat u publikua në raportin e Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithatë, nuk ishte e mundur të përcaktohet nëse këto gjurmë të gjetura kanë shkaktuar infektime të reja në mesin e pasagjerëve. Sipas një studimi më të hershëm, ishte vërtetuar se virusi mund…
Një vajzë 13 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit në Panama. Ajo është një ndër viktimat më të reja në botë nga virusi. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët shëndetësor të shtetit në një deklaratë për mediat ditën e sotme. “Ajo po trajtohej në një spital pediatrik në Amerikën e Jugut dhe vdiq të dielën”, kanë raportuar autoritetet. Ende nuk dihet nëse 13 vjeçarja vuante nga ndonjë problem i mëparshëm shëndetësor.
Vetekarantinohen punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe stafi mjekësor. Vetkarantinimi ka ardhur pas një rasti të dyshuar me COVID-19 në këtë pikë doganore. Sipas burimeve pranë pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit bëhet e ditur se punonjësit janë drejt ditëve të fundit të vetkarantinimit. Nga ana tjetër dogana e Tushemishtit është mbyllur që në datën 13 mars.
Gjatë ditës së sotme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri Albin Kurti patën një bisedë telefonike, e para mes tyre qe kur Kurti u be kryeminister. Siç bën me dije komunikata e kryeministrisë, gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë. “U diskutua edhe për luftën ndaj virusit Korona. Kancelarja premtoi se…
Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngritur një hipotezë të fortë ndaj kryeministri Edi Rama në lidhje me masat e qeverisë për koronavirusin. Spahiu kritikon Ramën për numrin e shtretërve që kanë spitalet në dispozicion. “Zyrtarisht sipas Edi Ramës do infektohen 70 % =2.5 milion shqiptar. 20% e tyre do kenë nevojë për spital=500.000. Krevate reanimacioni kemi= 200 Më falni, po ku do shtrohen 499.800 pacientët e tjerë”-shkruan Spahiu në postimin e tij.
11 raste te reja me Covid-19 në Korçë. Ndonëse për ta zyrtarizuar këtë lajm duhet pritur buletini ditor nga Ministria e Shëndetësisë të martën në mesditë, burime për Vizion Plus thanë se bëhet fjalë për 11 persona të tjerë pjesëtare të familjares së 32-vjeçarit dhe çiftit të moshuar si dhe persona të tjerë me lidhje pune me të riun, që doli pozitiv pak ditë më parë. Nga ana e autoriteteve lokale të shëndetësisë po ndiqet i gjithë protokolli i përcaktuar në rastet e tyre duke gjurmuar të gjithë personat e kontaktit të këtyre tre personave.
Astrologia e njohur Meri Shehu, ndërsa foli për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi, tha se sipas parashikimeve të saj, nuk do të zgjasë shumë. Në një lidhje në Skype për emisionin “Rudina” në TV Klan, Shehu u shpreh se kjo epidemi, ashtu sikurse u shfaq papritur, ashtu edhe do zhduket papritur. Meri Shehu: Kjo nuk ka ardhur papritur, se kjo ka ndodhur në 2019 faktikisht, papritur na erdhi ne këtu në Shqipëri dhe menduam se e keqja nuk vjen nga Kina këtu. Por 2019 pati një lidhje planetare midis Jupiterit dhe Neptunit, që disa gjëra nuk shpjegoheshin, edhe kjo…
Tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan ditën e sotme në Fier. Njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima. Ndërkohë e gjithë familja e deputetes është futur tashmë në karantinë në Fier. 26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12. Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve…
Mjeku në shërbimin Infektiv Tritan Kalo është shprehur për ABC News se është shprehur se pritet që në fund të marsit me 31 dhe në 2 prill do të kemi një panoramë më të qartë në lidhje me përhapjen e COVID 19. Ndër të tjera ndoktori Kalo ka bërë apel për kujdes të gjithë shqiptarëve duke theksuar se të gjithë janë njëlloj të rriskuar dhe se nuk ka kufi moshor në këtë rrezik. Si po e përballoni këtë moment nuk na i thoni? Problem është se përsonat më të ekspozuar janë personeli mjeksor që ëhstë në kontakt të vëzhdueshëm me…
Italia po kalon një moment të errët, pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe të infektuar. Për gjëndjen tragjike që po kalon shteti fqinj, sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti. Foto nga Tirana, është publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero. Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë. Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave.