Author: tirana

Presidenti Ilir Meta uroi shërim të shpejtë për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Dr.Skënder Brataj, i cili sot pas kryerjes së testit rezultoi pozitiv me COVID-19.”I shpreh solidaritet edhe familjes së tij në këto momente të vështira, besimplotë se sërish do t’i bashkohet ekipit të mjekëve në vijën e parë të luftës me pandeminë COVID19″, shkruan Presidenti.Kreu i shteti ngre nevojën që të forcohen masat mbrojtëse për personelin mjekësor.”Është tepër e rëndësishme dhe prioritare të forcohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica të jashtëzakonshme janë të ekspozuar përballë një…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi muajin e kaluar që moti i ngrohtë do të ndihmojë në dobësimin e përhapjes së coronavirusit ndoshta qysh në prill. Por ndërsa pranvera erdhi të enjten, shkencëtarët dhe mjekët thanë që ata nuk e dinë se si ndryshimi i sezonit do të ndikonte në (mos) përhapjen e coronavirusit. Rritja e dritës së diellit dhe temperaturat e ngrohta janë treguar se prishin transmetimin e disa viruseve. Megjithatë, COVID19 ka vetëm tre muaj të ekzistencës dhe kërkimet shkencore ende nuk kanë nxjerrë ndonjë konkluzion. “Nuk ka konsensus që [pranvera] ose klima më e nxehtë do të dobësojë…

Read More

Dhjete pacientet e trajtuar ne Infektiv qe dolen negative ne te dy testet per koronavirusin jane tashme ne banesat e tyre. Lajmin e mire e ka ndare sot ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, e cila ben me dije se ata ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore. “Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social”- apelon ministrja. Postimi i Manastirliut Lajm i mirë🙏🏼 10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19,…

Read More

Në morinë e lajmeve të përditshmë, ku dita-ditës rëndohet bilanci i të prekurve me koronavirus, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, të shumëpritur për vite me radhë. Ministrja e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili thekson se ky vendim është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet që e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së…

Read More

Ndërkohë që prej ditësh nga politika, por edhe nga instancat mjekësore bëhet thirrje që të evitojmë daljet dhe të qëndrojmë të gjithë në shtëpi, jo të gjithë i kanë pritur mirë këto thirrje. Ka të tjerë që janë lodhur nga këto thirrje, sikurse është këngëtarja Mihrije Braha, e cila është acaruar shumë me politikanët e Kosovës. Në rrjetin social “Facebook”, Mihrije Braha ka publikuar pamje të qytetit pa qarkullim të qytetarëve duke treguar se është lodhur nga porositë e politikanëve dhe ajo çfarë po bëjnë ata në kohën kur vendi po lufton me virusin vdekjeprurës COVID 19. Përveç se tregoi…

Read More

Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” pritet të zhvillohen vetëm në verën e vitit të ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavirus. Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarrisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror në program për t’u zhvilluar në verë. Kryeministri japonez ia ka komunikuar këtë këresë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë të CIO. Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë.…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se qeveria ka miratuar një ditë më parë Aktin Normativ, që do i japi mundësi 600 të dënuarve me rrezikshmëri të ulët dhe që u ka mbetur dhe një periudhë deri në 3 vite burgim, ose 5 vite për ata që janë mbi moshën 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, për të shkuar në shtëpi përkohësisht. Ministrja Gjonaj, tha se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur punonjësit e burgjeve dhe vetë të dënuarit, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të prekur nga të dënuarit me…

Read More

Një 47 vjeçar në Romë është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë teksa po priste autobuzin. Ai kishte vështërsi në frymarrje dhe të gjithë menduan se ai ishte infektuar me Covid-19. Ishin disa kalimtarë të cilët thirren ndihmnën e shpejtë e cila erdhi menjëherë. Sipas mjekëve vështërsia në frymarrje ndoshta i është shkaktuar nga një problem neurologjik.Siç raportohet nga Corriere della Sera, 47-vjeçari u transportua më pas me kod të kuq në spitalin San Camillo. Nuk përjashtohet fakti që do ti nënshtrohet kontrollit për Covid-19. Ndërkohë që disa media britanike ngrenë alarmin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi…

Read More

Nëse jeni prind, këto ditë është e kuptueshme që shqetësoheni për ndikimin e koronavirusit të ri në jetën e fëmijëve dhe familjeve tuaja. Shumë pikëpyetje që kanë nevojë për përgjigje, për mënyrën sesi kjo situatë e re në të cilën ndodhemi do të ndikojë në jetën e fëmijëve tuaj. Disa pyetje dhe përgjigje ekspertësh, World Vision International i ka botuar në faqen zyrtare: www.wvi.org. Cili është ndikimi i koronavirusit të ri (COVID-19) te fëmijët? Lajmi i mirë është se deri më tani duket se fëmijët janë të mbrojtur apo rezilientë ndaj efekteve më problematike të virusit. Studimet deri në këto…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku na tregon rrugët e zbrazura të Tiranës shkruan se kjo është java e sprovës së dhe ndaj duhet të kemi shumë kujdes. Postimi i plotë: KJO ËSHTË JAVA E SPROVËS SË MADHE, NDAJ KUJDES, KUJDES DHE VETËM KUJDES! NDIQ ME RIGOROZITET MAKSIMAL RREGULLAT: RESPEKTO FASHËN ORARE 5:00-13:00 RUAJ DISTANCËN NË DYQANE, FARMACI, BANKË DHE EC FILLIKAT NË RRUGË! MBAJ NËN KUJDES PRINDËRIT, GJYSHËRIT E TË AFËRMIT! LAJ DUART, SHPESH MADJE! BESA-BESË PËR TA FITUAR KËTË LUFTË! https://www.facebook.com/espiropali/posts/10159478120787926

Read More

Lexoni më poshtë mesazhin që një drejtori shkolle u ka dërguar prindërve dhe që duhet ta lexojë cilido. “Të dashur prindër me fëmijë në moshë shkollore Ju mund të jeni të prirur të krijoni një orar minutë pas minute për fëmijët tuaj. Keni shpresa të mëdha për orë të tëra të mësuari, përfshirë aktivitete në internet, eksperimente shkencore dhe raportime librash. E kufizoni teknologjinë deri sa të jetë bërë çdo detyrë! Por dëgjoni pak… Fëmijët tanë janë aq të frikësuar, sa edhe ne në këto momente. Fëmijët tanë jo vetëm që mund të dëgjojnë gjithçka që po ndodh rreth tyre,…

Read More

Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në një intervistë për TCH, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të gjitha ato biznese që operojnë në kryeqytet se taksa e hapësirës publike nuk do të merret, ndërkohë për të lehtësuar sa më shumë ato, çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. “Për çështjen e taksave, më kanë pyetur shumë qytetarë. Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën…

Read More