Koço Kokëdhima Qeveria e Kosovës vendosi mbrëmë që të kufizojë lëvizjet e qytetarëve për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Por ky vendim u cilësua antikushtetues nga Presidenca e Kosovës, që u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të mos ta respektojnë. Për partinë ‘Zgjidhja’ përplasjet e rënda ndërinstitucionale të kohëve të fundit janë me pasoja të mëdha për interesat shqiptare në Kosovë e më gjerë dhe nuk kanë lidhje me forcimin e luftës kundër pandemisë që kërcënon botën, apo kushtetuetshmërinë e vendimit të firmosur nga Kurti, por me interesat që shërbejnë një grusht politikanësh në të dy anët…
Author: tirana
Në këto kohë kur të gjithëve na është dashur që të vetëizolohemi në mënyrë që të shmangim përhapjen e koroanvirusit në vend, në rrjetet sociale janë gjetur forma të ndryshme për të qenë aktivë. Një ndër to janë edhe sfidat që miqtë i bëjnë njëri-tjetrit. Mjaft popullore është ajo e të bërit pompa, pasi një mik të ka nominuar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranoi një sfidë të tillë. Ajo ishte duke larë enët, por pavarësisht kësaj, për disa sekonda vendosi që të kryejë “detyrën” e saj, pra të bëjë pompa. Një mënyrë mjaft e mirë për të mbajtur…
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen. Tashmë edhe Hasi është në shtuar listën e vendeve të prekura nga Covid-19 në Shqipëri. Lajmi për këtë u dha nga Ministria e Shëndetësisë. Në Has janë konfirmuar dy raste me Covid-19, një burrë dhe një grua. Ata janë burrë dhe grua dhe mund të jenë infektuar nga vajza e tyre, Ajo kishte ardhur nga Italia 10 ditë më parë për t’i dhënë lamtumirën gjyshes së saj. Po ashtu e ditur bëhet se vajza e tyre është larguar pas ceremonisë mortore drejt Italisë.
Sot Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu është takuar me 4 kryebashkiakët e Qarkut Dibër si dhe Shtabet e Koordinimit në bashkitë Mat, Klos, Bulqizë e Dibër. Në takimin që zhvilloi në qytetin e Burrelit Prefekti u ndal në zbatimin me korrektësi të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, nënprefektin Hasan Pasha, drejtorin Rajonal të Postës Altin Bojni, komandantin e Repartit Ushtarak Agron Kurti, drejtorin e Mbrojtjes Sociale Nezir Sinani, drejtorin e Shërbimeve Bashkiake Elson Reçi Prefekti kërkoi të hartohen listat e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të dorëzohen brenda ditës pranë…
Në këtë periudhë ku të gjithë janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirus i cili deri më tani në vendin tonë ka infektuar 123 persona dhe ka shënuar 5 viktima, moderatorja Alketa Vejsiu ka rekomanduar mënyrën më të mirë për të shpenzuar kohën. Alekta këtë periudhë e ka kaluar duke lexuar libra dhe të njëjtën gjë sugjeron dhe për ndjekësit e saj në “Instagram”. Titujt e librave që ajo rekomandon fillojnë nga Hija e Eres / Karlos Ruiz Zafon tek Dje Sot Neser/ Biografia e Sofial Loren. Lista me libra e publikuar nga Alketa: Flasim pak per libra…
Kryeministri Rama tha se të gjitha familjet e regjistruar për ndihmë ekonomike gjatë kohës së luftës do të marrin dyfishin e asaj që marrin në kohë paqe “Ne do të shpërndajmë dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqes të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë gjatë kësaj kohe lufte. Do të dyfishojmë edhe pagesën për të gjithë të papunët për të gjithë të regjistruarit si të papunë. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është një slogan që tingëllon mirë, por është pjesë e profilit tim kur ndeshem në përditshmërinë me hallet e shqiptarëve. Sot është dita të…
‘Dashuri në kohën e koronavirusit’ mund të quhet ndryshe romanca e Stresit dhe Keisit. Çifti janë ribashkuar pas disa muajsh shkëputje nga njëri-tjetri dhe duket se po ia kalojnë më së miri edhe në një periudhë si kjo. Keisi jeton në Kanada, por komunikimi me Stresin është i vazhdueshëm. Falë teknologjisë, çifti po argëtohen gjatë ditëve të izolimit, ose të paktën kjo kuptohet nga foto e fundit e Keisit në rrjet. Ajo ka fotografuar ekranin e celularit, ku shihet duke luajtur bilardo me reperin nëpërmjet një aplikacioni loje. “Si i kalojmë ne ditët në karantinë…kush fitoi?”, ka shkruar Keisi në…
“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por…
Në 15:30, kryeministri Edi Rma kishte lajmëruar një video-mesazh të rëndësishëm për cështjen e negociatave, por edhe paketën social-ekonomike lidhur më përballimin e pasojave të koronavirusit. Por nga ora e njoftuar kaluan 60 minuta dhe kryeministri nuk doli të përcjellë mesazhin e tij. Çfarë ka ndodhur? Rama qetëson qytetarët dhe tregon shkakun e vonesës. “Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet”.
Reperi Arkimed Lushaj është tepër aktiv në rrjete sociale, ku herë pas here bën komente ndaj politikanëve dhe njërëzve me poste drejtuese në Shqipëri. Kësaj radhe ka piketuar Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke iu drejtuar me tone ofenduese. Ndërsa në sfond shfaqet ministrja duke folur për masat e marra ndaj të burgosurve, të cilët do të qëndrojnë tre muaj në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Stresi nuk i kursen kritikat. “Injorante femër. Çfarë ministe je ti???? Kush të ka votu ty iher që të rrespektojm vendimet tuaja, shtet i dështum,”- shkruan Stresi, drejtuar ministres Etilda Gjonaj. Reperi…
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa prej vitesh është shpërngulur drejt Italisë për të ndjekur endrrën e saj për baletin. Duke qenë se të gjithë jemi të karantinuar në shtëpi, edhe Klaudia nuk bën përjashtim. Por me sa duket kreativiteti në këto ditë izolimi ka arritur majat. Ajo ka publikuar një video në ambientet e shtëpisë së saj duke pastruar me një leckë në dorë dhe muzikën e lartë, po shumë ndryshe nga si bëhet zakonisht. “Bëni dhe ju si unë, vini në sfond këngën e @sofiacarson dhe gjeni një mënyrë të kendshme dhe simpatike për të bërë punët e…
Një mjek është detyruar të marrë një vendim të vështirë midis shpëtimit të jetës së të tjerëve dhe kujdesjes për djalin e tij tre vjeçar, i cili po lufton kancerin dhe gjithashtu është në rrezik të lartë nga kontraktimi i COVID-19. Nick Dennison, i cili punon në spitalin Frimley Park në Surrey, ka vendosur të mbyllet në siptal, teksa punon si anestezist. Në këtë mënyrë ai do të ekspozohet ndaj koronavirusit çdo ditë e më shumë dhe ka vendosur të jetojë në një shtëpi të lëvizshme, me qëllim që mos rrezikojë djalin e tij Alfie. Në një postim në Facebook,…