Një test që të jep përgjigjen brenda 5 minutave nëse je apo jo i infektuar nga koronavirusi pritet që të shpërndahet në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur media italiane “La Republica” ku theksohet se ky test do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do të jap një kontroll më të shpejtë për frenimin e përhapjes së pandemisë që tashmë ka mbyllur të gjithë botën në shtëpi për shkak të frikës së infektimit në masë. Shteti më i prekur nga ky virus vdekjeprurës është Italia ku tashmë numri i viktimave ka shkuar në 6 mijë e 820. Ndërkohë testi…
Author: tirana
Qeveria greke vendosi masa të reja shtrënguese lidhur me oraret e supermarketeve, në kuadër të rregullave që duhen respektuar për frenuar përhapjen e koronavirusit, duke parë që numri i vdekjeve në vend ka arritur në 20, ndërsa të infektuarit në 743, me 48 raste të reja vetëm në pak orë. U njoftua se nga e hëna në të premte supermarketet do të jenë hapur nga ora 07:00-21:00, të shtunën 07:00-20:00 dhe të dielën do të jenë të mbyllura. Hapja e supermarketeve të dielave ishte denoncuar gjerësisht nga grupet e punës, si një ngarkesë e papranueshme për punëtorët e këtyre strukturave.
Doni që martesa juaj të zgjasë, ja cila shenjë e horoskopit është idealja për të patur pranë gjithmonë Gjetja e mashkullit të duhur për t’u martuar është një detyrë e vështirë. Dhe është po kaq e vështirë të mbetesh i martuar, për sa kohë numri i divorceve po njeh rritje të lartë vit pas viti. Por, ne ëndërrojmë dhe duam një fund të lumtur për të gjitha ju vajza. Ndaj, shenja e Zodiakut është një element tregues nëse ai është i prerë për martesë apo jo. Po e dini cili udhëheq listën e burrit ideal? 1. Ujori Nëse jeni duke…
Bashkimi Europian ka dhënë një tjetër lajm të mirë sot për shqiptarët. Mësohet se BE-ja ka dhënë 50 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit. Rama shkruan: “BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR EMERGJENCËN COVID-19 Zoti i shqiptarëve është i Madh”
Nga fotot provokuese në vullnetare në sallën e emergjencave. Studentja e mjekësisë, Ingrit Marleka, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e vullnetarëve që punojnë te Qendra Kombëtare e Urgjencave. Ajo ishte e ftuar në Shqipëria Live dhe dha përshtypjet e saj për punën dhe vështirësitë që ka ai pozicion. Asgjë anormale deri më këtu, por mjafton të kërkosh në Instagramin e saj dhe do të shohësh se Ingriti është një blogere suksesshme me mbi 200 mijë ndjekës dhe natyrisht hiret e saj bombastike janë më të ekspozuara. Ingriti e ka pasion fotografinë dhe ka…
Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe familja mbretëore po distancohet nga jeta shoqërore për të reduktuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Madje, sipas Dail Mail, Mbretëresha Elizabeth është izoluar në Ëindsor Castle, me një staf të limituar dhe as familjarët e saj nuk mund ta takojnë. “Sigurisht që sa më pak njerëz të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, aq më mirë. Nuk mund të bëhet shaka me sigurinë e mbretëreshës në moshën që ajo dhe duka janë. Por është gjithashtu për të mirën e të gjithë atyre që punojnë në kështjellë. Të gjithëve u është thënë të dërgojnë në…
Lajme tragjike vijnë nga Italia. Vetëm sot, në 24 orët e fundit Italia regjistroi 743 njerëz që humbën jetën edhe 5249 të infektuar. Të dhënat i publikoi Ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile. Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 894 të prekur nga koronavirusi. Deri dje në total ishin 6077 të vdekur dhe sot shifra e trishtë ka arritur në 6820.
Duke marrë shkas nga këto ditë të zymta pandemie, një nga rregullat që e keni dëgjuar më shpesh është që, kur të kolliteti, ta bëni këtë duke e mbajtur gojën në pjesën e brendshme të bërrylit dhe jo përpara duarve. Nëse e keni ende të paqartë rëndësinë e të vepruarit në këtë mënyrë, kjo video nga Universiteti gjerman i Weimar-it ju vjen në ndihmë. Shihni më poshtë nivelin e shpërndarjes së spërklave për secilin rast.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, autoritetet kanë mbyllur shumë biznese dhe qendra, ndër to edhe palestrat, ku shkonin shumë VIP-a e qytetarë për të mbajtur trupin në formë. Megjithatë kjo nuk i ka penguar disa prej tyre të vazhdojnë ushtrimet. Disa prej këtyre personazheve e kanë kthyer shtëpinë në palestër duke bërë ushtrime fizike si për shembull Soni Malaj, Aulona Musta apo Xhensila Myrtezaj. Dorina Mema nga ana tjetër ka publikuar gjithashtu një video në profilin e saj në ‘Instagram’ ku i mëson ndjekësve disa ushtrime për këmbët. Kështu, ndonëse nuk keni një instruktor privat, me pak vullnet mund…
Berati iu shtua sot hartës me të infektuar nga koronavirusi. 44-vjeçarja e konfirmuar me Covid-19 jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa punonte edhe në Durrës dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth 10-ditë më parë është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj. Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se 44-vjeçarja ka rezultuar pozitive. Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit e shërbimit të higjenës dhe forcat…
Letra prekëse e një mjeke të re në Britaninë e Madhe është kthyer në një prej apeleve më të fuqishme drejtuar britanikëve për ta marrë seriozisht këtë sëmundje. Edhe pse kryeministri Boris Johnson zgjeroi një ditë më parë kufizimet përballë sfidës që paraqet epidemia e koronavirusit, metra, trena e autobusë ishin sot të mbushur me njerëz. E nga sa tregojnë fotot, një pjesë e mirë e tyre, as nuk mbajnë maska. Johnson urdhëroi të hënën mbylljen e dyqaneve që nuk shesin artikuj të e tha se edhe bibliotekat, sheshet e lojërave dhe objektet fetare do të mbyllen, dhe se grumbullimet…
Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale. Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit (lexo këtu), Oriola dhe Eros tashmë kanë vizituar një destinacion të ri. Fotot e fundit të publikuara tregojnë se ata ndodhen bashkë, në një vend me dëborë që duket nga pamjet e njëjta që kanë publikuar për ndjekësit. Me sa shohim këto ditë të…