Author: tirana

Tefik Osmani është nga ata që dinë të flasin në fushë dhe jashtë saj. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve tregon, se çdo të thotë për sportistin, izolimi në shtëpi. Dy fjalë për ditët e vështira, stërvitjen, gjobat si dhe një fjali për titullin kampion. Ditë të vështira po kalojmë, po Tefik Osmani çfarë po bën i izoluar në shtëpi? Uroj që jo vetëm njerëzit e sportit, por gjithë shqiptarët ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Si të gjithë të tjerët edhe unë pranë familjes po qëndroj. Është shumë e vështirë për ne futbollistët nuk jemi…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se tashmë qeveria ka vendosur në dizpozicion një kanal komunikimi online për emergjencat që mund të kenë qytetarët. Sipas Ramës të gjithë ata që duan të komunikojnë me kryeministrin apo ministrat mund ta bëjnë këtë duke përdorur telefonin apo kompjuterin duke u adresuar në www.shqiperiaqeduam.al . Kryeministri Rama ne facebook: “ KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE NGA SOT JU KENI NË…

Read More

Astrologjia shpesh i parashikon me saktësi ato çfarë do të ndodhin në të ardhmen, por a e ka parashikuar ajo virusin e frikshëm që ka terrorizuar botën? Disa astrologë po. Bashkimi i Jupiterit, Plutonit dhe Saturnit pritej të sillte problem të mëdha. Jupiteri është planet me dy fytyra, pozitive dhe negative, Saturni lidhet me frikërat kolektive e ankthin, ndërsa Plutoni është simbol i shkatërrimit dhe kufizimeve të shumta. Sipas disa astrologëve, që nga 16 marsi, një tjetër planet, Marsi, ka hyrë në orbitë dhe ai sjell përherë konflikte, fiks ashtu siç po ndodh. Me pak fjalë disa gjëra për situatën…

Read More

Një lajm tragjik mësohet nga Itali, vendi ky koronavirusi vetëm sot mori mbi 700 jetë njerëzish. Mësohet se një infermiere 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza. Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë. “Ilmessaggero” shkruan se stresi gjatë punës dhe shqetësimi i infektimit të njerëzve të tjerë pasi edhe ajo rezultonte e prekur…

Read More

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite në një lidhje në Skype ishte modelja Aurela Hoxha. Ajo për momentin ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit. Modelja tregoi se gjatë kësaj periudhe ajo lexon më shumë, por edhe lutet. Aurela thotë se beson vetëm një Zot, shkon në kishë, por edhe në xhami. Aurela Hoxha: Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë…

Read More

Dea Buza, një shqiptare nga Kosova ka krijuar së bashku me babain e saj, prof.Dr. Shaban Buza, disa maska të quajtura “second line protection mask” dhe duan të ndihmojnë Spitalin Infektiv në Shqipëri. Mesazhin e vajzës nga Kosova e publikon mjeku Arben Gjata, të cilit ajo ia ka dërguar dhe mesazhin, ndërsa shpreh mirënjohjen e tij për këdo që kontribuuon në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë. “Pershendetje Z. Gjata. Jam Dea Buza, nr tuaj ma ka dhene Arba Baxhaku, kolege e imja ne bashkine Tirane. Me tim atë prof.Dr.Shaban Buza ne Kosove kemi nisur nje prove per prodhimin e…

Read More

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për herë të parë pas bërjes publik të lajmit se ai është i infektuar me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Brataj falenderon të gjithë miqtë e tij për solidariteti, ndërkohë që tregon edhe simptomat që ka pasur. Drejtori i Urgjencës Kombëtare shton se temperatura i ka zbritur në 37.5 nga 39.5 që e ka pasur para dy ditësh dhe bën me dije se po kurohet dhe po punon nga banesa. Ndër të tjera, Brataj shkruan se kur je në frontin e parë të luftës, siç janë mjekët, nuk mund t’u…

Read More

Për shumicën e pacientëve, Covid-19 fillon dhe mbaron në mushkëri, sepse, ashtu si gripi, koronaviruset janë sëmundje të frymëmarrjes. Ato zakonisht përhapet përmes kollës dhe teshtitjes së personave të infektuar, përmes mikro-pikave që mund të transmetojnë virusin tek ata që janë në kontakt të ngushtë. Koronaviruset gjithashtu manifestohen me simptoma të ngjashme me ato tipike të gripit, kjo është arsyeja pse të dy sëmundjet mund të ngatërrohen: pacientët së pari mund të kenë ethe dhe kollë, të cilat më pas përparojnë për tu bërë pneumoni intersticiale. Si shkakton infeksion ky koronavirus? Virusi përhapet përmes pikave të përhapura në ajër duke…

Read More

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë vijuar shpërndarjen e pakove ushqimore gjatë të hënës në Kamëz, Bathore, Kavajë e Rrogozhinë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, dorëzuan në disa familje në nevojë të kësaj zone pakot e përgatitura në Rezervat e Shtetit. Gjatë bisedës me banorë të Kamzës, ministrja Xhaçka u interesua për shëndetin e tyre dhe veçanërisht të fëmijëve. Ajo u sugjeroi qytetarëve të qëndrojnë larg njerëzve dhe të bëjnë durim për të kapërcyer me sa më pak dëme situatën e krijuar nga COVID – 19. Efektivë të Batalionit të…

Read More

Ish-deputeti Mark Frroku dhe partnerja e tij, moderatorja Rudina Dembacaj janë vetë-izoluar prej disa ditësh në shtëpinë e tyre. Lajmin e ka pranuar vetë çifti, duke theksuar se ky vendim erdhi pasi Frroku takoi në një ceremoni mortore një nga pacientët zero. Ndërsa ditën e sotme, ish-deputeti është parë pranë ambjenteve të Spitalit Infektiv. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se ai kishte lidhje me viktimën e pestë të regjistruar nga Covid-19 në Shqipëri. Mësohet se Frroku dhe 49-vjeçari Ndue Marinaj ishin miq, që nga vendlindja në Pukë. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ish-deputeti i është nënshtruar testit të koronavirusit.…

Read More

Një mjeke te Infektivi dyshohet se është me Covid-19. Mësohet se mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit ndërsa ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor ku fillimisht i është nënshtruar testimeve. Pritet t’i dalin analizat pas testit, ndërkohë pritet edhe reagimi i ministrisë së Shëndetësisë.

Read More