Sëmundjet që prekin mushkëritë gjatë dekadës së ardhshme do të jenë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë për shkak të ndotjes ambientale dhe pirjes së duhanit parashikon një studim i fundit i Shoqatës Europiane të Sëmundjeve Respitarore (ERS). Më së shumti përgjegjës për shkatërrimin e mushkërive janë sëmundjet Polmunare Obstruktive Kronike (SPOK). Në zonat me ndotje të lartë si Tirana dhe qytete të tjera të mëdha ka prevalencë më të lartë te sëmundshmërisë. Tani kur bota po përjeton emergjencën e krijuar nga virusi Covid që shkatërron pikërisht mushkëritë të sëmurët me SPOK janë më të rrezikuar. Pneomulogët pohojnë se…
Author: tirana
Një pasagjer që kishte vdekur brenda një autobusi në Kinë, kishte rezultuar pozitiv të një virusi krejt tjetër nga COVID-19, një shumë më i rrezikshëm që shpesh prodhon simptoma të ngjashme, raporton New York Post. Viktima e paidentifikuar nga provinca kineze Yunnan, ndërroi jetë derisa po udhëtonte me autobus rrugës për në punë në provincën Shandong, transmeton Telegrafi. “Ai ka rezultuar pozitiv në testin Hantavirus. 32 personat e tjerë që ishin në autobus, edhe atyre u është bërë testi”, thuhet në një komunikatë. Menjëherë filloi një gjendje kaotike të krijohet në kohën kur COVID-19 tashmë ka ngritur në këmbë botën.…
Pak më parë në fletoren zyrtare është botuar një akt bazë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kjo do të thotë se qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se” Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.” Neni 39 i ligjit e ngarkon qeverinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të marri masat…
Mjeku anestezist, Roland Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria. Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinj, nuk është koha jonë. Të rinjtë janë më rezistentë ndaj virusit. Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur probleme shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria…
Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit. Ja kufizimet e bizneseve dhe të qytetarëve: Lexo edhe: Çfarë do të thotë shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore?
Një nga rrjetet më të mëdha të kumarit në Britani ka njoftuar se prej bllokadës së koronavirusit lojtarët kanë kaluar nga bastet sportive në zgjedhjet e rrezikshme të kazinove online. Në raportin e saj për tregjet e aksioneve, kompania 888 Holdings tha se është prekur nga anullimi ose shtyrja e eventeve sportive si ndeshjet e futbollit të Premier League apo garat me kuaj të Grand National, duke reduktuar të ardhurat e tyre nga bastet sportive. Por ata shtojnë se lojtarët kanë ‘emigruar’ në produkte alternative bixhozi. “Ka prova për një rritje të aktivitetit të klientëve në grupet e kazinove dhe…
Teksa presidenti Donald Trump rihapjen e ekonomisë së vendit brenda “disa javëve” në vend të “disa muajve”, guvernatori i vjetër i Texas tha sot në rrjetin Fox News se më mirë do të vdiste sesa të shihte që masat e shëndetit publik të dëmtojnë ekonominë e SHBA. Madje ai shtoi se “shumë gjyshër” në të gjithë vendin do të ishin dakord me të. “Unë them që të kthehemi në punë, le të bëhemi inteligjentë, dhe ata prej nesh që janë mbi 70-vjeç, do të kujdesen për veten,” tha Dan Patrick, republikan 69-vjeçar, duke sfiduar te gjitha rekomandim e te mjekeve…
Një vilë 3-katëshe është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Siri Kodra’ pranë shinave të trenit, në Tiranë. Flakët kanë rënë në pjesën e çatisë së vilës, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e çatisë.
Del pergjigja e parë për 62 vjeçarin nga Elbasani të prekur nga Covid-19. Ai rezulton negativ në testin e parë. 62-vjeçari është kështu drejt shërimit, ndërkohë që një test i dytë të konfimojë nëse është shëruar plotësisht nga virusi. Ai e kaloij sëmundjen duke qenë i vetekarantinuar në banesën e tij në Elbasan, duke ndjekur këshillat e mjekëve. 62-vjeçari u infektua nga djali i tij, ku pozitiv rezultoi dhe bashkëshortja e tij, e cila vijon te jete ende e shtruar ne spital.
Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar një video ku shfaqet një grua duke shëtitur në mënyrë shumë të cuditshme qenin e saj…nga dritarja. “Kam gjithë ditën që qesh me këtë video! Zot na fal” shprehet aktori i humorit.
Në Shqipëri ka 10 të shëruar nga Covid-19 por sa imunë janë që nuk do të preken sërish? Mjeku Arjet Gega thotë se sipas parashikimeve të paktën për 1 vit mund të jemi imun nga ky virus. Sa i takon personave të cilët shërohen, duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë, mjeku Gega tha se është normale që të ketë edhe shërime. Sipas tij, vdekëshmëria është deri në 1.5%. ”Mund të themi që të paktën për 6 muaj deri në një vit parashikohet, sepse nuk kemi asnjë pacient që ka qenë i sëmurë për 6 muaj. Pacienti i parë në…
Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi. “Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e…