Author: tirana

Një banor i Tiranës është kapur ‘mat’ nga uniformat blu, i cili duhet te rrinte ne karantine pas kthimit nga zonat e kuqe. Ai është gjobitur me 700 mije lekë, sipas vendimit te fundit per shtetrrethimin, nderkohe qe policia e Shtetit ka bere bilancin e aksionit te 24 oreve, lidhur me ndeshikim me gjobe dhe bllokim makine per gjithe sfiduesit e rregullave te vendosura. NJOFTIMI Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të…

Read More

Futbollisti dhe trajneri Fausto Russo i prekur nga Covid-19, ka rrëfyer rrezikun në të cilin u gjend për shkak të koronavirusit e duke bërë edhe një apel shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët. Ai ka theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka, pavarësisht aktivitetit të tij sportiv, ky virus i rrezikoi jetën. “Jam në spital prej 18 ditësh. Simptomat e para i kam ndjerë në 5 mars teksa punoja në shtëpi. Kisha temperaturë, nuk mund të lëvizja nga krevati, ushqehesha nëpërmjet tubave. Kam ripërsëritur tamponin për virusin dhe analizat rutinë të gjakut për të parë nëse kam akoma virus. Tani…

Read More

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, nga Bromyard, Worcestershire, tha që shëndeti i djalit të saj, Alfie, ra menjëherë kur zhvilloi simptoma përfshirë një temperaturë më shumë se 42 gradë Celsius, halucinacione dhe të vjella. Lauren tha se ajo kishte frikë për jetwn e Alfie-t, pasi ai qëndronte shtrirë i pafuqishëm në një shtrat spitalor kur e pyeti: “Mami, a do të vdes?”djali2 Duke e quajtur atë “përvoja më e keqe e jetës sime”, ajo shkroi në “Facebook” për të paralajmëruar prindërit e tjerë që edhe fëmijët pa probleme të tjera shëndetësore të mund të preken rëndë nga Covid-19. Nëna detajoi se…

Read More

Mediat spanjolle raportojnë se si ylli argjentinas ashtu edhe trajneri i Mançester Siti, kanë dhuruar plot 1 milionë euro. Mesi do ta ndajë shumën në një klinikë në Barcelonë, qytetin ku ai është idhull, dhe një tjetër qendër mjekësore në vendin e tij, Argjentinë. Me këto para, këto subjekte shëndetësore do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të trajtohen për shkak të kësaj pandemie. Gjeste këto për t’u përshëndetur nga 2 kampionë si Pep Guardiola dhe Lionel Mesi.

Read More

“Në Iran situata është jashtë kontrollit. Në spitale mungojnë gjithçka, madje edhe maskat. Numri i viktimave është rritur në rreth 7000 ndërsa qeveria ka deklaruar vetëm 2000 vdekje”- kjo është gjendja që pretendon të jetë në vend nga aktivisti Taher Djafarizad, president i OJQ-së ‘Neda Day’, në një intervistë për Aki-Adnkronos International. Sipas Djafarizad, shumë kolegë të tij kanë vdekur dhe askush nuk mund të zbulojë se sa viktima ka dhe cila është situata e vërtetë sepse shumë persona janë arrestuar dhe janë dënuar deri në tre vite burg si në rastin e kapitenit të skuadrës Gilan, Mohammad Moktari, i…

Read More

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë në Ishujt Kuril të Rusisë goditi vendin të mërkurën, tha Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A., duke bërë një paralajmërim për çunami, por që u anulua më vonë. Tërmeti kishte një thellësi prej 59 km, rreth 1.400 km në veri-lindje të qytetit japonez Sapporo. Nuk ka raportime paraprake për viktima, raporton The Guardian. Qendra e Paralajmërimit të Cunamit fillimisht tha se valët e rrezikshme të cunamit ishin të mundshme brenda 1.000 km nga epiqendra e tërmetit, pasi sipas saj, tërmetet e kësaj shkalle në të kaluarën kishin shkaktuar çunam larg nga epiqendra. Por më vonë ajo…

Read More

Kur të krijohet, vaksina për koronavirusin mund të sigurojë një mbrojtje në terma afatgjatë. Të paktën kështu kanë deklaruar disa shkencëtarë së fundmi. Duke marrë parasysh se sa herë një virusi mund të pësojë mutacion, mund të lindë nevoja që disa vaksina të përditësohen në mënyrë të rregullt. Mund të përmendim këtu vaksinat kundër gripit të cilat duhet të administrohen çdo vit. Nga ana tjetër, vaksina të tjera, si ato kundër malarjes apo lisë, mund të të sigurojnë mbrojtje për dekada me radhë, ose mbase edhe gjatë gjithë jetës. Peter Thielen, një biolog nga Laboratori i Fizikës së Aplikuar Johns…

Read More

Dizinfektanti i duarve është një e mirë e domosdoshme këto kohë që koronavirusi është mes nesh. Gjithsesi, ndonëse po e përdorim pa masë, ende nuk njohim personin që e ka shpikur. Lupe Hernandez, 46 vite më parë, zbuloi dizinfektantin e duarve, një produkt që ne sot po e përdorim në masë për t’u mbrojtur nga Covid-19, por edhe nga bakteret e tjera. Studentja latine e infermierisë kishte krijuar idenë e krijimit të dezinfektantit të duarve pasi kuptoi që alkooli në formë xheli, mund të shërbente për të pastruar duart, kur personi nuk kishte qasje në ujë dhe sapun. Në vitin…

Read More

Profesor Tritan Kalo u ka treguar mbrëmjen e djeshme një recetë, qytetarëve shqiptarë, të trembur dhe të lodhur nga karantina prej epidemisë së koronavirusit. Mjeku i njohur ka dhënë këshillën “mos t’ju lëshojë zemra” dhe iu ka afruar këtë recetë qytetarëve, që në bazën e saj ka trahananë. “Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell…

Read More

Në botë vazhdon të përhapet me shpejtësi infeksioni nga koronavirusi teksa numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në më shumë se 423 mijë kurse numri i viktimave është rreth 19 000. Në luftën kundër koronavirusit, Spanja është në ditën e saj më të zezë me më shumë se 42 mijë të infektuar dhe rreth 3000 viktima. Spanja, e sëmurë rëndë me koronavirus, është duke pritur këtë javë pikun e pandemisë. “Në spitale gjendja është e rëndë” – tha Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa. Në Spanjë shkalla e vdekjeve dhe rritja e infeksioneve është më e madhe sesa në…

Read More

Presidenti Ilir Meta do të mbledh ditën e sotme Këshillin e Sigurisë  në orën 12:00. Në kushtet kur vendi gjendet në kushtet e fatkeqësisë natyrore si pasojë e pandemisë COVID-19, dhe numri i të prekurve ka arritur në 123, rakordimi i punës në institucione  bëhet online. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë situata në vend me përhapjen e koronavirusit, masat e marra nga qeveria si dhe plani ekonomik që do t’i vijë në ndihmë qyetarëve e veçanërisht shtresave më vulnerabël të shoqërisë, që me mbylljen e përkohshme të pjesës dërrmuese të aktiviteteve, e kanë të vështirë jetesën në kushtet…

Read More

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat lindore. Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. Europa Juglindore dhe pjesërisht ajo veriore mbeten me mot të vranët dhe reshje. POR Lindja dhe…

Read More