Policia e Shtetit nuk harron të vlerësojë dhe urojë pjesëtarët të radhëve të saj edhe në këto ditë të vështira. Nëpërmjet një postimi policia bën me dije se u gjetën pak momente për t’i uruar edhe 100 Elisabetës, punonjëses së sallës operative në Tiranë. Në vijim bëhet me dije se salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët. “Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me…
Author: tirana
Dihet tashmë se SHBA, Kinë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Itali – kanë përdorur modele testimi që duan vetëm pak minuta para se të japin rezultatin e koronavirusit. Studiuesit e Universitetit të Oksfordit pohuan se ata kanë krijuar një test të ri i cili analizon ARN virale për të zbuluar COVID-19 në vetëm 30 minuta. Ne po ju sjellim sot disa lloje testesh që aktualisht janë duke u përdorur në disa shtete dhe klinika private në Britani. 1.Testi që bëhet duke shpuar gishtin Koha për diagnostikim: 10 minuta Një firmë private, me qendër në Derby, e quajtur SureScreen Diagnostics thotë…
Almeda dhe Tolga kanë të lëshuara me qera 3 banesa në Amerikë dhe gjashtë në Turqi, shkruan Syri Kosova. E mediat në shtetin turk kanë bërë të ditur se dyshja kanë vendosur që për këta dy muaj të rëndë për gjithë botën, mos t’i marrin qerat për këto nëntë apartamente. Ky veprim i tyre është për t’u duartrokitur.
Koronavirusi është sëmundja që ka alarmuar të gjithë globin. Ekspertët janë shprehur se transmetimi i këtij virusi bëhet më së shumti me anë të kontaktit, sesa përmes ajrit dhe për këtë arsye, qeveritë kanë urdhëruar që qytetarët të mbajnë një dinstancim social nga njëri-tjetri, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Mirëpo, disa të rinj janë duke “sfiduar” koronavirusin në rrjete sociale dhe si pjesë e sfidës lëpijnë objekte të ndryshme. Më herët kemi transmetuar, një vajzë teksa lëpinte biden e tualetit, një tjetër duke lëpirë shampot në një supermarket dhe rasti më i fundit na vjen në…
Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet paksa. Beqaret do kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni ditën! Merkuri do jete planeti qe do ua mbroje financat dhe nuk do ju lejoje te tundoheni për te kryer shpenzime marramendëse. Demi Nuk do jete shume thjeshte sot për te gjetur ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift sepse si ju ashtu edhe partneri do dëshironi te dale e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për te shkuar…
Për të patur shpejtësi më të mirë të internetit gjatë punës nga shtëpia, në një kohë që të gjithë janë bllokuar brenda për shkak të koronavirusit, duhet të shmangni përdorimin e mikrovalës. Ofcom ka publikuar disa këshilla për të qëndruar të lidhur me internetin, duke përfshirë edhe kontrolle të rregullta të shpejtësisë në lidhjen tuaj. Këshilla kryesore është të mos përdorni mikrovalën kur bëni një video call, ose kur jeni duke bërë diçka të rëndësishme në internet, sepse zvogëlon fuqinë e sinjalit wifi. Këshillat vijnë në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po hyn në ditën e dytë të izolimit…
Këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta edhe për Aurela Gaçen, e cila prej pothuajse 2 javësh po qëndron e karantinuar larg familjes dhe pa vajzat e saj. Artistja vendosi të ndërmerrte këtë hap pas kthimit nga një koncert ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dashur të jetë e kujdesshme dhe të mos rrezikojë askënd që ka pranë Gaçe e ndau me fansat vendimin ende pa hyr në territorin shqiptar, në ditët ku Covid-19 sapo kishte prekur vendin dhe personat e parë të infektuar. Megjithatë edhe njëherë, ylli i muzikës na ka treguar kreativitetin e saj dhe sesi…
Dr. Keith Mortman, Shefi i Kirurgjisë torakale, krijoi një ekzekutim virtual të mushkërive nga një pacient aktual që është duke u trajtuar në spital. Mortman mendon se pamja brenda mushkërive të një pacienti me COVID-19 ka një mesazh të fuqishëm për publikun. “Ky pacient është një zotëri në fund të viteve të 50-ta, i cili fillimisht kishte ethe dhe kollë si shumë njerëz të tjerë. Simptomat e frymëmarrjes përparuan mjaft shpejt, deri në pikën kur ai duhej të intubohej dhe të vihej në ventilator”, tha ai. Ai ka shpjeguar se pjesa blu është mushkëria normale, kurse pjesa e verdhë është…
Modertorja Dajana Shabani në këto ditë karantinimi ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. “Si ke përjetuar ndarjen?”, shkruan një ndjekës. “Kur dikush krijon famije nuk duhet ta prishi atë! Pata një ndarje jo të bukur, por mora Marlenën në krah dhe i këndova këngën: Ti më ke mua!!!”, përgjigjet moderatorja
Bashkia Mat falenderon të gjitha shoqatat, bizneset dhe individë, për bashkëpunimin, kontributin, ndihmën dhe dhurimin e pakove ushqimore në këtë situatë të pazakontë, pensionistëve, familjeve në nevojë dhe familjeve ekstremisht të varfra të Bashkisë Mat. Teksa liston bizneset, por edhe organizatat e shumta që iu përgjigjën menjëherë thirrjes për solidarizim të kryebashkiakut Agron Malaj, Bashkia e Matit siguron se askush nuk do të jetë vetëm në këto ditë të vështira si pasojë e COVID-19. Postimi i plotë: Bashkia Mat falenderon të gjitha shoqatat, bizneset dhe individë, për bashkëpunimin, kontributin, ndihmën dhe dhurimin e pakove ushqimore në këtë situatë të pazakontë,…
Emisioni i njohur i humorit dhe aq shumë i dashur për shqiptarët, Portokalli ka ndërprerë transmetimet. Në kushtet e karantinës, është bërë pothuajse e pamundur vazhdimi i punës me cilësine e duhur teknike të produksionit. Këtë e ka bërë të ditur vetë stafi i “Portokalli” me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. “Publik i dashur i Portokallisë. Kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto rrethana si të gjithë Shqiptarët ne kemi vendosur të mendojmë se pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët…
Pamje të trishta vijnë nga spitali Infektiv i Tiranës. Dy të moshuar të tjerë janë fotografuar teksa mbërrijnë në spital pasi dyshohet se janë të infektuar me CoVid-19. Të moshuarit ruajnë distancën nga njëri tjetri dhe janë të pajisur me maska, ndërkohë pak më larg tyre shihen infermierët të cilët gjithashtu kanë veshur mjetet mbrojtëse. Ndërkohë gjatë paraditese së sotme dy persona të tjerë janë parë të vijnë me urgjencë në Infektivit dhe dyshohet se janë prekur nga CoVid-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.…