Dea Buza, një shqiptare nga Kosova ka krijuar së bashku me babain e saj, prof.Dr. Shaban Buza, disa maska të quajtura “second line protection mask” dhe duan të ndihmojnë Spitalin Infektiv në Shqipëri.

Mesazhin e vajzës nga Kosova e publikon mjeku Arben Gjata, të cilit ajo ia ka dërguar dhe mesazhin, ndërsa shpreh mirënjohjen e tij për këdo që kontribuuon në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë.

“Pershendetje Z. Gjata. Jam Dea Buza, nr tuaj ma ka dhene Arba Baxhaku, kolege e imja ne bashkine Tirane. Me tim atë prof.Dr.Shaban Buza ne Kosove kemi nisur nje prove per prodhimin e maskave ‘second line protection mask’ per doktoret per ti ndihmuar ne luften kunder Covid19. Kjo nisem eshte filluar ne fakt nga Universiteti i Valencias dhe paisjeve Prust (3D printers) per te ju ardhur ne ndihme sa me shume spitaleve.

Kontaktet i mori babi dhe Universiteti i Valencias na ka dhene te drejten per replikimin e pajisjes. Ne Kosove ata kane filluar dhe po vazhdojne me prodhim. Duke qene qe jam rezidente ne Shqiperi une kisha deshire te bejme te njejten gje edhe ketu. Me nje kolegun tim ketu ne Tirane, dje arritem te prodhojme nje prototip te pare ne peinter 3D.

Prodhimi eshte relativish i thjesht. Kesisoj, vendosa qe t’Ju kontaktoj per te kuptuar me mire nese keto pajisje jane te nevojshme per Spitalin? Sa cope mund te keni nevoje? Dua ta theksoj qe kjo eshte nje nisme pa qellime fitimi, thjesht duam te kontribuojme ne nje situate te veshtire”, shkruahet në mesazhin e shqiptares nga Kosova, Dea Buza, për mjekun Arben Gjata.

Modeli i maskës që shqiptarja Dea Buza dhe babai i saj kanë prodhura dhe duan t’i dhurojnë për Spitalin Infektiv në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here