Qeveria greke vendosi masa të reja shtrënguese lidhur me oraret e supermarketeve, në kuadër të rregullave që duhen respektuar për frenuar përhapjen e koronavirusit, duke parë që numri i vdekjeve në vend ka arritur në 20, ndërsa të infektuarit në 743, me 48 raste të reja vetëm në pak orë.
U njoftua se nga e hëna në të premte supermarketet do të jenë hapur nga ora 07:00-21:00, të shtunën 07:00-20:00 dhe të dielën do të jenë të mbyllura.
Hapja e supermarketeve të dielave ishte denoncuar gjerësisht nga grupet e punës, si një ngarkesë e papranueshme për punëtorët e këtyre strukturave.