Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Beteja me covid-19, Manastirliu: Pritet që numri i të prekurve të rritet këtë javë, te ‘Shefqet Ndroqi’ po ngrihet laboratori i dytë

20:55 / March 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1574936445 ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se këtë javë pritet të ketë një rritje të numrit të personave të prekur nga koronavirusie, e po ashtu një rritje të nurmit të personave që do t’i drejtohen Infektivit.

“Presim rritje, dhe kemi hyrë në një fazë të rritjes së numrit të të prekurve edhe personave që i drejtohen spitalit Infektiv. Janë 49 deri më tani pacientë të shtruar, jemi në 104 raste pozitivë. Pritet që raste të shtohen këtë javë. Edhe modelet tona tregojnë që do të ketë rritje në vazhdim dhe ajo që presim është rritja e rasteve të konfirmuara pozitive por edhe rasteve që i drejtohen spitalit”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, Manastirliu ka thënë në Abc Neës se, po punohet për ngritjen e një laboratori të dytë për analizat e covid-19, që do të jetë spitali “Shefqet Ndroqi”.

Pjesë nga biseda e ministres me gazetaren Mirela Milori:

Ogerta Manastirliu: Presim rritje, dhe kemi hyrë në një fazë të rritjes së numrit të të prekurve edhe personave që i drejtohen spitalit Infektiv. Janë 49 deri më tani pacientë të shtruar, jemi në 104 raste pozitivë. Pritet që raste të shtohen këtë javë. Edhe modelet tona tregojnë që do të ketë rritje në vazhdim dhe ajo që presim është rritja e rasteve të konfirmuara pozitive por edhe rasteve që i drejtohen spitali.

Mirela Milori: Është folur për testet që kryhen për 45 minuta, do të kemi mundësi që të vijnë në Shqipëri?

Ogerta Manastirliu: Aktualisht testimi kryhet në laboratorin e ISHP ku ne kemi marrë masa për furnizime në vazhdim që të kryhen. Po punojmë për të hapur edhe laboratorin e dytë. Jemi duke punuar për rritjen e kapaciteteve dhe për të hapur edhe laboratorin e  dytë. Puna vazhdon, edhe shpejtësia e kryerjes së analizave është në konsideratë.

Mirela Milori: Deri tani flisni për teste tradicionale, ato që duan disa dite që të kryhen? Teste që kryehen shpejt, jeni në tratativë?

Ogerta Manastirliu: Po jemi në tratativë, jemi duke punuar kjo vetëm për të rritur stokun e testeve ekzistuese por edhe për të hapur gamën e testimit të shpejtë për sa i parkete testeve të reja. Jemi duke ndjekur rekomandimet e OBSH.

Mirela Milori: Janë hapur disa çadra, çfarë janë edhe pse?

Ogerta Manastirliu: Ne kemi vendosur që në kuadër të një triazhimi të shpejtë për të gjithë ata pacientë të cilët nuk kanë simptoma të Covid, por vinë në spital për patologji të tjera përpara futjes në spitale të kryejnë një kontroll të parë. Kjo ëhstë një mundësi për të bërë një triazhim të pacientëve. Duam që të krijojmë mundësinë e një filtri të parë.

Mirela Milori: Duket se gjithçka është përqendruar në Tiranë, harta  e të prekurve është zgjeruar, duket se është çështje kohe që të mbarojnë teste. Mendoni se do të ketë edhe spitale të tjera rajonale që do të përballen?

Ogerta Manastirliu: Patjetër skenaret tona parashikojnë edhe përfshirjen e spitaleve rajonale për sa i përket trajtimit të Covid-19. Ne po ecim sipas skenarëve që grupi ka materializuar. Në këtë fazë jemi ku spitali i parë është Covid-1 është Infektivi, pastaj është Covid-2 “Shefqet Ndroqi” dhe më pas do të kemi struktura të tjera.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.