Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ekspertët virologë gjermanë: Harrojini për një vit ndeshjet me tifozë e ndoshta edhe në TV

19:24 / March 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arena kombetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Industria e futbollit është ndalur në gjithë botën, por të gjithë kanë filliar prej kohësh të bëjnë plane se si do të rifillojnë të vihen në aktivitet në këtë biznes që do të shërbejë edhe si argëtim për njerëzit e mbyllur në shtëpi. Thuajse të gjithë e kanë të qartë se kthimi në fushat e lojës do të bëhet në kushte të sigurisë maksimale për shëndetin, me izolim absolut dhe padyshim me shkallarë të boshatisura.

Por për të parë tifozë në stadium, do të duhet shumë kohë, siç parashikojnë disa nga emrat më të shquar të mjekësisë në Gjermani. “Nuk shoh të mbushen stadiume në një të ardhme të afërt. Do të ishte e pakuptimtë. Nuk besoj se do të ndodhë deri rreth kësaj periudhe në vitin e ardhshëm”, parashikoi për “Bild” virologu Kristian Drosten i spitalit të Berlinit. “Mendoj se gjërat e bukura, por jo në mënyrë thelbësore të rëndësishme, do të evitohen për shumë kohë”.

Klubet gjermane janë dakord edhe që të luhet me dyer të mbyllura, për sa kohë që garantojnë paratë e të drejtës televizive që u mundëson të mbijetojnë derisa të përmirësohet situate. Por sipas virologut Jonas Shmid-Çanasit në spitalit të Hamburgut, edhe kjo do të jetë shumë e vështirë të realizohet.

“Edhe ndeshjet pa tifozë mund të shtyjnë njerëzit të takohen përsëri. Ndaj mendoj se vendimi për të rifilluar aktivitetet sportive duhet marrë vetëm në fund. Nuk mendoj se flitet për rikthimin në prill, as me ndeshje pa tifozë, pasi kanë potencialin që të bashkojnë njerëz në shtëpi të ndryshme për t’i ndjekur ato”, paralajmëroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.