Author: tirana

Secili nga ne gjithmonë ka pasur në fëmijëri një idhull që e ka frymëzuar të cilit ka dashur t’i ngjajë, që të bëhet si ai ose ajo. Rrallë herë ndodh që një personazh publik por edhe një futbollist profesionist të surprizojë idhullin e tij të fëmijërisë. Ishte pikërisht Andi Lila i cili kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar për herë të parë idhullin e tij të fëmijërisë, ish-futbollistin Altin Rrica. Në studio Andi Lila rrëfeu historinë e jetës së Altin Rricës të cilin e kishte njohur që kur kishte qenë i vogël. Altini në…

Read More

Nga prof. dr. Ahmet Kamberi Sot Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të botës dhe pothuajse e gjithë Europa është sulmuar nga një armik i padukshëm, i quajtur Covid-19, i cili përpiqet të futet në trupin e njeriut, të mësyjë qelizat e tij, në mënyrë të veçantë qelizat e rrugëve të frymëmarrjes, të futet brenda tyre, të shumohet duke u ushqyer me përmbajtjen e këtyre qelizave derisa t’i shkatërrojë ato dhe të vdesë edhe vetë kur ky ushqim t’i ketë mbaruar, në qoftë se forcat mbrojtëse të organizmit nuk do ta kenë vrarë më parë atë. Por i shumuar brenda…

Read More

Futbolli i bashkon njerëzit, por në një kohë krize shëndetësore- me një virus vdekjeprurës që përhapet për shkak të kontaktit- bashkimi dhe festimet në grupe do të thonë infektim dhe rrezik vdekje. Kjo është ajo çka pretendohet të ketë ndodhur në krahinën e Lombardisë, vend në të cilin shpërtheu fillimisht koronavirusi. Ajo që duhej të ishte, dhe sigurisht që ishte, një festë e madhe për tifozët e Atalanta ka shndërruar në një “bombë vdekjeprurëse”, sipas të dhënave nga njësia e krizave të Mbrojtjes Civile. Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Atalanta dhe Valencia në 19 Shkurt (raundi i 16) do…

Read More

Tatiana, një studente 19-vjeçare ruse nuk mund të priste deri në mëngjes për të festuar ditëlindjen e saj dhe lidhi disa çarçafë bashkë dhe tentoi të zbriste nga dritarja. Adoleshentja ra tragjikisht duke humbur jetën në orët e para të ditës së saj të lindjes teksa tentonte të dilte nga konvikti për të blerë pije alkoolike. E identifikuar vetëm si Tatiana T, ajo jetonte në konviktin e shkollës në Chaykovsky në jug perëndim të Rusisë. Duke njohur rregullat strikte të administratës së konviktit ajo nuk dëshironte të rrezikonte ta shihej në hyrjen kryesore me pije por vendosi të zbriste me…

Read More

Në orët e mbrëmjes Policia Vendore e Gjirokastrës, ka ngritur në ajer katër dronë të cilët do të monitorojnë dhe filmojnë të gjithë hapësirën jo vetëm në qytet por edhe në zonat përreth tij. Qëllimi është identifikimi i personave që shkelin moratoriumin e vendosur nga qeveria shqiptare për ndalim-qarkullimin e këmbësorëve prej orës 13:00 të ditës së sotme dhe deri në orën 05:00 të së hënës. Dronët janë lëshuar sot demonstrativisht në ajër nga qendra e qytetit të Gjirokastres në një kohe kur në rrugët e qytetit nuk shikoje këmbë njeriu. Mesa duket ndërgjegjësimi qytetar ka arritur kulmin pasi nuk…

Read More

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një histori ndryshe nga gjithë historitë e trajtuara më parë. Kjo ishte historia e Gracielës e cila pas divorcit të prindërve ishte rritur nga njerku, Xhevdeti. Ajo i ishte drejtuar programit për të falenderuar Xhevdetin për dashurinë dhe për përkushtimin që ai kishte shfaqur gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe për t’i thënë për herë të parë “baba”. Në studio Graciela rrëfeu historinë e nënës së saj, Elsës e cila fatkeqësisht ishte divorcuar nga babai biologjik i Gracielës. Vite më vonë, Elsa ishte njohur në rrjetet…

Read More

Kush e kishte imagjinuar ditëlindjen në karantinim në mes të shpërthimit të një epidemie nga një virus ende i panjohur pa një vaksinë parandalimi për infektim, dhe për pasojë larg njerëzve më të dashur.  Për këtë arsye, Ermal Mamaqi thotë se padyshim kjo ishte ditëlindja e tij më e trishtuar. Ka postuar një foto të prindërve të tij, gjithashtu të vetizoluar, me një tortë që Ermali ua lë në derë dhe ja çfarë shkruan në Instagram: Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.Desha të ndaj diçka me ju…Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë…

Read More

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që të përgatiten për të qëndruar brenda në shtëpi për një kohë të gjatë nëse do të jetë e nevojshme. Në replikat me komentuesit në Facebook, disa prej qytetarëve e kanë kritikuar duke i cilësuar si të nxituara masat. “Qeveria nuk eshte aspak e nxituar dhe masat nuk nxisin askend te grumbullohet qe te jemi te qarte, por nje pakice shume e vogel e po aq e rrezikshme njerezish, nuk ka respektuar rregullat gjate berjes pazar! Nderkohe nuk i ke numeruar mire ditet dhe pergatitu te numerosh edhe shume me gjate po te jete…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, lajmëron të gjithë shqiptarët që janë në Kanada, se ata duhet të aplikojnbë online për të zgjatur statusin e tyre të qëndrimit atje. MEPJ shprehet se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të qëndrimit, para përfundimit të tij. Njoftimi i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në…

Read More

Emisioni investigativ italian, “Le Iene”, ka shkruar në lidhje me videon e postuar nga Rama, i cili pretendoi fillimisht se ajo ishte nga Spanja, në të cilën shiheshin disa policë me shkopa gome duke goditur njerëzit, për respektimin e masave kufizuese, në luftën ndaj koronavirusit. Emisioni italian thotë se kjo është një “fake news”, pasi në fakt, video u publikua në 7 Mars në Twitter nga Algeria Revolt, që tregonte dhunën e policëve në Algjeri, ndaj demonstruesve. “Për të ftuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi autoritetet kenë miratuar masat kufizuese të kontrollit, Rama ka publikuar një video në Facebook…

Read More