Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Italia: Ndeshja Atalanta-Valencia rezultoi ‘bombë vdekjeprurëse’ për shpërhapjen e koronavirusit

23:32 / March 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Atalanta Valencia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli i bashkon njerëzit, por në një kohë krize shëndetësore- me një virus vdekjeprurës që përhapet për shkak të kontaktit- bashkimi dhe festimet në grupe do të thonë infektim dhe rrezik vdekje. Kjo është ajo çka pretendohet të ketë ndodhur në krahinën e Lombardisë, vend në të cilin shpërtheu fillimisht koronavirusi.

Ajo që duhej të ishte, dhe sigurisht që ishte, një festë e madhe për tifozët e Atalanta ka shndërruar në një “bombë vdekjeprurëse”, sipas të dhënave nga njësia e krizave të Mbrojtjes Civile.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Atalanta dhe Valencia në 19 Shkurt (raundi i 16) do të kthehej në të ashtuquajturën “lojë zero”, pasi cilësohet si shkaktarja për përhapjen e infeksionit të koronavirusit në të gjithë Lombardinë edhe, më pas në Spanjë. 45 mijë tifozë, përfshirë italianë dhe iberianë, u mblodhën në Meazza për atë ndeshje historike.

Mediat italiane dhe burime nga Mbrojtja Civile theksojnë se virusi mund të ketë ardhur nga ndonjë tifoz, i cili tashmë kishte qenë i infektuar nga Covid-19, dhe kishte shkuar për të bërë tifo për skuadrën e tij të zemrës.  “E gjitha filloi në atë stacion metroje”, që do të transportonte tifozët, ka thënë një gazetar për Calciomercato.com. Dikush mendohet të ketë qenë i infektuar nga turma. Dhe të nesërmen në mëngjes që metroja do të përdorej nga qytetar që shkonin në punë, ka bërë shpërhapjen e virusit. Megjithatë, kjo nuk është mënyra e vetme. Tjetra mbetet tek festa.

Shumica kaluan një gotë birrë për të festuar kënaqësinë e përjetuar atë mbrëmje historike. Llojë rituali ky i cili do të kthente atë natë feste në një makth, duke shpërndarë virusin vdekjeprurës dhe gjunjëzuar gjithë veriun e Italisë, por jo vetëm.

Atalanta-Valencia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.