Edhe Spanja zonë e kuqe në Europë, 1326 të vdekur, 324 vetëm në ditën e fundit
Pas Italisë, Spanja është vendi që paraqitet me gjendjen më të rënduar në Europë.
Në total, në Spanjë janë shënuar 1326 viktima, 324 vetëm në 24 orët e fundit. Numri i të prekurve ka shkuar në afro 25 mijë, duke pësuar një rritje prej 25%.
Ditën e djeshme qeveria spanjolle njoftoi se rreth 50 mijë mjekë e infermierë të tjerë do të jenë në dispozicion për të luftuar pandeminë.
Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi se prej tyre shumë janë studentë të mjekësisë dhe mjekë e infermierë që kanë dalë në pension.
Qeveria ka vënë në dispozicion një shumë prej 210 mln eurosh për të ndihmuar vendin që të luftojë këtë krizë.
Shpërndarja e saj do të bëhet në bazë të numrit të të infektuarve dhe popullsisë në rajone të ndryshme të vendit.
