Një lajm i mirë na ka ardhur nga infektivi, ku është raportuar se është shëruar pacienti i parë me Koronavirus. Por, pak më parë ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sapo ka konfirmuar se janë shëruar dy kontakte të pacientit zero dhe jo një. Statusi i Ogertës: Lajm i mirë🙏🏼 Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë🙌🏼 Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼 Por…
Author: tirana
Shpresat për kurimin e koronavirusit vrasës në Francë po vendosen mbi klorokinën, një mjekim 70-vjeçar për trajtimin e malarias pasi doktorët në Marseille raportuan se mjekimi kishte trajtuar me sukses pacientët e Covid-19 Ata thanë se pas gjashtë ditësh, 70 përqind e pacientëve të trajtuar me klorokinë ishin konsideruar të shëruar teksa virusi nuk dallohej më në mostrat e tyre të gjakut. “Ky është një efekt i konsiderueshëm”, tha edhe studiuesi britanik i patogjenezës mikrobiale Dr. Andrew Preston, I cili nuk ishte i përfshirë në studim. Gjithsesi rezultatet vijnë nga një numër relativisht i vogël pacientësh dhe kjo duhet përsëritur…
Nga Endri Shabani ti beson qe spitalet tona mund te perballojne 400 mije te semure ne muaj, atehere mos rri ne shtepi. Nese ti beson qe sistemi yne shendetesor ka 100 mije aparate oksigjeni, shko luaj domino poshte pallatit. Nese ti mendon qe kjo situate duhet te vazhdoje me muaj te tere, atehere s’ka arsye te qendrosh ne shtepi. Nese ti mendon qe banoret e New Yorkut, Londres, Berlinit dhe Parisit, jane izoluar ne shtepi nga qejfi, atehere dil per xhiro nga liqeni. Nese ti mendon qe Mekes dhe Vatikanit, Taxh Mahalit apo Luvrit i eshte vene kotmasikoti dryni, atehere…
Më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë sa i përket Koronavirusi në Shqipëri. Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi. Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri. Kola u shpreh para disa ditësh në emisionin Open se virusi nuk duhej marrë me stres dhe panik dhe se ishte diçka që kalohej.
Një total prej 12 mijë anëtarësh të stafit mjekësor që mbështetën provincën Hubei, provinca kineze e goditur më rëndë nga koronavirusi i tipit të ri, përfunduan me sukses misionin e tyre dhe u larguan të martën pasi situata epidemike është lehtësuar shumë, thanë të premten autoritetet shëndetësore të Kinës. Mjekët që largohen janë kryesisht ata që punojnë në spitalet e improvizuara dhe të caktuara për raste jo të rënda, tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë për shtyp. Specialistët dhe ekipet mjekësore që trajtojnë raste të rënda janë ende duke punuar në Hubei dhe…
Dy manastire të qytetit metropolitan të Romës janë goditur nga Covid-19 dhe numri i murgeshave të prekura është 59. Manastiri i parë është ai Bijave të San Camillo në Grottaferrata, ndërsa i dyti është ai i Motrave anxhelike të San Paolo. Të dyja manastiret janë izoluar. “Murgeshat, të cilët kanë rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës në manastir. Nuk ka asnjë zonë të kuqe për qytetin”, tha prefekti i Grottaferrata, Luciano Andreotti. Në manastrin Bijat e San Camillo në Grottaferrata 40 murgesha kanë rezultuar positive ndaj testimit për koronavirus, ndër to njëra është shtruar…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale ku shfaqet një 39-vjeçare e cila po kurohet nga koronavirusi por është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrjen e kryen vetëm me anë të tubave të oksigjenit. “39 vjeç. Në Londër. Shikojeni dhe dilni xhiro nesër se do jetë kohë e bukur” shkruan Rama. Ky mesazh i Ramës ka ardhur për të gjithë ata të rinj të cilët duke menduar që nuk preken nga koronavirusi për shkak të moshës thyejnë rregullat dhe dalin nëpër rrugët e qytetit ku banojnë. “Nuk mund të marrë frymë. Ata…
Një studim i fundit kinez ka zbuluar se diarreja, të vjellat dhe humbja e oreksit mund të jenë simptomat e para të koronavirusit. Për të dalë në këtë përfundim u studiuan 204 pacientë në Wuhan të Kinës, epiqendra e virusit të ri, 99 prej të cilëve kishin këto simptoma. Humbja e oreksit u vu re te 83% e të vëzhguarve, ndërsa diarreja në 29%. Me të vjella ishin 0,8%, ndërsa me dhimbje barku 0,4%. Shumica e pacientëve kanë pasur probleme me frymëmarrjen, por studimi thotë se diarreja dhe të vjellat e rëndojnë shumë sëmundjen.
Raul Gonzales kreu OBSH në Tiranë në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu dhënë paraditen e kësaj të premteje, kalon në skaner situatën aktuale deri më sot të Covid19 në Shqipëri. Masat që po shikojmë thotë Gonzales janë radikale që në fillim.
Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton të gjithë qytetarët që furrat në fundjavë do të jenë të hapura vetëm 8 orë nesër, nga 05:00 deri në 13:00, ndërsa pasditen e së shtunës dhe të dielën deri të hënën në mëngjes do të jenë të mbyllura. Vendimi është marrë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. “Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë, sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën…
Emily Ratajkoëski e ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të komunikuar me fansat e saj në Instastory. Modelja 28 vjeçare ka zbuluar shumë detaje personale nga jeta e saj, përfshirë këtu edhe marrëdhënien me bashkëshortin. Një ndjekëse e ka pyetur bukuroshen seksi se si i përballon konfliktet me Sebastian Bear-McClard. “Komunikimi! Gjithmonë e kujtojmë që jemi në anën e njëri-tjetrit dhe i besojmë njëri-tjerit,” është përgjigjur Emily.
Edhe pse Shqipëria është në izolim thuajse total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha garat sportive, disa prej futbollistëve të Tiranës, nuk i janë bindur këtyre urdhrave të qeverisë dhe FSHF-së, duke thyer rregullar, që parandalojnë përhapjen e Koronavirusit, teksa së fundmi kanë zbritur në fushën e blertë të “Selman Stërmasit”, duke kryer stërvitje, si në ditët normale. Në stërvitje ka qenë edhe një përgatitësi atletik, raporton Top Channel. Gazeta mëson se nuk bëhet fjalë për përgatitësin atletik të klubit Kosta Jani, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm. Një situatë kjo e paprecedentë, ndërkohë që futbollistët…