Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Edi Reja: Sot më dërguan një mesazh dhe qava si fëmijë. Miqtë po më tregojnë gjëra tronditëse

18:07 / March 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Reja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, prej disa javësh është i mbyllur në shtëpi për të evituar kontaktet me personat si rrjedhojë e koronavirus që godet sidomos moshat e thyera. Tekniku i Shqipërisë gjithsesi nuk ndal kontaktet me njerëzit, edhe pse pranoi se lajmet që ka marrë së fundmi prej tyre nuk janë aspak të mira.

Në një intervistë të dhënë për “Radio Goal”, ai ka folur për emergjencën ndërkombëtare dhe se si po ndjek situatën sidomos në vendet me të cilat është i lidhur shumë, si për shembull Napolin. “Sot në mëngjes me erdhi një mesazh nga Napoli, pamje të ndeshjes kur fituam 1-0 kundër Interit dhe ishte humbja e parë e zikaltërve. Në sfond kishte nëj këngë të Pino Danieles. Ndjeva shtërngim në zemër, fillova të qaja si një fëmijë. Aty kishte një Marek Hamshik shumë të ri”, tregoi Reja për mesazhin që i kishin dërguar për periudhën kur ai drejtonte napolitanët.

Pikërisht këtyre të fundit ai u është drejtuar me një apel të rëndësishëm në këtë periudhë krize të rëndë të shëndetësisë kudo në botë. “Situata në Bergamo është me të vërtetë e trishtë. Unë jam në kontakt me miq të mi dhe më tregojnë gjëra tronditëse. Nuk ka më as vend për të mbajtur të vdekurit. Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse e njëjta situatë do të përsëritej në jug. U bëj një apel të gjithë napolitanëve dhe të gjithë të tjerëve: qëndroni në shtëpi. Në Jug nuk ka aq struktura të përshtatshme për të pritur të gjithë të sëmurët”, ishin fjalët e Edi Rejas. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.