Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se gjithçka është zbuluar pas një mesazhi që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjestar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi. Ndërkohë, mes prindërve që u është dërguar ky mesazh është edhe gazetarja Lediona Xheladinaj. Gazetarja ka vajzën e saj në këtë shkollë, ndërsa gjatë raportimit live për Abc News shprehu edhe shqetësimin, pasi ajo dhe të gjithë prindërit e tjerë janë njoftuar me shumë vonesë.…
Author: tirana
Ekspertët zbulojnë “mashtrimet” e mbijetesës për nevojat e marrëdhënies suaj, përfshirë hartimin e kufijve fizikë. Njerëzit po qëndrojnë në shtëpi dhe izolohen në përpjekje për të mbrojtur veten kundër koronavirusit, por çfarë ndodh kur detyroheni të kaloni 24 orë në ditë me partnerin tuaj për javë të tëra? Kërkesat për divorc në Kinë raportohet se u rritën ndjeshëm pasi çiftet kaluan “shumë kohë së bashku në shtëpi” gjatë izolimit të koronavirusit, sipas zyrave të regjistrave në të gjithë vendin, raporton “Daily Mail” Ndërsa shtëpitë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar bëhen shpejt hapësirat e përbashkëta të punës, si e kapërceni…
Ish-kryeministri Sali Berisha këshillon që në këtë situatë që po kalon vendi ynë, ku dita ditës ka raste të reja me koronavirus, të bëhen sa më shumë testime. Përmes një postimi në “Facebook” Berisha sqaron se ky është fakti që Gjermania dhe Koreja e Jugut e kanë përkatësisht 0,23% dhe 0;87% vdekshmërinë nga koronavirusi kundrejt 6,8 dhe 3,42 qe e kane Italia dhe Spanja qe nuk testuan gjerësisht. Sipas Berishës, qeveria po injoron testin e diagnozës, ndërsa shton se kjo do te thotë t’i japësh licencë qeveritare virusit për të goditur dhe infektuar çdo minutë qytetarët. MESAZHI I BERISHËS: Testim!…
Një kurë e vjetër kineze është shumë e thjeshtë: çdo mëngjes, para se të lani dhëmbët, merrni një copë hudhër dhe vendoseni në gjuhë. Të gjithë lëngjet e dobishme të hudhrës do të hyjnë në rrjedhën tuaj të gjakut, duke pastruar atë dhe limfën. Zgavra e gojës do të pastrohet, dezinfektohet dhe gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve do të ndalet.Mjekësia popullore kineze pretendon se vetëm në këtë mënyrë gjaku dhe limfatiku pastrohen dhe forcohen. Nëse përdorni hudhër çdo mëngjes mund të kuroni aneminë, veshkat, por edhe të përmirësoni imunitetin, të përshpejtoni metabolizmin, të parandaloni proceset inflamatore, ndalimin e kollës së…
UEFA po mban një videokonferencë me 55 federatat europiane për shkak të emergjencës që ka shkaktuar përhapja e koronavirus dhe mbi të gjitha mbi vijimsinë e kompeticioneve. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar por tani ideja është e qartë. Konfirmimi vjen nga federata norvegjeze e futbollit e cila është e para që nëpërmjet faqez zyrtare ka njoftuar se Europiani do të shtyhet verën e ardhshme, konkretisht në datat 11 qershor-11 korrik. Sakaq ideja është që kampionatet të nisin normalisht më 9 maj, ndërsa do të përfundojnë deri në fund të qershorit. Një çështje e cila kërkon shumë diskutime është…
Shifrat e 24 orëve të kaluara në Itali kanë dhënë pak shpresë për Italinë, pasi kurba e të prekurve të rinj në numër, jo moshë, që ka shkuar në +11.9% nuk ka parë rritje pavarësisht se numri pritej të rritej akoma më shumë. Ndërkohë edhe në rajonin e Lombardisë, zonën më të prekur në Itali shihet që kurba e përqindjes nuk është rritur më. Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli u shpreh: “Ka 414 të shëruar të rinj, më shumë se dje. Por pacientët në terapi intensive janë në rritje, 179 më shumë, për një total prej 1,851 në të…
Me anë të një deklarate nga selia blu, Mirela Tabaku vuri në dukje një fakt të konstatuar ditët e fundit, që ka të bëjë me uljen e numrit të testimeve për COVID 19. Sipas saj, Shqipëria po vepron në kundërshtim me rekomandimet e OBSH-së. Ajo ngre disa pikëpyetje që duan përgjigje. A ka mjaftueshëm kite dhe tamponë? Nëse po, pse nuk zbatohet rekomandimi i OBSH-së? DEKLARATA E PLOTË Partia Demokratike po ndjek me shqetësim zhvillimin e pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ajo që kemi vënë re është ulja e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës…
Një studim i ri zbuloi se fëmijët e infektuar me koronavirus kanë simptoma shumë më të buta dhe ndonjëherë nuk i kanë fare, gjë që paraqet një rrezik serioz. Studimi i publikuar në revistën Nature Medicine përfshinte dhjetë fëmijë në Kinë midis moshës dy muajsh dhe 15-vjeç me COVID-19 dhe po shëroheshin, si dhe 745 fëmijë që ishin në kontakt të ngushtë me të infektuarit. Nga fëmijët e infektuar, shtatë prej tyre kishin ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe kongjestion të hundës, por asnjëri nuk raportoi dhimbje koke ose të muskujve, dhe askush nuk kishte simptoma. Skanimi me rreze Rëntgen…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje direkte në Dita Jonë, u shpreh se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të merret vendimi për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. “Një nga vendimet e para që do të marrë Këshilli Bashkiak në mbledhjen virtuale do të jetë shtyrja e afatit për të gjitha detyrimet nga bizneset deri në qershor. Unë jam kundër atyre politikanëve populistë që vendimet merren çdo ditë. Ne nuk mund të marrim vendime ditore. Ne kemi pasur vetëm një ditë…
Pak ditë më parë, Organizata Botërorë e Shëndetësisë e rriti nivelin e alarmit nga COVID-19, duke e cilësuar tanimë virusin e shekullit jo një epidemi, por një pandemi, pasi numri i të infektuarve, numri i të vdekurve dhe shkalla e përhapjes së këtij virusi kishte marrë përmasa globale. Sipas të dhënave të fundit që raporton BBC, Kina mbetet vendi me numrin më të madh të personave të infektuar me gati 81.000 raste si dhe 3230 të vdekur. Ndërsa në Evropë, vendi ynë fqinj, Italia mban një rekord të frikshëm viktimash: Itali -27.980 raste, 2,158 të vdekur, 2,749 të rikuperuar. Kjo…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan vendim të cartur atë të qeverisë për të ndaluar lëvizjen e njerëzve pas orës 18:00, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Vasili bën përgjegjës Ramën për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai thotë se kryeministri do kallëzohet për genocin e krime ndaj njerëzimit, pasi në këtë situatë nevojiten, tmpone, veshje special, dezifektantë, gjëra këto që ai nuk po i vë në dispozicion të shqiptarëve. STATUSI I PLOTË: Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe…! Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me…
Burrë e grua nga fshati Mbërs i Roskovecit rezultuan pozitiv me koronavirus, çka detyroi bashkinë të paralajmëronte të gjithë banorët të izoloheshin në shtëpi. Ndërkohë pas zbulimit të rastit, bashkia e Roskovecit ka njoftuar autoritet si ISHP dhe Policia e Shtetit dhe është vendosur karantinimi i të gjithë fshatit. Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje-daljet e fshatit Mbërs duke bllokuar lëvizjen e banorëve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë. “📌📌Njoftim i rëndësishëm! Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e…