Fero ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale për vajzën e tij Ninën, për të cilën pohon se nuk e ka parë e takuar që nga muaji tetor. Reperi theksoi se avokatja e ish-partneres së tij Arbenita Ismajli, i kishte premtuar se nëse do të nënshkruante një marrëveshje do t’i mundësohej kontakti dhe takimi me vajzën. “Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen…
Author: tirana
Qafa e Llogorasë në Vlorë është bllokuar për disa minuta si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshi një autobus dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Mjetet kanë qenë duke udhëtuar në sense të ndryshme lëvizje në momentin kur janë përplasur në pjesët anësore. Nuk ka lëndime në njerëz, por veç dëme materiale
Dashnor Sula i cili nuk është në listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, foli për situatën politike në vend. Për të krahasuar me 4 vite më parë, kjo fushatë ka një ndryshim të madh për shkak të kodit zgjedhor. Ai thekson se kandidatë nga të dyja anët politike i janë drejtuar edhe atij për të mbledhur vota. ”Jam shumë herë më i qetë, duke e vëzhguar me lehtë si ecën fushata. Kandidatët e listave të mbyllura po ia fusin gjumit, ata në lista të hapura si nga PS dhe nga PD po gjurmojnë e po vrapojnë te vota.…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se çdo investim në sektorin energjetik ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit, por edhe uljen e humbjeve në rrjet. ”Investimi në nënstacionin e ri elektrik të Kuçovës, synon fuqizimin e rrjetit për t’i ofruar shërbim mbi 15 500 abonentëve. Një shërbim për furnizimin me energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë. Është shumë e rëndësishme që teksa fuqizojmë furnizimin. Të ulim humbjet teknike, që në 2013, i gjetëm në nivelin 50%. Në vitin 2024 kemi arritur të ulim humbjet në shifrën historike 17,9%”,-tha Balluku. Po ashtu ministrja…
BE ka mbështetur kundërmasat e tij të para kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kjo pasi vendet anëtare miratuan sot një propozim të bërë në përgjigje të tarifës prej 25% që SHBA vendosi për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së. ”BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja thotë se ”Vila 31 x Art Explora” sjell bashkëjetesën e kujtesës historike me krijimtarinë e gjallë të së tashmes. Gonxhja tha se transformimi i “Vilës 31”, është shembull i përkushtimit për të promovuar artin dhe kulturën si motorë të zhvillimit ekonomik, forcimit të identitetit dhe rritjes së ndikimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulturore. ”ArtExplora nga vetë emri, qëllimi, ngjall eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes vendeve dhe komuniteteve duke rrëzuar hierarkitë, ashtu siç punët e artistëve që do t’i përjetojmë sot, fryt i misionit të Vilës 31, ku sot bashkëjetojnë shpirtra të…
Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të rikthehet në Tiranë. Vizita do të jetë mbahet në muajin Maj, dhe që korrespondon me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit. Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri. Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si…
Sali Berisha premton se nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore do të largohen ata që janë të inkriminuar. Gjatë prezantimit të programit për sigurinë dhe rendin, kreu i PD-së shprehu bindjen se ka shumë punonjës të zbatimit të ligjit. ”Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Por kjo betejë do të nisë me krimin qeveritar. Do të nisë me ministrat, bashkëpunëtorë të kriminelëve, mburojë e kriminelëve”, tha Berisha, ndërsa paralajmëroi betejë me zero tolerancë. Berisha siguroi se do të ndërmerret me vendosmërinë më të madhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. ”Këto dy faktorë bëjnë jetën e shqiptarëve…
21-vjeçari Mario Mitaj sillet në fushë si një futbollist me përvojë. Pasimet e tij kanë ndihmuar Al Ittihad të arrijë rezultat në kampionatin arab. Për këtë cilësi ai vlerësohet si mbrojtësi më rezultativ i krahut deri 23 vjeç mes 67 ligave në të gjithë botën. Sipas analizës së kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport, Mitaj është 89.4% i saktë në pasimet e tij. Një e dhënë befasuese ku janë përfshirë ata lojtarë të cilët janë aktivizuar të paktën 720 minuta në këtë sezon. Në këtë sezon të Superligës së Arabisë, Mario Mitaj është aktivizuar në 14 ndeshje ku…
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën ”Sy m’Sy”. ”Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë dhe pa drita. Je gjigand, edhe nastradini do të kishte zili”, shkruan një komentues. Rama thotë se BE ka deklaruar se duan që të mbyllin negociatat me Shqipërinë brenda 2027. ”Tani ty jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti, por mua sa më shumë kaloj në vitet aq më pak i zgjuar më duket vetja. Nuk po të them se ca mendoj unë për komentin tënd dhe…
Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. . Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur dhe të mos marrin pjesë në veprimet ushtarake nga asnjëra palë. Rusia ka ngritur alarmin e një plani për zbarkimin e trupave franko-britanike në portin e Odesës. ”Çdo prani…
Pavarësisht se në sipërfaqe paraqitja e Olsi Bylykut në “BBVA 4” për të takuar ish-partneren e tij, Eglin, u duk si një veprim për të shprehur mirënjohje për vitet që kaluan bashkë (ndonëse pa ndonjë lidhje logjike me lojën e tanishme), në thelb mendojmë që ka qenë një lëvizje e menduar mirë biznesi dhe rikthimi në orbitën e Top Channel. Pas largimit jo pa bujë nga “BBVA 3”, dhe më pas publikimit të këngëve ku i referohet direkt Top Channel-it (“Pikë”, “Njesoj”), duke përmendur edhe presionin për të ruajtur marrëdhënien me Top Channel (“Mos bab, mos se të duhet Top-i”),…