Author: tirana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj. Gjatë seancës nuk ka qenë i pranishëm, dhe Shehaj është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri. Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit te rivlerësimit. Në një nga procedimet Shehaj duhej të hiqte dore pasi ishte në konflikt interesi. Përfshirja e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal. Në përfundim, trupa gjykuese e KPA vendosi shkarkimin e Shehajt.

Read More

Lulzim Basha bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, takuan dhe biseduam me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Basha tha se fondet për shëndetësinë njësoj si fondet e tjera, në 12 vite janë vjedhur nga shokët e Ramës tek 7×7=313, aty ku ka edhe Ilir Beqajn. ”Të vjedhësh fonde të cilat shkojnë për të shpëtuar jetë, foshnjesh, prindërish, të moshuarish, ky është pastaj në kufij me krimin kundër njerëzimit. Është pse e ke o Rame…

Read More

Rruga që të çon drejt fshatit Belishovë në bashkinë e Mallakastrës është tejet e amortizuar. Me përjashtim të disa banorëve që janë rralluar dhe ndonjë punimi në ndonjë banesë, gjithçka tjetër në Belishovë ka mbetur siç ka qenë tre apo katër dekada më parë. Përveç rrugës, Belishova vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm si dhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. Të mësuar me premtimet boshe gjatë periudhave të fushatave, banorët po shohin mundësinë që të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk marrin zgjidhje për problemet jetike që i shqetësojnë.

Read More

Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorët e Rajonit 2 në Vlorë, ku edhe garon për një vend në Parlament, por jo nga lista e mbyllur. Kandidati i PS-së e cilësoi edhe një rikthim të tij në Vlorë, aty edhe ku “e la”. Gjiknuri u shpreh se kjo nuk është një garë individuale, por në grup dhe mbështetësit e qytetarët mund të votonin për cilin kandidat të dëshironin, mjafton që vota të shkonte për numrin “5”. “Për Vlorën, Partia Socialiste është e rëndësishme. Unë e quaj themelin politik të këtij qyteti. Identiteti ynë i majtë, është identiteti i barazisë qytetare, i…

Read More

Rinas është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton ”Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njohën me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik. ”Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit…

Read More

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama ka postuar imazhin e krahut të shqiponjës të formuar nga disa duar. Kryeministri u kërkon qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE. “Voto 5! Me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”,-shkruan Rama.

Read More

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Egli Progës, mbi 4 të akuzuarit dhe pritet që ditën e sotme të bëjë komunikimin në IEVP ndaj të pandehurve. Ata më pas do të përballen me akuzat e ngritura dhe provat e grumbulluara nga hetuesit në gjykatë. Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi. Vijon hetimi për shpërdorim detyre për punonjësit e policisë dhe çështja është ndarë. Egli Proga la pas dy fëmijë, kur u vra mbrëmjen e 10…

Read More

Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e shërbimit ndaj abonentëve, investimi i nisur parashikon jo vetëm rikonstruksionin e plotë, por edhe rritjen e kapaciteteve. Janë realizuar deri më tani 65% e punimeve, ndërsa nënstacioni i ri do t’ju shërbejë më shumë se 15 mijë banorëve të zonës, si dhe do të ketë fidera të dedikuar edhe për bazën ushtarake të aviacionit si dhe puset e naftës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku…

Read More

Liderët e BE në Tiranë, administrata pushim më 15 dhe 16 maj. Vendimi i qeverisë: CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone. Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s. Presidenti Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë. “Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se kriminelët që investojnë në Shqipëri do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar se, sipas tij, në krye të Policisë së Shtetit qëndron një individ që është i lidhur me grupe kriminale, duke përdorur termin “drejtor Matrixi” për të identifikuar drejtorin aktual të policisë. Berisha ka deklaruar gjithashtu se krimi ka përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe qëndrimi ndaj krimit është i dobët dhe i ndikuar nga politika. Ai ka pohuar se investimet e kriminelëve, si ndërtimi…

Read More