Një makinë ka devijuar rrugën duke u përplasur fort me shtyllën dhe ka marrë flakë në një rrugë të fshatit Risili. Drejtuesi i mjetit është larguar nga ngjarja, duke sjellë dyshime se makina me targa VL1836C ka qenë pa dokumenta. Sipas korespdentit të Vlorës, nuk ka informacione për persona të lënduar dhe nuk dihet ende se cili është shkaku i përplasjes dhe përfshirjes në flakë të automjetit.
Author: tirana
Në “Air Albania” është duke u zhvilluar kryendeshja e Superiores mes Kukësit dhe Partizanit, takim ky i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores. Shpesh herë jemi mësuar që në një përballje rivalësh, tifozët të “ngacmohen” në distancë sa i përket banderolave që shpalosin në stadium. Tifozët e Partizanit e thanë fjalën e tyre! Në sektorin ku po qendron dhe tifo-grupin”Guerrils” është hapur një banderolë me shkrimin, “Me minatorët e Bulqizës”. Këta të fundit kanë protestuar në kryeqytet për kushte më të mira të punës, ndërsa tifozët e Partizanit dalin hapur se janë me ta në këtë kauzë. Por surpriza…
Edhe pse shumica nuk janë të vetëdijshëm, në fakt të bësh foto në kullën Eiffel natën, kur dritat janë ndezur është e ndaluar me ligj. Arsyeja është se dritat e natës janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Edhe pse Kulla Eifel është legalisht një hapësirë publike, dritat nuk janë. Ekrani i dritës i instaluar në vitin 1985 nga Pierre Bideau, është në pronësi teknike të artistit dhe mbrohet nga të drejtat e autorit Jehona Dreshaj, Anxhelina Hadërgjonaj, Beatrix Ramosaj, Adrola Dushi dhe Aurela Hoxha kanë tashme një foto të tillë por që ta dini është e ndaluar. Madje…
ur ndieni nevojën që të zvogëloni ndikimin e mendimeve negative dhe të zvogëloni ndikimin e tyre të dëmshme, shfrytëzoni këtë meditim. Uluni rrafsh në pozitë të lehtë me këmbë të kryqëzuara. Bashkoni shuplakat, vendosni njërën mbi tjetrën, lakoni në formë filxhani dhe ktheni shuplakat lart, ashtu që gishtat të kalojnë njëri mbi tjetrin. Vendosni duart në lartësinë e zemrës në mënyrë që bërrylat të jenë të çliruar. Sytë gjysmë të hapur shikojnë poshtë. Merrni frymë lehtë dhe vazhdimisht nëpërmjet hundëve. Fokusohuni në nxjerrjen e lehtë të frymës nëpërmjet gojës. Do të ndieni që fryma ju kalon nëpërmjet shuplakave. Është e…
Mariza Ikonomi ishte sot e ftuar në E Diell, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve. Ajo rrëfeu për karrierën e saj në muzikë, që ka nisur që kur ishte fëmijë. Më tej, ajo tregoi një situatë sa komike, aq edhe të zakonshme, për familjet shqiptare të shumë viteve më parë. Në Festivalin e 33-të në RTSH, në vitin 1994, ajo fitoi çmimin e publikut, me këngën Telefonatë Zemrash, së bashku me të madhin Françesk Radi. Sigurisht si një këngëtare Mariza dëshironte që me paratë e ftuara të blinte një piano. Dëshirë që nuk përkonte me atë të mamasë e cila…
Donald Trump kishte kërkuar largimin e Marie Yovanovitchit, ambasadores së mëparshme të ShBA-ve në Ukrainë dhe tash një figurë kryesore në procesin për shkarkimin e tij, në një video që u lansua sot për media. Videoja raportohet të jetë bërë më 28 prill të vitit 2018, në një darkë me donatorë në një hotel. Ajo iu dha mediave nga një avokat për Lev Parnasin, bashkëpunëtor i avokatit personal të Trumpit, Rudy Giulianit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Parnasi dhe partneri i tij biznesor, Igor Fruman, janë akterët kryesorë në përpjekjen e pretenduar të Trumpit për t’i bërë presion qeverisë së…
Zbulohen detaje të reja nga operacioni që çoi në sekuestrimin e 1.2 ton kokainë në një port të Patras ku u vunë në pranga edhe 6 shqiptarë. Autoritetet greke thanë se grupi mbahej nën vëzhgim prej shtatorit 2018 në një operacion të përbashkët të policive të disa vendeve, mes të cilave Greqia, Spanja, Shqipëria dhe DEA amerikane.Në krye të organizatës qëndronte shqiptari Aleksandër Pema, i njohur me nofkën “Doktori” i cili është vënë në pranga. Ai jetonte prej vitesh në Barcelonë të Spanjës, prej nga edhe drejtonte rrjetin e trafikut. Në kërkim janë 2 bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Droga…
Dy foshnje 5 muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë ditën e sotme. Foshnjet janë dërguar pa jetë në spital, pavarësisht tentativës së prindërve. Foshnjet që ndërruan jetë janë R. Agalliu dhe R. Agalliu. Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se foshnjet mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, për shkak të një deklarate të tij është rikthyer sërish në vëmendje. Gjatë prezantimit të një kandidate nga partia e tij në Calabria, Berluskoni ka bërë që të gjithë të pranishmit të qeshnin. Berlusconi tha se ai e njihte shumë mirë kandidaten që po prezantonte, pasi prej 25 vitesh kishin miqësi, por nuk kishin shkuar kurrë bashkë dhe pse ish-kryeministri kishte dëshiruar.
Roma ka kaluar në avantazh në derbin ndaj Lazios. Është Dzeko ai që realizoi me kokë pas një dalje të gabuar të Stakoshës.
Dy persona janë shoqëruar nga efektivët e Komisariatit nr. 4 në kryeqytet pasi kanë dhunuar efektivët e Policisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios ndërsa efektivët ishin duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga një zonjë me urdhër mbrojtje. Ish-burri i kishte shkuar në banesë ndërsa sipas zonjës ajo ishte me urdhër mbrojtje ndaj tij. Në momentet kur efektivët i kërkojnë personit të shkojë me ta në komisariat për verifikim, ai i kundërshton dhe i dhunon duke i gjuajtur. Pamjet e këtyre momenteve janë filmuar edhe nga ne ndërsa transmetohen ekskluzivisht në emisionin 112, të realizuar nga gazetari i Report…
Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli thotë se Berisha duhet të ishte shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda Partisë Demokratike. “Berisha është shumë aktiv në politikë e nisur nga kjo mendoj që duhet të ishte edhe shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda PD. Mendoj që kjo do ishte një garanci e shtuar për të gjithë demokratët, edhe për ata që nuk ndjekin linjën zyrtare të PD, gje për të cilën me thënë të drejtën gjykoj që ka shumë nevoje PD-ja sot”, u shpreh Mëhilli. E pyetur për ndikimin e familjes së Berishës në vendimet e tij…