Të paktën 1,372 raste janë raportuar që nga e shtuna, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje. Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten, transmeton Telegrafi. Këtu është ajo që duhet të dini për coronavirusin: Çfarë është coronavirusi? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), coronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga të ftohtit e zakonshëm deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) dhe coronavirusi i rëndë…
Author: tirana
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që nuk ka hiç të bëjë me një hyner që kryeqyteti e di të përkryer e të përjetshëm – politikën – por është e lidhur me një ofshamë eshtrash e klithmë shpirti, që në Tiranë i shohin si sëmundje të përkohshme – letërsinë! “Unë e njoh Tom Kukën”!, i mburrej dynjasë sa poshtë rrugëve ditën, aq edhe përpjetë studiove televizive natën, një gazetar në zanat dhe shkrimtar në shpirt.“Tom Kuka nuk është njeri i vërtetë. Eshtë llagapi mbas të cilit fshihet EnKel Demi, shkrimtar në shpirt dhe gazetar…
Një trajler me drejtues Gëzim Hykën me targë AA552RS ka dalë nga rruga ka dalë nga rruga Librazhd-Prrenjas pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” . Kjo ka bërë që që në njërin kah të kësaj rruge të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti si për nxjerrjen e trajlerit.
Këngëtarja Tuna ka disa ditë që po shijon pushimet Republikën Domenikane. Në këtë udhëtim e shoqëron vogëlushi i saj, Tian, por nuk dihet përse mungon Patrisi. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi tepër provokuesi, ku gjithçka fokusohet tek të pasmet bombastike e jo tek plazhet e mrekullueshme të në Punta Cana. E mbuluar me kapele të madhe në kokë, në një prej imazheve shkroi: “Arrin ta shohësh që nuk më plas në buzëqeshjen time?” Këtë shkrim mund t’ia dedikojë artikujve në faqet rozë ku thuhet se ajo dhe bashkëshorti po pësojnë krizë në çift. Tuna njihet si njëra ndër…
Kantautori dhe këngëtari, Flori Mumajesi është bërë bashkë me këngëtarin e njohur shqiptar, Luan Zhegu dhe kanë surprizuar fansat në Instagram. Ndërsa ishin bashkë në avion, Flori dhe Zhegu këndojnë një pjesë të këngës “Ti më je si një gonxhe” të Liljana Kondakciut dhe Ema Qazimit. Çfarë nostalgjie! Një këngë e hershme, e kënduar nga dy ikona të muzikës dhe e risjellë sot nga këngëtari më i dashur i Shqipërisë, Luan Zhegu dhe ai më in i momentit, Flori Mumajesi.
Bankat e nivelit të dytë në vend, raportuan rënie të kërkesës për kredi shtëpie në tremujorin e fundit të vitit që shkoi. Nga vrojtimi i fundit i bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi aktivitetin kreditues në vend, rezulton se një faktor domethënës në rënien e kërkesës për hua banesë ishte tërmeti i 26 nëntorit. Pas shkatërrimit dhe dëmtimeve të forta në mjaft ndërtesave në Durrës, Laç, Thumanë, Tiranë apo zona të tjera të prekura, individët kanë shprehur interes të ulët për të marrë financime për blerje shtëpie, edhe pse standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e fundit…
Marrëdhënia e reperit Arkimed Lushaj (Stresi) me partneren e tij, Keisin, ka qenë prej muajsh një ndër lidhjet më të komentuara të shoëbizz-it shqiptar. Ndarjet e ribashkimet e tyre janë përfolur gjatë në media, mirëpo u bënë disa muaj që ata s’janë më me njëri-tjetrin. Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Para dy ditësh, ajo na futi të gjithëve në dyshime me një foto të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqej me unazën që i kishte dhuruar Stresi, të cilën e mbante ende në…
Përdorimi i maskave kirurgjikale për të parandaluar infeksionin është i popullarizuar në shumë vende të botës, veçanërisht Kina gjatë shpërthimit të koronavirus-it aktual, ku njerëzit i vendosin për t’u mbrojtur kundër niveleve të larta të ndotjes. Maska kirurgjikale u futën për herë të parë në spitale në fund të Shekullit 18, por ato nuk e përdorën në publik deri në shpërthimin e gripit spanjoll në 1919 që vazhdoi të vriste mbi 50 milion njerëz. Sa shqetësues duhet të jemi për koronavirus-in? Paralajmërim kundër mbulimit pasi numri i rasteve po rritet gjithnjë e më shumë. Dr David Carrington, nga St George’s,…
Pamela Anderson ka publikuar fotografitë e para me bashkëshortin, Jon Peters, me të cilin bëri një ceremoni sekrete në fillim të kësaj jave. Bukuroshja bionde rrezaton teksa shfaqet kokë me kokë me 74-vjeçarin, i cili mbante syze dielli dhe nuk buzëqesh. Dyshja ka një histori të veçantë, pasi ata kanë qenë të lidhur 30 vite më parë. Madje Peters në atë kohë i propozoi për martesë aktores së famshme, por ajo e refuzoi.
Robert Berisha ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut duke bërë deklarata jo pak të thjeshta. Pak muaj më parë kënga e tij më fundit e titulluar ‘Dashnorja’ dhe pohimi se çdo burrë ka një dashnore sipas tij, i çuditi jo pak të gjithë ndjekësit. Së fundmi në një intervistë për ‘Prive’ Roberti ka sqaruar se ky projekt nuk erdhi me një videoklip, pasi nuk ka ende aq fitime sa të sjellë një të tillë, por shtoi se në Kosovë duhet ta mendojnë mundësinë e hapjes së shtëpive publike sepse siç pohoi vetë dashnorja, të cilës i referohet…
Puntata e ditës së sotme në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel” ka sjellë plot argëtim dhe të qeshura në ekran. Teksa intervistonin astrologen Meri në studio, vajzat bashkëprezantuese nisën të diskutonin për çiftet që shkojnë më shumë sipas shenjës së horoskopit. Dojna Mema i hapi vajzave “sfidën” e Victoria Beckham, për të parë nëse e meritonin “David-in”. Ato duhet të qëndronin në kolltuk njësoj si Victoria në foton e mëposhtme. Kejli e kaloi sfidën me sukses, mirëpo Kilda është rrëzuar përtokë teksa përpiqej të qëndronte si Victoria. Vajzat kanë nisur të qeshin me të madhe në studio, ndërsa ky…
Demi Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift, por partneri nuk do arrije t’ua plotësojë dot te gjitha. Tregohuni te kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqaret pritet te vijnë dashuri me shikim te pare. Do i shihni gjerat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një te zgjidhen. Do jeni disi me te qete kur te shpenzoni. Binjaket Dite shume e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjerat do ecin me…