Por edhe tani që drejton Ministrinë e Brendshme, institucioni të imponon një seriozitet të shtuar në krahasim me të tjerët. E megjithatë, ka momente që edhe ministri Sandër Lleshaj argëtohet me shakatë e kolegëve dhe qesh. Këtij misioni gati të pamundur, kësaj here ia ka dalë më së miri deputeti socialist, Xhemal Qefalia. Pasi ka folur për disa minuta me Lleshajn, që të dy kanë zbritur shkallët e Parlamentit duke qeshur. Dhe paparazzi ynë ka qenë aty, i gatshëm për ta dokumentuar këtë moment/Panorama/
Author: tirana
Kampionati, merkatoja dhe barazimi me Leçen që është ende një plagë e hapur. Po mbetet vullneti që të vijohet të ecet përpara, përgjatë kësaj rruge dhe me kokën ulur. Antonio Konte paralajmëron Interin e tij që të mos ulë vigjilencën përballë Kajliarit sepse “ajo është një skuadër e mirë dhe këtë e tregon renditja”. Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për të ardhurit e rinj në ekip dhe të atyre që pritet të vijnë. “Duhet të përforcojmë ekipin me ide dhe inteligjencë dhe kështu po bëjmë. Por të kemi kujdes sepse nuk kemi blerë gjysmën e Real Madridit”. Në…
Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit Rexhep Taip Erdogan për tërmetin në lindje të vendit i cili deri tani ka shkaktuar 22 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur. LETRA E KRYEGJYSHIT BOTËROR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË SHKËLQESISË SË TIJ REXHEP TAIP ERDOGAN NGUSHËLLIM Bismilahi Rrahmani Rrahim! Prej mediave vizive dhe atyre të shkruara mësova me hidhërim të thellë për tërmetin e rënë në Elazig, i cili deri tani ka shkaktuar disa të vrarë dhe qindra të plagosur. Sinqerisht kam shpresë që të ikurit nga kjo botë të…
Report TV ka arritur të zbulojë emrin e shqiptarit që akuzohet nga mediat greke si kreu i grupit të trafikantëve që u kap me 1 ton e 180 kilogram kokainë në Greqi. Sipas burimeve të Report TV një prej shqiptarëve të arrestuar është Sandër Pemaj, që dyshohet nga policia greke si kreu i bandës. Pemaj është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës që trafikonin drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë. Pemaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe…
Virusi vdekjeprurës që po përhapet në shkallë globale mund ta ketë origjinën nga një laborator në Vuhan, i lidhur me programin e fshehtë të armëve biologjike në kinë. Kjo është teoria që sjell një ekspert izraelit i armëve biologjike. Radioja Azia e Lirë, këtë javë, ka transmetuar një raport nga një televizion lokal në Vuhan, nga viti 2015, ku tregohet laboratori më i avancuar i kërkimeve për viruset në kinë, i njohur si instituti i virologjisë në Vuhan. Laboratori, është vendi i vetëm i deklaruar në kinën që ka kapacitetet të punojë me viruse vdekjeprurëse. Dany Shoham, një ish zyrtar…
Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti që preku ditën e djeshme Turqinë dhe numri i të plagosurve është 1466. Këto janë shifrat më të fundit që vijnë nga mediat turke. Tërmeti ishte me një magnitudë 6.8 i shkallës rihter dhe goditi Turqinë lindore. Në gërmadhat e ndërtesave të shembura ka akoma trupa nën rrënoja ku sa më shumë kohë kalon aq më pak janë shpresat për ti nxjerrë të gjallë, kjo edhe për shkak të temperaturave shumë të ulëta që janë në vend. Ditën e djeshme kanë shkuar deri në -6 gradë celcius.
Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave. Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”. Ne thotë ambasadori…
Një gjykatës në Tiranë, i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, pushoi çështjen e hetimit të privatizimit të kompanisë OSHE, blerë nga CEZ, ku shikohen qartë së paky dy elementë. E para, paracaktuesi i blerësit, CEZ, përmes lobimit të djalit të Sali Berishës dhe një sekseri të tij, dhe së dyti, roli i Shkëlzen Berishës si tutor dhe në vazhdimësi, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare. Kontrolli i familjes Berisha mbi kompaninë private CEZ, që privatizoi OSHE, vjen nga historia e privatizimit, ku sekseri Ndue…
1.2 tonë drogë u sekuestruan mbrëmjen e djeshme pranë Patrës në Greqi, ndërsa në pranga ranë tetë persona, shqiptarë dhe marokenë. Sipas mediave greke, dyshohet se organizatori i grupit kriminal ishte një shqiptar, ndërsa kokaina vinte nga ishujt Shën Vincent në Karaibe dhe mbërrinte në Greqi me jaht. Sasia e madhe e kokainës u kap pas një operacioni të gjer të policisë greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, pas dy vitesh hetime, ndërsa droga u gjet e fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Mediat greke kanë publikuar edhe foto…
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se ka pasur një indicie nga burgjet për lirimin e Endrit Dokles. Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Gjonaj foli për çështjen e lirimit të Dokles që bëri bujë në media pasi ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Gjonaj tha se i është drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë për gjyqtaren që dha vendimin dhe ka kërkuar që të përfshihen në një listë prioritare për vetting gjyqtarë si ajo. “Për çështjen Dokle ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga…
Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, i është bashkuar tashmë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Neës 24” Gjetani ka treguar se kur i lindi ideja e kalimit te LSI, ndërsa për përjashtimin nga PS u shpreh se Rama nuk do ta kishte larguar “në qoftë se do të isha pjesë e bandave kriminale”. “Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte…
Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry, habitën botën me kërkesën e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore. Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në Kanada. Tani që s’janë më pjesë e familjes mbretërore, ata janë të lirë të mos i ndjekin më disa rregulla që dikur i kishin të detyrueshme. Më poshtë po ju tregojmë 10 prej tyre: 1- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të japë autografe. 2- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të përqafojë fansat. 3-Çifti mbretëror duhet të përfaqësojë Mbretëreshën në ngjarjet zyrtare të familjes.…