Njësia e inspektimit shëndetësor në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, ka rritur gjendjen e gatishmërisë lidhur me situatën e koronavirusit. “E vetmja risi në këtë situatë rutinë të punës sonë është një monitorim i shtuar i pasagjerëve që vijnë nga Kina. Janë shtuar masat higjieno sanitare në aeroportin e Rinasit, të cilat konsistojnë në rritjen e shpeshtësisë së numrit të pastrimeve të ambientit të aeroportit, shtimin se sasisë së dizifektantëve që hidhen për pastrimin e dyshemesë si dhe është kërkuar një dizifektim, që e quajmë procedurë 3D, për të bërë dizifektimin e terminalit dhe ambienteve kargo”, shprehet mjeku Hashrova. Sipas mjekut…
Author: tirana
Arbana Osmani ka vizituar kampin e përqëndrimit në Aushëitz. Moderatorja e njohur shqiptare ka publikuar para pak minutash disa foto nga “kampi i vdekjes”, që të thyejnë zemrën. Ajo shprehet se kjo është një ndër përvojat më drithëruese që ka pasur në jetë dhe e kuptojmë! Në një seri fotosh të publikuara nga brenda kampit, Arbana na tregon këpucët e viktimave, rrobat e fëmijëve apo shtretërit prej druri ku flinin ata, që të prekin në shpirt. Në mesin e dhomave atje, ajo që ka tërhequr vëmendjen e moderators është pigu i enëve të ngrënies të mbledhura në një dhomë të…
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën. Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti. Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të…
“Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve”, Gazment Bardhi takim me strukturat e qarkut Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me strukturat e qarkut Tiranë. Në fjalën tij Bardhi u shpreh se pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, ndërsa theksoi se Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit”. Postimi i plotë: Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i radhës. Banorët e Kamzës, Paskuqanit,…
Me një shënim në facebook, Berisha shkruan se ai u akuzua dhe kallëzua me urdhër të kryeministrit Rama, për ndikim të paligjshëm në një proces me të cilin thotë se nuk kishte kurrfarë lidhje. Pushimin e çështjes nga gjykata Shkëlzen Berisha nuk e quan drejtësi, por thotë se “drejtësi do të ketë ditën kur, regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin”. “Edi Rama orkestroi thirrjen time 4 herë në komisionin e tij parlamentar dhe më pas padinë në prokurori me qëllimin e vetëm, se do mund të mbulonte akuzën tashmë të njohur botërisht…
Një tjetër i kërkuar, i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve, bie në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe autoriteteve policore gjermane.arrestim Policia ben me dije se ne pranga ne Gjermani eshte vene shtetasi Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policise, ai më bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish. NJOFTIMI Kapet në Gjermani dhe ekstradohet…
Iva Aliko është biondja seksi që provokon me format e saj. Prej kohësh, ajo ishte distancuar nga mediat, duke iu përkushtuar kështu shkollës, por edhe një lidhjeje të re që ka nisur. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo flet edhe për përfshirjen e saj në çështjen e “Zogut të Tiranës”. Sipas saj, ajo del në përgjime, pasi njëherë ka përcjellë gazetarin deri në shtëpinë e tij. Më tej Iva shprehet se u trondit kur mori vesh për rrjetin e prostitucionit ku bënte pjesë edhe Hermes Nikaj. Prej kohësh duket sikur u shkëputët nga jeta publike, ku ka qenë Iva? Prej…
Vizita e kryeministrit të vendit, Edi Rama sot në Surrel, në inaugurimin e mjediseve të reja të shkollës ishte lajmëruar që me herët, jo vetëm për të siguruar pjesëmarrje, por edhe përhapje të lajmit përmes rrjeteve sociale. Anetari i Kryesise se PD-se, Kreshnik Çollaku ka postuar sot SMS me te cilen mesuesit jane urdheruar per te shperndare aktivitetin e Rames ne Facebook. Ja mesazhi i tij Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane),jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit. Kjo…
Disa lëkundje tërmeti me intensitet të ulët janë ndjerë edhe në vendin tonë. Sipas IGJEUM, lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë, konkretisht 5 tërmete. Siç shihet dhe në grafikun e IGJEUM, lëkundja e fundit shënon në orën 08:07, ku epiqendra është Laçi, me një magnitudë 1.8 të shkallës rihter. Po ashtu një tjetër është shënuar në orën 07:53 të mëngjesit, me epiqendër 4 km në Jug të Laçit dhe me thellësi 25 km.
Kryeministri Edi Rama me ane te nje postimi ne rrjetet sociale shprehet se ne kete tragjedi ne Turqi jemi prane popullit turk dhe Turqise mike. “Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama, ne kete mesazh qe ia drejton dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Milani duket se ka lënë pas problemet e fazës së parë. Kuqezinjtë kanë regjistruar fitoren e 3 radhazi në Serinë A teksA mposhtën 0-1 në transfertë Brescian mje një gol të Rebic në minutën e 72. Ishte goli i Ante Rebic në minutën e 72 që i siguroi Milanit 3 pikë të arta. Ndërkohë me këtë sukses Milani ngjitet në vendin e 6 me 31 pikë, 7 pikë larg zonës Champions që mbahet nga Roma.
Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. Sulmuesi suedez e nisi si titullar takimin e javës së 21 të Seria A kundër Brescia. Në minutat e fundit të pjesës së parë, 38-vjeçari shpërdoroi një rast foshnjarak. Topin e hedhur në zonë nga Hernandez, Ibrahimovic çuditërisht e dërgoi jashtë kuadratit, duke i habitur të gjithë.