Author: tirana

Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani. Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina. Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore. Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim…

Read More

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë sëfundmi një prej emrave më të përfolur në mediat rozë për shkak të videos së saj me Flori Mumajesin dhe ndarjen nga aktori i humorit, Romeo Veshaj. Mesa duket ndarja nuk ka qënë aq e mirë për të dy, pasi këngëtarja ka postuar sot një këngë thumbuese në Instastory-in e saj. Bëhet fjalë për këngën e re të Taynas dhe Mozzikut, ku në thelb qëndron lakmia e personit tjetër në një lidhje për para. Vagjet që publikoi Jonida: Veç edhe ti shumë lakmitar je Nuk kom lind dje Une e di ça don…

Read More

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd. (foto kryesore) Vreto ka lënë fjalë të ndjera për vëllain e tij të humbur në aksident. Ai shkruan: “Ardian ku po shkon vëlla Ne jemi të tre, pse Zot,…

Read More

Seksi gjatë periodave vjen me jo pak përfitime për femrën, pasi besohet se lehtëson dhimbjet menstruale, orgazmat janë më intensive dhe çlirimi i hormoneve të kënaqësisë e bëjnë atë të ndihet mirë ! Megjithatë shqetësimi më i madh lidhur me marrëdhënien seksuale gjatë periodave është: A mund të mbetesh shtatzënë? Dr. Alyssa Dëeck, një gjinekologe me bazë në Nju Jork, tha se kjo është e komplikuar. Sipas përkufizimit, një cikël ndodh në mungesë të vezës së fekonduar, por jo të gjitha femrat kanë perioda të rregullta e shumë prej tyre vërejnë njolla gjaku ndonëse këto nuk janë të periodave! Nëse…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi e ka konsideruar si “ngjarjen më të rëndë të tranzicionit shqiptar” “21 Janarit”, ndërsa tha pas ngjarjes, palët ishin në një konflikt të hapur. I ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Topi u shpreh se ka qenë ndërhyrja e ndërkombëtarëve që uli tensionin në vend dhe solli rifillimin e funksionimit të institucioneve. “Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur…

Read More

Prej disa ditësh Kina dhe e gjithë bota është në alarm për një virus që ka prekur vendin me popullsinë më të madhe në botë dhe akoma nuk është e qartë se nga ku ka ardhur. Deri më tani janë konfirmuar mbi 25 persona të vdekur, dhe qyteti u Wuhan që mendohet që është edhe burimi i këtij virusi është izoluar totalisht. Ky virus ka mbërritur edhe në Europë, ku zyrtarisht për herë të parë janë konfirmuar dy raste në Francë. Të dy rastet e konfirmuara u njoftuan nga ministria e shëndetësisë, Agnes Buzyn. Ajo tha se të dy personat…

Read More

Pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig në Turqi. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet. Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet. Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare nga autoritete turke bëhet e ditur se forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.

Read More

Një video, që po thyen rrjetin e një darke kineze, ku disa minj rrethuar nga domatet gëlltiten është shfaqur në mediat e huaja. Në të shihet një burrë, që teksa piu një verë të bardhë, gëlltiti brejtësin, që e merr nga pjata me domate. Por pjata e njohur edhe si “Tre Lëvizjet”, që ka si përbërës minj të gjallë është ndaluar nga shteti. Kjo sepse shteti aziatik po përballet me virusin e quajtur Koronavirus, që deri më tani është përhapur edhe jashtë kufinjve të saj. Sipas ekspertëve, virusi po përhapet nga ajri, por dyshime të mëdha janë ngritur edhe për mënyrën…

Read More

Një tërmet i fortë është regjistruar pasditen e sotme në Turqi. Nga të dhënat e para tërmeti është regjistruar me madhësi 6.8 i shkallës Rihter, ndërsa dëmet janë të mëdha. Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se tërmeti i fuqishëm ka shembur pallate, po ashtu raportohet për viktima, pamjet janë rrëqethëse dhe kanë tronditur gjithë rajonin.

Read More

Një video virale po qarkullon rrjetin. Teksa Turqia lëkundej nga tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter, katër persona kanë qënë në transmetim live. Teksa toka lëkundej, ata e morën me humor e sportivitet gjithë situatën dhe e superuan tmerrin e frikën me nga një buzëqeshje. Vërtet thonë se e qeshura të zgjat jetën por nuk besojmë që ky të jetë rasti edhe kur bie tërmeti.

Read More

Veprimi i tyre tërhiqte vëmendje, por pak e dinin se përse policia e bën dicka të tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë. Deri këtu gjithçka në rregull. Fundja duket si një veprim i pavetëdijshëm. Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu. Sipas The Law Dictionary, policët e kanë patur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë. Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve. Policët linin shenjat…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth prës 19:00 në një prej palestrave të kryeqytetit. Një mashkull rreth moshës 43 vjeç mësohet se ka humbur jetën teksa ishte në një palestër. Tirananews.al ka mundur që të sigurojë edhe pamjet e para nga kjo ngjarje, ku kanë mbërritur edhe uniformat e blu në zonën pranë “Vasil Shantos”. Dyshohet se për shkak të sforcimit në palestër, 43-vjeçari të ketë pësuar atak kardiak. Në vendin e ngjarjes u paraqitën edhe familjarë të viktimës.

Read More