Këngëtarja Bebe Rexha duket se nuk ka fare komplekse. Ajo me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram e ka ndarë një video nga banjo. Ne video ajo shihet duke u rinuar, e më pas nuk ka munguar edhe një fotografi pranë të cilës e tregon vetë këtë.“Në videon e fundit isha duke urinuar”, ka shkruar Bebe gjysmë e zhveshur nga banjo.
Author: tirana
Gazetari Artan Hoxha ka dalë përpara pak minutash nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë deklarimet e tij, në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme, ku shihej kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, teksa merrte kokainë. Pasi ka përfunduar procedura e marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Artan Hoxha ka folur përpara mediave, se çfarë kishte deklaruar pranë SPAK. Hoxha tha se deklaroi përpara prokurorëve, se si e kishte siguruar videon, dhe shpjegime të tjera rreth saj. Më tej Hoxha tha se kemi vite që në media, përfliten zyrtarë të lartë, që marrin vendime për shqiptarët,…
Pasi filloi përhapja e një virusi të ri brenda dhe jashtë Kinës, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen ta ndalin atë. Por, virusi është kaq i ri, sa që nuk dihet shumë për të. Zëri i Amerikës bëri një përmbledhje të informacionit që dihet deri tani për këtë virus koronë. Njerëzit nga Kina po kontrollohen nëpër aeroporte, si brenda edhe jashtë vendit. Ata kontrollohen për temperaturë dhe për simptoma të tjera të këtij virusi të ri të rrugëve të frymëmarrjes. Quhet virus korona, pasi ka pamjen e një kurore. I ftohti i zakonshëm është një tjetër shembull i virusit korona, por…
Pasi lajmëruar largimin nga familja mbretërore duke humbur edhe titujt e tyre, Harry dhe Meghan Markle kanë nisur jetën e re në Kanada. Ata janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison dhe dy qentë e shtëpisë. Mirëpo edhe jetesa në Kanada duket se do të ketë disa “probleme” për çiftin. Brenda disa orësh, më shumë se 80.000 kanadezë kanë firmosur një peticion në internet, ku kërkojnë që Duka dhe Dukesha t’i paguajnë vetë shpenzimet e tyre të sigurisë. Sipas qytetarëve, kostoja 800 mijë euro në vit për sigurinë e çiftit duket të paguhet nga vetë Harry…
Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje të Ersekës. Lëkundjet janë ndjerë në gjithë rrethin e Korçës. Nuk raportohet për dëme materiale. Korça ka qenë një nga zonat më të prekura nga lëkundjet sizmike të muajve të fundit.
Për të mbrojtur këtë projektligj, ishte e pranishme në Komision ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ndër të tjera argumentoi se pse duhet përjashtuar “ndjekja penale”. Sipas Gjonajt, kjo lidhet me luftën ndaj kriminalitetit që qeveria shqiptare ka si prioritet kryesor dhe pandëshkueshmërisë. Për këtë arsye, ajo nënvizoi se nuk mund te pranohet që të bëhet amnisti për personat në ndjekje penale. Gjithashtu, edhe nga kryetari i Komisionit u hodh ideja për ta lënë të hapur datën e vendimeve gjyqësor, por Gjonaj shtoi se “kjo le shteg për abuzim duke ju dhënë kohë të mjaftueshme atyre që i janë…
Një ditë argëtuese me familjen në garat me kuaj ka përfunduar në një katastrofë të vërtetë për 26 vjeçaren Gabriella M’rabet, kur u sulmua në mënyrë makabre nga një femër tjetër në tren gjatë rrugës për në shtëpi. E reja nga Oxfordi u kafshua në këmbë nga 23 vjeçarja Eliza Peereboom, modele, aktore e kërcimtare. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në dhjetor të vitit 2019. Gabriella po dilte nga treni, kur iu afrua një grupi vajzash që po debatonin, mes tyre dhe Eliza, e cila i nguli dhëmbët papritur duke e lënë në agoni M’rabet për muaj, e të trembur “përjetësisht”.…
Administrata e Presidentit Trump publikoi të enjten rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të cilën gratë vijnë në SHBA për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane. Aplikantëve do t’u refuzohen vizat turistike nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato synojnë të vijnë në SHBA kryesisht për të lindur. Por për zyrtarët do të jetë e vështirë të bëjnë dallimin nëse ato vijnë për shkaqe mjekësore apo për të lindur. Gratë me nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që hyjnë në SHBA për trajtim…
Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi ishin padyshim një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku e kjo vihet re lehtë nga interesi i madh që të gjithë kishin për lidhjen e tyre. Mirëpo fare papritur në fillim të këtij viti, Jonida e deklaroi veten single. Nga ana tjetër edhe Romeo i kaloi pushimet e Vitit të ri me shoqërinë, gjë që konfirmoi në një farë mënyre që ata nuk ishin më bashkë. Megjithatë mesa duket Romeo dhe Jonida nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit, pasi edhe postimet që bëjnë në Instagram i kanë të njëjta. Ishte Jonida ajo që postoi në…
Gazetari Artan Hoxha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të dhënë deklarimet e tij lidhur me videon e publikuar, ku shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë. Siç duket edhe nga pamjet e ABC News, Hoxha ka mbërritur para ambienteve të SPAK i vetëm dhe ka takuar ish kolegun e tij të vjetër kameraman te news 24 që ndodhej pranë një makinë, të cilit i është drejtuar me fjalët: Ça bone? Ndërsa në sfond dëgjohet dikush tjetër që i flet anglisht dhe i thotë “Hello”, fjalë e cila përkthehet përshëndetje. Menjëherë pas Artan Hoxhës,…
Moderatorja e njohur e sportit, Viola Spiro, ka treguar se ka marrë një vendim përsa i përket veshjeve të saj dhe pamjes së jashtme. E ftuar sot në “Wake Up” ajo sqaroi se nuk i pëlqen kur shikon fotot e saj me bikini. Madje do të preferonte fotot me golf deri tek hunda. “Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu dua…
Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 milionë lekësh, me objekt “kërkesë për propozime” për dizenjim mjetesh. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020. Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite. Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobusët 8+1. Konkretisht janë 82 mikrobusë 2×4, 48 mikrobusë 4×4 dhe 14 fuoristrada. Në makinat e shërbimit të policisë, konkretisht…