“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”. Është ky reagimi i parë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e parë të punës në vendin tonë. Postimin e ka bërë publik në rrjetet sociale ambasada amerikane, e cila ka shpërndarë edhe profilin e ambasadores Kim. Kim është një diplomate karriere. Ajo ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të SHBA-së në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Yuri Kim Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka…
Author: tirana
Thonë se në dimër njerëzve u rritet dëshira për të bërë seks. Prova më e mirë është fakti që në 11 dhjetor ngjizen më shumë bebe në krahasim me ditët e tjera të vitit. Nga ana tjetër, ka studime që tregojnë të kundërtën duke thënë se dimri është periudha që ul nivelet e libido-s dhe njerëzit ndihen më pak entuziastë rreth seksit. Përfundimisht, si është e vërteta? Bazuar në çfarë thonë ekspertët, ende nuk ka një përfundim të saktë nëse ekziston apo jo një lidhje mes libidos dhe mjedisit, prandaj përgjithësime të tilla s’duhen bërë. Gjithsesi, kjo s’do të thotë…
Prej më pak se një jave në tregun e brendshëm është vënë re një rritje prej 10 lekë e çmimit të gazit të lëngshëm për përdorimin e automjeteve dhe përdorim familjar, teksa në bursat ndërkombëtare në kontratat e së ardhmes (futures) si çmimi i gazit natyror, çmimi i gazit të lëngshëm për ngrohje, naftës bruto dhe naftës me pakicë ka pasur trend rënës që prej datës 6 janar 2020. Madje çmimi i naftës me pakicë ka rënë me 0,8 % krahasuar me një javë më parë sipas ycharts.com/. Ana, e cila e ka modifikuar automjetin e saj për ta përdorur…
Sazan Guri ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua rreth biodiversitetit dhe rreziqeve që i kanosen planetit tonë. Teksa u bënte thirrje të gjithë ndjekësve për ta respektuar natyrën e për të qenë më të ndjeshëm lidhur me këtë çështje, Sazani tregoi se personalisht e ka shmangur përdorimin e plastikës, madje edhe në supermarket merr gjithnjë me vete një trastë. Pa ngurruar, Sazani hapi çantën në mes të emisionit e mes shumë librash e dokumentesh, u gjet edhe trasta e tij e famshme. Ky ishte një moment komik, që shkaktoi…
Nga prostitutë në biznesmenë, tani rrezikon të përfundojë pas hekurave. Personazhi i historisë është një shqiptare, e cila është vënë nën akuzë në shtetin belg, ku dhe jeton e ushtron aktivitetin e biznesit, si drejtuese e shtëpive publike. Dashuria me prostitutën Sipas raportimeve të mediave belge, një burrë 62-vjeçar nga Koksijde, së bashku me katër persona të tjerë, duhet të përgjigjet para gjykatës së Bruges për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Marc B., tani 62 vjeç, ra në dashuri me një prostitutë vite më parë dhe investoi në shtëpi publike, ku ajo u bë pronare.…
Ditën e djeshme, ajo publikoi këngën e re me “Mozzik” të titulluar “Edhe ti” dhe tashmë kënga i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube. Tayna duket bombë në klipin e ri dhe pamja e saj seksi sigurisht që është diskutuar në rrjet. Madje, lart e poshtë thuhet se reperja mund ta ketë bërë ndonjë ndërhyrje, ndërsa ajo vendosi t’i sqarojë vetë njëherë e mirë këto fjalë. Në InstaStory, Tayna tregoi se është gocë bio. “Jam e gjitha natyrale”- shkruan ajo me shkronja kapitale. Më tej, ajo shton me humor: “Oh dhe jam alergjike ndaj rrobave”- si për të “justifikuar”…
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë një deklaratë të fortë për marrëveshjet e bëra mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Patozi tha se dy partitë më të mëdha i kanë bërë marrëveshjet me qëllim që të asgjësojnë LSI-në, por pretendon se kjo e fundit ka mbijetuar për shkak të krizës politike. “LSI-ja ka qenë në një farë mënyrë targeti i marrëveshjeve edhe në 2008 edhe në 2017. Target nga të dy palët. Ndryshimet kushtetuese kishin parasysh asgjësimin e LSI-së, por mesa duket kjo periudhë i ka shërbyer për të përfituar, ndaj dhe Kryemadhi është përshtatur me statukuonë dhe…
Ka zgjatur për rreth një orë, deklarimi i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla në SPAK, pas paralajmërimit se do të padisë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji pasi ky e fundit e akuzoi se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Pas daljes nga prokuroria Alla ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”. Ndërsa avokati tij Petrit Ismaili e ka cilësuar videon një montazh, ndërsa ka shtuar se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut. “Montazh, video nuk duket fare se…
Rudina Dembacaj pas lajmit të bujshëm ku pranoi publikisht lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku, tani aktorja nuk i kursen më postimet me Markun në rrjetet sociale dhe kujdeset që komentet t’i mbajë të bllokuara. Së fundmi ajo ka publikuar edhe një foto të bisedës që ka bërë me partnerin e ri në WhatsApp.Në bisedë ata kanë një ‘debat’ se kush është shefi në marrëdhënien e tyre dhe me shaka e kalojnë situatën.Rudina Dembacaj del jashtë parashikimeve, sherr me Mark Frrokun se kush është ‘bosi’, pas kësaj i publikon mesazhet private ish-deputetit Rudina: Ok, you are the boss Marku: Të dua…
“Historia ime”, në Tv Klan solli sot historinë e një babai të dëshpëruar për të takuar vajzën e tij, të cilën nuk e sheh prej 10 vitesh. Ismet Kalemaj pëson një aksident në Greqi dhe mbetet invalid. Ish-bashkëshortja me të cilën ka një vajzë, ikën nga shtëpia dhe kërkon divorcin prej tij. Pas ndarjes, ish-gruaja së bashku me vajzën largohet fillimisht në Greqi dhe më pas në Gjermani. Mes lotësh, Ismeti kërkon vetëm që të mund të takojë vajzën e tij dhe nuk heqë dorë derisa një ditë të mund ta përqafojë. Mirela Milori: Ju shkuat në divorc, kush e kërkoi…
Zemra e parë e butë robotike në botë është në zhvillim, e cila mund të pastrojë listat e pritjes së transplantit NHS. “Zemra hibride” do të jetë e para e bërë ndonjëherë nga muskuj dhe sensorë artificial të butë dhe më pas e veshur me indet e njeriut të rritur në një laborator. Një kirurg pionier Hollandez po punon në partneritet me Fondacionin Britanik të Zemrës për ta transplantuar atë tek personi i parë në 2028. Ekipi që qëndron pas tij pretendon se mund t’i japë fund nevojës për transplantime nga njerëz të vdekur dhe të shpëtojë mijëra që vdesin…
Kylian Mbappe, një ditë më parë bëri zgjedhjen e vështirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, kur u pyet se nga cili futbollist frymëzohet në karrierë. Francezi, kampion bote në “Rusia 2018”, u përcaktua në anën e portugezit të Juventusit, duke u justifikuar se e ka humbur mundësinë e një karriere si e kapitenit blagurana, duke mos qëndruar te Monaco. Pra, indirekt, ai vlerëson te Messi vetëm besnikërinë ndaj një klubi, Barcelonës. Harron trofetë e panumërt, gjashtë “Topat e Artë” të argjentinasit, më shumë se gjithë të tjerët në histori, etj. etj. Natyrisht, ku merr anë në të tilla krahasimeh,…