Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion”, nën drejtimin e Blendi Fevziut. Ndërsa përgatiteshin për emision, Drini Zeqo ka ndarë një video të veçantë nga dhomat e grimit, ku grimierja kujdeset për pamjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në sfond dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Berisha që përmend look-un e tij të trajtuar me shumë përkujdesje. “Kur t’i trajtojnë flokët me aq mjeshtëri”,– është shprehur kryeministri ndërsa ndodhet para pasyqrës. Ndërkohë i pranishëm dhe Blendi Fevziu, nuk i ka lënë pas batutat dhe të qeshurat me Sali Berishën. https://youtu.be/ON_jX00DLTk
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Tiranës ka pritur në zyrën e tij një mysafir të veçantë, dhe këtë e kemi mësuar nga një foto e publikuar në rrjetet sociale. Në një foto të publikuar në rrjet, Erion Veliaj shfaqet përkrah reperit të njohur Getoar Selimi, duke shkruar një etiketë përkrah saj: “Yo boyz, wazzup? 😁🇦🇱👉😎🇽🇰 #CapitalOfMusic 💯 #Tirana100 🎶”. Ndërkohë, përpos takimit miqësor, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe reperi i njohur, kanë shkëmbyer edhe një bisedë së bashku.
Një 41 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga Policia pasi gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi: -Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi,…
Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitura duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare. Më poshtë do të shikoni emrat me të çuditshëm që mbajnë disa fshatra në Shqipëri Vithkuqi – Korça Kurveleshi – Tepelenë Xhylekar – Gjilan Muqibabë – Gjilan Kuqan – Elbasan Qinam – Erseke Symize – Tepelenë Mize – Lushnje Bubullime – Lushnje Llukar – Prishtinë Leshnje – Skrapar Veleshnje –…
Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë. Në dëshminë e tij para uniformave blu, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. Më tej, siç thuhet në dëshmi i riu ka thënë se është larguar pas krimit dhe është fshehur në një hotel në Kavajë. “Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta…
Administrata e presidentit Trump njoftoi sot për kufizime të reja lidhur me vizat, që synojnë të parandalojnë gratë shtatzëna të udhëtojnë në SHBA për të lindur në tokën amerikane. Shtëpia e Bardhë theksoi se praktika e lindjes në SHBA, me qëllim dhënien e nënshtetësisë amerikane fëmijës, e njohur si turizmi i lindjes, ishte një boshllëk i shkëlqyeshëm i imigracionit. “Industria e turizmit të lindjes kërcënon të mbingarkojë burimet e vlefshme spitalore dhe është e mbushur me aktivitet kriminal, siç reflektohet në ndjekjet penale federale. Integriteti i shtetësisë amerikane duhet të mbrohet”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Për shumë vite Berisha dhe Nano kanë qenë kundërshtarë të përbetuar të njëri-tjetrit. Madje, Berisha do të ishte personi që do të fuste edhe në burg Nanon, ndërsa do e largonte nga kryeministria përmes një tentative për grusht shteti në ’98, kurse në 2005 përmes votës. I ftuar në “Opinion” Berisha është shprehur nostalgjik për kundërshtarin e vjetër, ndërsa theksoi se mes Ramës dhe Nanos, do të zgjidhte këtë të fundit. “Midis malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend 1000 herë më e dëmshmë është vesi dhe hajnia e Edi Ramës se Fatos Nanos. Ai tha…
Pas përplasjeve të forta brenda PS që çuan gjer në përjashtimin e tij nga partia, Arben Malaj është hedhur në partinë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka. Lajmin e ka bërë publik vetë Malaj, i cili ka publikuar foto me Dukën, por dhe me themeluesin e kësaj partia, Xhuvelin. “Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon…
Ramush Haradinaj foli në Open në Top Channel për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Haradinaj e quajti Ramën një hajgarexhi i cili me padinë kundër tij e ka quajtur një akt të turpshëm. ‘Më lejoni tju them diçka. A ju duket mirë ju që Rama në takime me ndërkombëtarët ka sharë lidera kosovarë duke quajtur njërin gënjeshtar, njërin hipokrit dhe njërin neo-marksist. “Ju duket mirë që Rama shan liderët e Kosovës”- tha Haradinaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj politikanëve për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdarin. Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vrasjen e ortakut të tij më të ngushtë. Pyetje: Ju e keni akuzuar si porositësin e vrasjes së Azem Hajdarit? Si flisni kështu për Fatos Nanon? Sali Berisha: E kam akuzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon. Akuza të kota nuk…
Gazetari Olsi Jazexhiu i ftuar në studion e “360 Gradë” në RTV Ora thotë se politikkanët shqiprarë që prej ’90 kanë investuar në shkatërrimin e traditës familjare, duke ju referuar këtu disa nismave ligjore të kaluara në Kuyvend. Jazexhiu: Është një lajm sot ” Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate. Nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend”. Sundimtarët amerikanë të Shqipërisë që nga ’90-ta janë kujdesur të shkatërrojnë strukturën tradicionale të familjes shqiptare, traditën e krishterë dhe islamike dhe me ligjet që po sillen tani nën presionin e perëndmorëve për një mashkull shqiptar që të…
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli mbi një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në një shtet mik të Shqipërisë. I ftuar në “Opinion”, Berisha e mohoi këtë duke e konsideruar propagandë të zyrës së Kryeministrisë. Pjesë nga biseda: Vangjeli: A jeni në dijeni që zt.Rama dhe zt.Basha janë takuar këtë janar në një shtet mik të Shqipërisë? Dmth një takim që mund të shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të veçantë? E kam fjalën për janarin e 2020-s? Në dijeninë tuaj ose mbas shpinës tuaj. Berisha: Keqardhja ime është që bie…