Partia Demokratike ka çuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen e koncesionit të Checkup-it. Me anë të ish deputetes Albana Vokshi, PD hedh akuza duke e quajtur koncesionin e checkup-it si korruptiv. Vokshi ka kërkuar nga SPAK të hetojë pa vonesë kontratën që sipas saj vjedh shqiptarët. Ndër të tjera Vokshi tha se ka dorëzuar edhe provat e reja që faktojnë manipulimin me formularët e analizave. Ish deputetja demokrate tha ndër të tjera se Checkup-i nuk është falas, siç ka thënë kryeministri Rama. Sipas saj shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë,…
Author: tirana
Më 18 janar, një 60-vjeçar u vu në pranga me dyshimet se mund të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç. “Shqiptarja.com” zbulon detaje nga dosja, provat dhe deklarimet që vunë në pranga V.N nga një fshat i Lezhës, njëherazi pronar i një restoranti në këtë zonë. Me familjen e vajzës së mitur, V.N kishte lidhje miqësie, arsye për të cilën një natë i ka ftuar për darkë në banesën e tij, ku edhe i thënë të qëndrojnë të flenë tek ai. Sipas dosjes së prokurorisë, “pasi kanë përfunduar darkën, vajza e mitur së bashku me nënën…
Secila shenjë ka cilësitë e veta, talentin e saj të veçantë që e bën të shkëlqejë në një fushë e jo në një tjetër. Por, a ju kanë thënë që shpesh varet nga data juaj e lindjes? Ka njerëz me një zë të bukur, të tjerë që shkëlqejnë në kërcim, të tjerë që janë të aftë në pikturë. Por talenti nuk ka të bëjë vetëm me artet. Dikush mund të jetë veçanërisht i prirur për të endur marrëdhëniet shoqërore, për të mbështetur dhe inkurajuar, për të gjetur zgjidhje. Le të shohim konkretisht talentin e lindur të çdo shenje të Zodiakut.…
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, u prit sot me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Pas ekzekutimit të himnit të Bashkimit Europian dhe Himnit të Shqipërisë, Michel dhe Rama parakaluan para Gardës së Republikës së Shqipërisë. Michel dhe Rama po zhvillojnë një takim, ndërsa më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në qendër të bisedës me Michel do të jetë Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt, për tërmetin e 26 nëntorit. Presidenti i KE-së Michel viziton Shqipërinë një javë pas Komisionarit…
Ende pa nisur “Sanremo” po përballet me probleme këtë edicion. Siç ishte bërë e ditur këtë vit festivalin prestigjioz do e prezantojnë 10 femra të suksesshme, mes tyre Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu etj. Dy ditë më parë Monica Bellucci gjatë një konference për shtyp njoftoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit. Ndërsa sot një tjetër emër i njohur ka hequr dorë. Mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez nuk është e kënaqur nga pagesa dhe mund të mos e shohim në skenën e Sanremos. Giorgina është shprehur se nuk i mjaftojnë 20-25 mijë…
Një ngarkesë prej 108 kilogram marijuanë është kapur në kufirin greko- shqiptar, saktësisht mes Kakavijës dhe zonës së Kallpaqit në Greqi. Ngarkesa u gjet brenda një automjeti të braktisur i cili po ndiqej nga Policia por ishte një 20 vjeçar i cili la makinën dhe tani është shpallur në kërkim. Nga hetimet rezultoi se ngarkesa ishte marrë nga shtëpia e një 52- vjeçari në Konicë, afër kufirit me Greqinë dhe nga kontrollet u gjetën në atë banesë rreth 38 kilogram marijuanë. Dyshohet se droga është marrë 4 ditë më parë, më 20 janar në kufirin e gjelbër shqiptaro- grek nga…
Ushqimi vegan duket me të vërtetë i shëndetshëm, por a ju bënë mirë me të vërtetë? Numri i njerëzve që nuk ushqehen më me mish është duke u zvogëluar brenda kësaj dekade, këtë proces e kanë shpejtuar edhe dietat e shumta, raporton “BBC”. Duke u bazuar në kërkimet e fundit nga ‘The Vegan Society’ thuhet se në mes viteve 2006 dhe 2018 është rritur numri i veganëve katërfish. Dieta vegane mundëson rritjen e nivelit të fibrave dhe zvogëlon kolesterolin dhe proteinat. Zbulimet treguan që njerëzit që nuk përdorin mish kanë 10 herë më pask mundësi që të pësojnë sëmundje të…
Dashi- Fundjava fillon me një acarim të vogël për shkak të trysnisë që keni kaluar gjatë gjithë javës në punë. Do ta keni të vështirë të qëndroni në heshtje, prandaj këshillohet që në çdo diskutim që mund të bëni të ruani qetësinë. Demi- Horoskopi për ju këtë të shtunë ofron pozitivistet dhe emocioneve të forta. Për ata që janë duke kërkuar dashurinë, pasionin. Ndërsa ditën e diel yjet do të sjellin mjaft fat në jetën tuaj në anën financiare. Binjakët- Hëna ju mbulon me një vello melankolike. Ju do të flisni me nostalgji për një të kaluar që nganjëherë vjen…
Siç dihet flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut. Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë. Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, sidomos gjatë stinëve me mot ekstrem, siç janë vera dhe dimri zgjidhjen e gjeni në kuzhinën tuaj. Ndonëse trajtimet për flokët mund të jenë të shumta ato sa më natyralet japin efekte të sigurta dhe afatgjata. Prandaj në këtë artikull ju tregohet mënyrën si të rigjeneroni flokët e dëmtuar nga boja apo dielli.…
Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për deputetin e Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet. Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qendrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qendruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës. Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së,…
Aktori i njohur Rezart Veleshnja poston shpesh video, ku shkëmben batuta me mikun dhe kolegun e tij, Ermal Mamaqin. Nëpërmjet ‘kërcënimit’, Rezart Veleshnja nuk i le pas ngacmimet ndaj kolegut të tij, edhe në distancë. “Po të them edhe njëherë, me mu mos u merr. Kaq po të them Ermal Mamaqi. Se unë plako, una ta…,”- është shprehur Veleshnja në videon e postuar, ndërsa ka treguar një tabelë në rrugën që po përshkonte, emrin e fshatit Rrasë.
Agim Kajmaku, ish kryetrari i bashkisë Vorë, është shpallur në kërkim prej më shumë se dy muajsh nga autoritet, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal. Por, pas disa kohësh heshtje totale, ish-kryetari i Vorës, Agim Kajmaku ka lëshuar ‘sinjalin’ e parë për të gjithë të interesuarit që shtrojnë pyetjen: “Ç’bëhet me Kajmakun”? Kajmaku i është bashkuar rrjetit të komunikimeve ‘Viber’. Epo, kjo është e reja më e fundit! t…