Author: tirana

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë shqiptare. Ai është një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ditën e sotme ai është arrestuar sërish për dhunë pasi akuzohet se ka rrahur keq kushëririn e tij me çekiç. Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici. Kjo e fundit është vënë në lëvizje dhe e ka shoqëruar në paraburgim. Burime për Panorama të…

Read More

Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e…

Read More

Të gjithë ata që nuk çohen dot nga krevati me zilen e parë, duhet të informohen më mirë, sepse më shumë mundësi ata vuajnë nga një patologji. Sipas ekspertëve ajo quhet klinomania, një patologji e sjelljes e cila është një dëshirë e pa kontrolluar për të qëndruar në shtrat. Një vend në të cilin ndihemi të sigurt nga bota. Një lloj foleje, apo përqafimi mëmësor që është e pamundur të braktisësh. Lini mbas krahëve stresin dhe përtacinë, sepse nuk kanë asnjë lidhje. Kjo patologji ama, shfaqet te ata që janë të prirur të vuajnë nga depresioni/fobi, frikë apo ankth. Është…

Read More

Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj prej ku ka mbërritur në përfundimin se gjithçka është konformë ligjit dhe mund të vijojë detyrën. Në 2017 Agron Malaj ka qenë drejtor i OSHEE-së në Dibër, dhe Drejtoria e Adminsitratës Publike i ka kërkuar prokurorisë ta verifikojë në lidhje me dënimin e vitit 1999. Prokurori Petrit Fusha, ka dalë në konkluzionin se Agron Malaj, ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP=it, se Malaj ishte rehabilituar. Ai e…

Read More

Në pamje të parë ky ushtrim matematike duket i thjeshtë, por në rrjete sociale ka shkaktuar shumë debat. Me mijëra përdorues të Facebook kanë komentuar përgjigjen e tyre duke e shpjeguar, por shumë prej tyre kanë gabuar. Ushtrimi është ky: 8 ÷ 2 (2 + 2). Por cila është përgjigja e saktë e këtij ushtrimi që është bërë viral në rrjetet sociale? Profesori Steven Strogatz shpjegoi hapat për zgjidhjen e saj. Sipas rregullave matematikore, së pari kryen veprimet brenda kllapave. Pra (2 + 2 = 4). Më pas kemi ushtrimin e tillë 8 ÷ 2×4. Në këtë rast veprimet bëhen…

Read More

Instagram është një nga rrjetet sociale më popullore, ku miliona përdorues postojnë fotografi dhe video. Aplikacioni, në pronësi të kompanisë “Facebook”, ka shtuar së fundmi një opsion të ri në vazhdën e përditësimeve që po pëson. Sipas këtij opsioni të ri, ju mund të shikoni se sa persona kanë ruajtur fotot që ju keni publikuar në Instagram, një tregues i mirë ky për të parë sa i “suksesshëm” ka qenë postimi. Por, për të përdorur këtë opsion, do të duhet që përdoruesit të kalojnë në profilin “Biznes” në Instagram. Këtë të fundit mund ta gjeni tek “Settings” dhe përzgjidhni “Switch…

Read More

Me këtë artikull ne dëshirojmë të tërhqim vëmendjen tuaj për disa probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Nëse fryrja bëhet kronike, ju këshillojmë të shihni një mjek dhe të mos filloni asnjë trajtim vetë. Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë madje mund të bëjë që personi të ndjehet sikur duhet të përdorë përsëri banjën menjëherë pasi të ketë përfunduar. Mund të ndjehet si presion në bark, dhimbje ose fryrje. Ju gjithashtu mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella,…

Read More

Një shprehje e vjetër thotë, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romanët”. Pra, kur udhëtoni jashtë vendit, duhet të bëni kujdes të respektoni rregullat e atij qyteti. Është e rëndësishme të informoheni për gjërat e ndaluara, në mënyrë që të jeni të sigurt dhe të mos krijoni polemika. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa rregulla që nuk duhet të shkelni kur udhëtoni jashtë vendit: Bakshishet në Japoni Nuk është e detyrueshme të lini bakshishe në Japoni, madje në disa raste konsiderohet edhe diçka e pasjellshme nëse e bëni. Ata paguhen për çdo shërbim dhe bakshishi i…

Read More

Gjenerata të ndryshme janë rritur duke parë aventurat e saj Pipi Çorapëgjata është një prej personazheve që ka mbetur në mendje dhe më e dashura për fëmijë që nga shekulli i kaluar. Popullariteti i Pipit është aq i madh, saqë gjenerata të ndryshme janë rritur duke parë aventurat e saj me Anikën dhe Tomin. Rolin i cili i ka bërë ballë kalimit të viteve e ka luajtur aktorja suedeze, Inger Nilsson. Më poshtë ju sjellim disa fotografi të aktores në rolin e Pipi Çorapëgjatës. Kujtojmë se, Nilsson rolin e parë në karrierën e saj e pati atë të Çorapëgjatës, madje…

Read More

Ndjesia e djegies teksa urinoni është një simptomë e shpeshtë që prek si meshkujt dhe femrat dhe përgjithësisht tregon një problem të aparatit uro-gjenital. Shkaqet janë të shumta që shkaktojnë këtë simptomë, mes të cilave me frekuencë të shpeshtë dallojmë: Infeksionet urinare apo gjenitale, Kushtet e imuno-depresionit Gjendja e shtatzënisë. Djegia gjatë urinimit shpesh shoqërohet edhe me simptoma të tjera: Të vjella Acarim Hematuria (gjak me urinë) Disuria (prodhim i vështirë i urinës) Dhe emision i dhimbshëm Analiza në prani apo jo të secilës prej simptomave të mësipërme mund të ndihmojë mjekun të formulojë diagnozën, që çon në konfirmim përmes…

Read More