Të gjithë kemi dëshirë të kemi dhëmbë të bardhë dhe të ndritshëm. Për shkak të arsyeve të ndryshme jo të gjithë kanë dhëmbët që ëndërrojmë, por tani është e mundur. Merrni gjysmë lugë çaji me sodë buke, 2 pika lëng limoni, 1 pikë vaj esencial, karamele mente, ¼ lugë çaji me pluhur nenexhiku të thatë, dhe përzijini të gjitha në një enë. Aplikoni masën në dhëmbët tuaj dhe lëreni për 3 minuta ose më shumë. Në fund, shpëlajeni gojën dhe lani si normalisht dhëmbët tuaj. Do të shikoni se rezultati do të jetë mahnitës.
Author: tirana
Anemia është një sëmundje, e cila shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e ndonjë çrregullimi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë janë: lodhje, rënie e flokëve, zverdhje, etj. Ilaçet dhe trajtimet për këtë sëmundje janë të shumta. Sipas Agroëeb, për ta parandaluar një problem të tillë duhet ta rrisni konsumimin e ushqimeve të pasura me hekur, siç janë: bishtajoret, perimet, majdanozi dhe panxhari. Një metodë tjetër natyrale është edhe ajo me hithra dhe me limon. Hithrat janë të pasur ame vitamina dhe minerale, sidomos me hekur. Ato kanë aftësi ta përmirësojnë tretjen dhe ta pastrojnë gjakun. Limoni është…
Takimi mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards” ka qenë shumë i komentuar së fundmi. Fotot e dyshes kanë bërë xhiron e rrjetit dhe nisën aludimet se mund të ketë një rikthim. Pas këtyre lajmeve, si ka reaguar Angelina Jolie? Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se aktorja nuk i intereson çfarë po ndodh me Bradin dhe Jenniferin. “Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do ta shqetësojë veten”, ka treguar burimi.
Karakteristika të caktuara psikologjike janë të njohura për ndikimin që kanë në shëndet, për shembull, stresi dhe zemërimi mund të jenë faktorë risk për problemet me zemrën, dhe depresioni është i lidhur ngushtë më shëndetin kardiak. Një studim i madh vëzhgues, i publikuar në revistën “JAMA Netëork Open”, zbuloi një lidhje mes optimizmit dhe më pak atakeve kardiake dhe nje risku të ulur për vdekje të parakohshme. Studiuesit analizuan 15 studime që përfshinin pothuajse 230,000 persona që u ndoqën për një mesatare prej 14 vjetësh. Të qenurit optimist lidhej me një risk prej 35% më të vogël për probleme kardiovaskulare…
Të mitizuara që nga kohët e faraonëve dhe sot nga infulencier-ët dhe të famshmit, macet edhe në vitin 2020 adhurohen. Një histori dashurie që, si të gjitha dashuritë e mëdha, merr, por edhe di të japë. Për të gjithë adhuruesit e maceve (dhe joadhuruesit), ja disa leksione jete që mund të na japin felinët tanë të zemrës: Përshtatuni me çdo situatë Macet arrijnë të përshtaten shumë shpejt dhe të flenë edhe në një hapësirë shumë të vogël nëse u duket e rehatshme. Secili prej nesh ndonjëherë e gjen veten në situata ku nuk mund të kthehet mbrapa ose të gjendet…
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes deklaroi sot se “në bazë të projektit të Bankës Botërore në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matës, ndërsa në Povelçë rreth 100”. Duke reaguar lidhur me protestën e sotme në Povelçë të Fierit të organizuar nga dega e Partisë Demokratike, OSHEE sqaroi sen “aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matës në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matës induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese,…
Jeffrey Hall, nga Universiteti i Kansas, studioi se si sensi i humorit mund të ndikojë në marrëdhëniet mes partnerëve dhe rezulton se: nëse pëlqeni të njëjtat shaka, kjo gjë është thelbësore për lidhjen tuaj. Humori mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më të fortë Kur bëhet fjalë për humorin në një marrëdhënie, ne shpesh mendojmë për çifte që thonë shaka dhe e ngacmojnë njëri-tjetrin pa ndalesë. Por rezulton se është shumë më e rëndësishme të na pëlqejë sensi i humorit i njëri-tjetrit. Në punën e tij, Jeffrey Hall shikoi 39 studime me më shumë se 15,000 pjesëmarrës dhe këtu janë përfundimet…
Quique Setién e paralajmëroi që në konferencën për shtyp të prezantimit si trajner i Barcelonës se qëllimi i tij ishte të sillte “erën e veriut” në klub. E vërteta është se ai ka sjellë të gjithë galerinë kantabriane, sepse stuhia që ka përfshirë Katalonjën (shiu dhe era) nuk kujtohet në këto përmasa edhe nga më të vjetrit në vend. Sidoqoftë, “veriu” i Setién, referuar motit të keq, nuk është pengesë për të vazhduar rutinën e përditshme të punës. Fakt është se lojtarët prisnin më pak lodhje fizike me Setién, por trajneri i ri është i papërkulur në këtë drejtim, duke…
Alketa Vejsiu po i kalon këto ditë në Miami, Florida ku duket se po argëtohet shumë. Ditën e sotme moderatorja ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer këngën “Despacito” në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar. Mes shumë komenteve, Alketa ka vënë re komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim. “Tamam si katunaret kur vinin ne Tirane ne fillim nje foto te 15 katshi dhe ne motorr ne qender kshtu po me dukesh e lumtur hahahah”, komenton ndjekësja ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet. “Hahaha fiksss”, përgjigjet moderatorja.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është thirrur sot në një raportim në Komisionin e Sigurisë në lidhje me amnistinë që dha këtë fundvit qeveria për të dënuarit, ku përfituesit ishin kryesisht grat♪7 dhe të miturit. Gjatë fjalës së saj Gjonaj tha se kjo nismë u ndërmor pas një pezullimi prej 3 vitesh, ndërsa theksoi se amnistia kishte qëllim humanitar dhe sipas saj nuk ka në fokus të vendimit lirimin e burgjeve. Ministrja pohoi se kjo nismë nuk përfshinte kategorinë e të dënuarve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Amnistia vjen pas 3 vitesh kur nuk ka pasur. Parimet kryesore…
11 anije të mbytura gjatë veprimeve luftarake në dy luftërat botërore ndodhen në ujërat detare pranë Durrësit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në ujërat shqiptare arrin në rreth 60. “Komanda e Forcës Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar”, bën të ditur Autoriteti Portual Durrës.Takimet e para me drejtues dhe specialistë të ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe. Komanda e Forcës…
Muaj më parë mediat turke raportuan se aktori i njohur nga roli i “Sarpit”, Çagatay Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Duygu Sarisin e cila u bë e njohur nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”. Shkak i ndarjes pas 3 vitesh lidhje ishte bërë xhelozia e aktores. Së fundmi teksa ndodhej në një qendër tregtare, aktorja është pyetur nga gazetarët për lidhjen me Çagatay Ulusoyn. Ajo ka dhënë përgjigjen e papritur duke lënë të kuptohet se ende janë bashkë. “Shumë mirë po shkon, tani po iki në një takim”, u përgjigj aktorja.