Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pique nuk është dakord me trajnerin e ri

13:24 / January 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pique
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Quique Setién e paralajmëroi që në konferencën për shtyp të prezantimit si trajner i Barcelonës se qëllimi i tij ishte të sillte “erën e veriut” në klub. E vërteta është se ai ka sjellë të gjithë galerinë kantabriane, sepse stuhia që ka përfshirë Katalonjën (shiu dhe era) nuk kujtohet në këto përmasa edhe nga më të vjetrit në vend. Sidoqoftë, “veriu” i Setién, referuar motit të keq, nuk është pengesë për të vazhduar rutinën e përditshme të punës.

Fakt është se lojtarët prisnin më pak lodhje fizike me Setién, por trajneri i ri është i papërkulur në këtë drejtim, duke e dashur të gjithë skuadrën në fushën nr.1, të njohur më mirë si “Tito Vilanova”, në “Ciutat Esportiva”. Disa lojtarë sugjeruan mundësinë e ushtrimit në sallën e sportit, por Setien e hodhi poshtë atë haptas. Prandaj, më shumë se një lojtar ka mbetur i habitur dhe i hutuar. Ai që pasqyroi me zemërim çudinë e tij për vendimin e Setien për këtë mënyrë stërvitjeje nën shiun e rrëmbyeshëm, shoqëruar me erëra të mëdha, në “Ciutat Esportiva”, mbrëmjen e djeshme, ishte njëri nga kapitenët e skuadrës.

Pique besoi se këto kushte tepër të vështira atmosferike do ta detyronin trajnerin Setién të anulonte seancën, ose ta spostonte përgatitjen e programuar brenda, në sallën e forcës, por 61-vjeçari as e çoi në mendje këtë mundësi. Ndërsa vraponin nën rrebeshin e shiut, shumë lojtarë ishin qartësisht të mërzitur. Më i pakënaquri rezultoi Gerard Piqué, që tha: “Te Barcelona janë anuluar seancat për më pak në të kaluarën”. Shokët e tij të skuadrës u përpoqën ta qetësonin, duke e ftuar në fushë me zë të lartë: “Eja, hajde shkojmë”.

E qartë është se metoda e punës së Setién ka hyrë në dhomat e zhveshjes në një mënyrë jo fort të natyrshme për lojtarët katalanas. Që kur zbarkoi te Barcelona, më 14 janar, ekipi nuk ka bërë asnjë pushim. Pasi anuloi atë që kishte planifikuar të mërkurën e 15 janarit, trajneri i ri ka zhvilluar seanca të dyfishta ditore. Vetëm ditën para ndeshjeve ka aplikuar një seancë të vetme. Kjo ka kaluar pa zhurmë, edhe pse dikush në dhomën e zhveshjes mund të ketë shfaqur ndonjë zemërim. Ai preferon stërvitjen në fushë të plotë, jo në mjedise të mbyllura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026

Supergol i Uzunit ndaj Club América, ylli shqiptari shënon dhe dërgon Austinin në çerekfinale

10:45 / August 14, 2026

Djed Spence pranë Interit/ Zikaltërit afrojnë marrëveshjen me Tottenhamin për 30 milionë euro

15:11 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.