Author: tirana

Napoli është duke luajtur për ¼ e Kupës së Italisë kundër Lazios dhe ka shënuar që në minutën e dytë me Insigne. Pak minuta më pas Elseid Hysaj do të shkaktonte penallti, por ekzekutimi i Immobiles ishte qesharak. Lojtari rrëshkiti para ekzekutimit dhe e dërgoi topin shumë larg portës. Për Hysaj makthi i vërtetë do të vinte pas 10 minutash, ku në të 18-ën do të ndëshkohej me karton të kuq. Teksa në minutën e 25-të edhe tek Lazio pati një të ndëshkuar me të kuq që ishte Lucas Leiva. Ndeshja ka qenë shumë e tensionuar deri më tani ku…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 16 kg heroinë, sasi kjo që sipas mediave italiane, ishte nisur nga Durrësi. Mësohet se droga ishte fshehur në hapësirën mes dy sediljeve dhe bashkë me të u gjetën dhe 3700 euro. Sipas hetuesve në shtetin fqinj, këto para janë fituar nga aktiviteti kriminal. Guardia di Finanza ka publikuar video nga operacioni, ku tregohet ekzaktësisht vendi ku ishte fshehur lënda narkotike. Siç është raportuar më herët, në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Shqipëria, por nuk jepen informacione për identitetin e tij. Nëse kjo sasi do të hidhej në treg do…

Read More

Prostitucioni i rrugës është një realitet problematik në Shqipëri. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë se si gra e vajza shesin trupin e tyre për 2 mijë lekë të reja. Raporti ndodh në rrugë ose në hotel, varet nga kërkesat e klientëve dhe buxheti i tyre. Situata me punonjëset e seksit janë filmuar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Prostituta: Ku do ikësh ti? Qytetari: Ju prisni autobusin apo…? Prostituta: Ne jemi në punë. Qytetari: Hë? Prostituta: Ne jemi në punë. Qytetari: Punë hë…? Prostituta: Punë! Qytetari: Ça pune më? Prostituta: Pxxx… Qytetari: Hë? Prostituta: Pxxx… Qytetari: E sa lekë do ti? Prostituta: 20! Qytetari: 20 mijë lekë? Prostituta: Po! Qytetari: Po ku? Prostituta: Në hotel! Qytetari: Ku…

Read More

Moderatorja e njohur Arbana Osmani sapo ka nisur emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, një rikthimi i suksesshëm i sezonit të ri ku janë trajtuar histori dhe problematika të ndryshme. Përveçse për moderimin Arbana është e njohur edhe për pasionin e saj për gatimin ku deri tani ka botuar dy libra me receta gatimi. E duke u ndalur tek gatimi, duket se moderatorja ka një ushqim që e bën gjithnjë të lumtur. Në një foto të shpërndarë në instagramin e saj Arbana pozon përpara një pjate me sushi ndërsa shkruan: “Gjithmonë e lumtur me ushqim dhe me Eduard Grishaj”,…

Read More

Nëse pasaporta juaj është e humbur ose e vjedhur ndërsa jeni jashtë vendit, nuk do të thotë që keni ngecur në vend përgjithmonë. Janë disa hapa të thjeshtë të cilat funksionojnë në gjithë botën që ju mund të ndërmerrni për të marrë një pasaportë të shpejtë dhe të përkohshme për t’ju rikthyer në shtëpi. Sipas një referimi të Business Insider në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit janë nxjerrë disa hapa se si duhet të veproni në rastin e humbjes së pasaportës jashtë shtetit. Së pari, duhet të gjeni dhe të kontaktoni ambasadën ose konsullatën më të afërt…

Read More

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ka zhvilluar një vizitë në bazën ushtarake “Shiroky” në Kharkivit të Ukrainës, një nga zonat më të pasigurta në Evropë për shkak të konfliktit me paramilitarët rusë. Kryeministri Rama dhe delegacioni shoqërues është pajisur me jelekë antiplumb për shkak të rrezikshmërisë së lartë. “Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren”, deklaronte Rama…

Read More

Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, nga 108 që është mesatarja. Studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e Kohës” thotë se ka një kohë të caktuar për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është çështje kohe. Sipas tij momenti duhur për të bërë seks është ora 22.00. Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë. Kështu ju do të flini shumë më mirë. Po pjesa tjetër të ditës? Në 07.00 sipas ekspertëve është një tjetër moment i mirë sepse motivimi është në rritje dhe në atë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin tek gratë; 11:00…

Read More

Gjumi është një proçes që ndihmon automatikisht çlodhjen e trupit dhe trupit. Ky proçes rigjenerimi mendor dhe fizik zgjat mesatarisht nga 7 deri në 8 orë. Pas një gjumi të gjatë ju sigurisht prisni të zgjoheni të rifreskuar dhe energjik, por jo gjithnjë ndodh kështu. Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë. Kjo ndjesi sigurisht nuk është e pëlqyeshme për askënd, ndaj në këtë artikull ju tregohet disa nga arsyet kryesore pse ndodh kjo. Më poshtë do të gjeni 7 arsyet kryesore pse trupi juaj po…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme sa të dish të flasësh. Një mësim i thjeshtë jete për cilindo që ka provuar me pezmatim koston e fjalëve të thëna pa vend. E kishte një rast për të heshtur edhe presidenti i Republikës sot, më 21 janar, por vendosi ta shpërfillë. Paçka se Ilir Meta është ndoshta njeriu më i interesuar në këtë vend, që të mos hyjë në hollësitë e kësaj date, kur fati i tij politik u përkthye brenda orësh në një tr agjedi që vazhdon të mbajë pezull një pjesë të…

Read More

Fiks 9 vite më parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të humbisnin jetën katër protestues të pafajshëm të cilët do të qëlloheshin me urdhër direkt nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit të asaj kohe. Lidhur me këtë ngjare ka reaguar sot edhe Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, i cili në atë kohë ka qenë në krye të detyrës në Gardë, por që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm. Malaj kujton se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha që…

Read More

Sipas pikës së parë të ndryshuar që ndalet në llojet e shërbimit të auditit manuali shton një paragraf ku thuhet se aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë dhe të japë rekomandime të përshtatshme për përmirësimin e procesit të qeverisjes së njësisë publike për ku së pari për marrjen e vendimeve strategjike dhe operacionale. Së dyti për mbikëqyrjen e administrimit të riskut dhe kontrolleve, së treti promovimi i etikës dhe vlerave të përshtatshme brenda njësisë publike. Së katërti sigurimi i administrimit efektiv të punës organizative dhe përgjegjësisë. Së pesti komunikimi i informacionit mbi riskun dhe kontrollin, në sistemet e…

Read More

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman. Top Channel ka mësuar, jo zyrtarisht, se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare. Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të…

Read More