Author: tirana

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Labinot Fushë, aty ku mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë një ndër prezantueset e çmimeve Grammy. Ajo e publikoi lajmin përmes profilit të saj. Këngëtarja ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së çmimeve ‘Grammys’ por jo si e nominuar. Bebe do të prezantojë në skenën e madhe, me datë 26 janar, një çmim të rëndësishëm. “E ngazëllyer që do e ndaj këtë natë me kolegët e mi shumë të talentuar këtë vit në “Grammys”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotoje të publikuar. Kujtojmë që ajo është një ndër emrat më të dashur dhe njohur në të gjithë .

Read More

Historia ka vdekur, nuk jep mesazhe, mesazhet i nxjerrim ne sipas qejfit! Si të bëjmë t’u themi që Kongresi i Lushnjës, që nga thellësia e historisë, nuk na jep ato mesazhe që ne duam të nxjerrim tani prej tij, a thua sikur ai të ishte gjyshi që na ka lënë të shkruar në defterkë mbyllur në sunduk, ndonjë testament me porositë e tij. Historia nuk na jep asnjë mesazh. Ajo është zhdukur si realitet. Jeton si kujtesë ashtu sikurse ne duam t’a kujtojmë atë. I ngjan një daulleje që nxjerr ato tinguj që duam ne të nxjerrim prej saj duke…

Read More

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit. Madje edhe kur flitet për një vdekje të qetë në shtrat si ajo e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sërish kihet parasysh armiku i sotëm. Do të mjaftonte kjo ndarje preferencash përkujtimore dhe rrëfimet diametralisht të kundërta të “veteranëve” për ta ndjerë veten të turpëruar si shqiptarë. Në këtë ditë krenaria për Kongresin e Lushnjës do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores, sepse gjithë të tjerët do ta krahasonin automatikisht me parlamentin…

Read More

Sot bëhen 14 vite që ka ndërruar jetë Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar me anë të një shkrimi duke thënë e cilësuar si gjeni të politikës. “14 vjet më parë kaloi në amëshim Ibrahim Rugova, gjeniu i politikës shqiptare dhe vazhduesi më i denjë i aksionit për zgjim kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Rugova ishte si një fanar ku shqiptarët, andej e këndej Drinit, shihnin dritën e shpresës, dritën e çlirimit, edhe atëhere kur pak vend kishte për shpresë e pak optimistë besonin tek çlirimi i Kosovës nga zgjedha e fundit kolonialiste në Evropë. E…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë. “Balkanweb” raporton se sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur me bordurat anësore në rrugën kryesore. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Njoftimi i policisë: Kavajë/Informacion Paraprak. Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me…

Read More

U bënë tashmë shumë vite prej momentit kur Michael Schumacer pësoi aksidentin e rëndë në pistën e skive. Ai ka qenë për shumë gjatë në koma dhe familja e tij është treguar mjaft hemetike për lajmet mbi gjendjen shëndetësore të Schumacer. Së fundmi një neurokirug italian, Niccola Acciari, me bazë në Bolonja, ka zbuluar të dhëna të rëndësishme për 51-vjeçarin. “Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend para aksidentit, më një strukturë organike, muskulore dhe skeletore të ndryshuar dhe të përkeqësuar”,është shprehur ai për ‘Contro Copertino’. Sipas neurokirurgut të njohur kjo ka ardhur si…

Read More

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Ernal Mamaqi ka pohuar se nuk i mban aspak mëri Bes Kallakut, pas debatit mes tyre, madje e ka ftuar në premierën e filmit “I love Tropoja”. “Po patjetër që e kam ftuar dhe shpresoj që të vijë. Nuk ka asgjë që të na ndajë”, u shpreh Mamaqi. Çdo gjë nisi kur Bes Kallaku, i ftuar në “Shiko kush luan”, u shpreh se Ermali bën biznes, ndërsa ai vetë humor. Ai krahasoi dhe dy aktoret protagoniste të secilit film, Bleona Qeretin dhe Encën. Të dy replikuan me njëri-tjetrin në rrjete sociale, por…

Read More

Dashi Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te refuzojnë ftesat qe do ju bëhen sepse kane për te humbur mundësi shume te mira. Ne planin financiar nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe sepse do dini si ti menaxhoni te ardhurat. Demi Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet. Komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk duhet te…

Read More

Ushqimet e pasura me proteina duhet të zënë një pjesë të mirë të regjimit tuaj ditor. Nëse mendoni se nuk jeni duke marrë proteina mjaftueshëm, provoni të shtoni më shumë ushqime të pasura me proteina dhe do të vini re ndryshime pozitive në trup. Por si ta merrni vesh se nuk po merrni mjaftueshëm proteina? Ja se si ju sinjalizon trupi: 1.Ënjtje e pjesëve të trupit Nëse e ndieni trupin të ënjtur mund të jetë si pasojë e mungesës së proteinave në trup. Nëse vëreni ndonjë ënjtje të çuditshme, kontrolloni gjendjen tuaj dhe nivelin e proteinave. 2. Lodhje Sëmundja e…

Read More

Policia kap me dhjetëra kilogram hashash por nuk ka drogë për të stervitur qentë e saj. Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës. Abc News ka siguruar shkresën e firmosur nga Çela, ku thuhet se “Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të…

Read More

Një pjesë e madhe e njerëzve kur flenë gërhasin, duke e kthyer këtë të fundit në një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit. Gërhitja shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to. Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë. Gërhitja është një problem jo vetëm për shëndetin e atij që gërhet, por edhe për shëndetin e gjithkujt që fle pranë tij. Gjithsesi , duket se këtij problemi i ka ardhur fundi, falë shpikjes më të…

Read More