Author: tirana

10% deri 30% e popullsisë vuan nga fryrja. Problemet me tretjen, menstruacionet, kapsllëku dhe alergjitë ushqimore janë shkaqet më të zakonshme të fryrjes dhe zakonisht janë të përkohshme. Sidoqoftë, nëse bëhet kronike, atëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më problematike. Me këtë artikull ne dëshirojmë të tërhqim vëmendjen tuaj për 6 probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Nëse fryrja bëhet kronike, ju këshillojmë të shihni një mjek dhe të mos filloni asnjë trajtim vetë. Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë…

Read More

Biznesmeni Petrit Laze, i cili ra pre e një grabitjeje brenda banesës së tij e ka kaluar fazën kritike për jetën, pasi u qëllua me një plumb në bark. Hetimet janë përqenduar në disa pista, ku më kryesorja është se autorët mund të jenë informuar nga persona të besueshëm që punojnë në biznesin e familjes Laze. Grabitja në banesën e biznesmenit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës vijon të mbetet pa asnjë të ndaluar nga grupi hetimor. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje 30 persona që më pas u lanë të lirë. Pjesa më e madhe…

Read More

Ditën e sotme kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka paditur paraardhësin e tij dhe 7 punonjës për shpërdorim të fondeve publike. Mësohet se kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka paditur ish-kryetarin Besnik Dushaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për shpërdorim në shifra të mëdha të fondeve publike. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shifrën e madhe prej 612.000.000 lekë të vjetra. Besnik Dushaj dhe 7 punonjësit e tij do të përballen me akuza si “Shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë me tendera” dhe “shkatërrim të pronës publike”.

Read More

Gazetarja: Do të doja të ndaleshim në situatën tuaj aktuale, sepse jeni i pari President për të cilin ka nisur një procedurë shkarkimi. Puna e komisionit hetimor është rritur sërish… Presidenti Meta: Jam krenar për faktin që jam akuzuar nga një parlament njëpartiak pse kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha, pse kam mbrojtur pluralizmin politik,themelin mbi të cilin ndërtohet i gjithë sistemi politik dhe shtetëror në Republikën e Shqipërisë, ku bazat janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Gazetarja: Është shtuar objekti i komisionit hetimor ndaj jush. Pra palët edhe një herë i drejtohen Komisionit…

Read More

Konflikti mes vëllezërve shqiptarë në Itali për çështje parash ka çuar njërin prej tyre në spital, dhe tjetrin prapa dyerve të qelisë. 33-vjeçari Ergi Shabani u arrestua nga karabinierët e qytetit jugor të Casertës me akuzën e plagosjes së rëndë me armë prerëse. Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor, ku pas një debati rreth shpenzimeve të tepruara të parave, autori goditi me thikë kuzhine në trup vëllain tri vite më të vogël. Pavarësisht plagosjes së dukshme, 33-vjeçari Shabani e braktisi familjarin e tij duke e lënë në mëshirën e kalimtarëve, të cilët njoftuan ndihmën e…

Read More

Bëjeni vetë ushqimin energjik, përkatësisht plehun natyral për lulet tuaja Secili që ka lule në shtëpi e di sa e pikëlluar është t’i shohësh kur vyshken, kur u bien fletët dhe lulet. Edhe pse keni harruar t’i ujisni apo i keni vendosur në vend të gabuar (ku nuk ka dritë, ku është tepër ftohtë apo tepër nxehtë), mos hiqni dorë menjëherë nga to. Ekziston mënyra që t’u ndihmoni që sërish të lulëzojnë. Veprimi vijues do t’ju ndihmojë që lulet sërish t’i ktheni në jetë. Bëni vetë ushqimin energjik, përkatësisht plehun natyral për lulet tuaja. Përbërësit e nevojshëm: lëvore nga banania,…

Read More

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremrave dhe duhani. Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Vaji i Arrës së Kokosit Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Kura duhet…

Read More

Ashtu si lëkura juaj edhe flokët tuaj kanë nevojë për mbrojtje nga moti i ashpër për të mbajtur butësinë. Mbroni flokët tuaj nga ajri i ftohtë, erërat, madje edhe nga nxehtësia e brendshme Këshillat për kujdesin e flokëve që duhet të ndiqni këtë sezon dimri: Lani flokët Gjatë dimrit gjithmonë mbani në mend që të lani flokët tuaj minimumi 2-3 herë në javë. Ky zakon do t’ju ndihmojë të mbroni flokët tuaj nga moti i ashpër, i ftohtë dhe gjithashtu parandalon që flokët tuaj të thahen shumë dhe t’i mbani ato të lëmuara dhe të shëndetshme. Përdorni ujë të vakët…

Read More

Veliaj: “Në Tiranë kemi 100 kantiere pune, 20 janë shkolla; Në 100 vitet e ardhshme punojmë për fëmijët dhe jo sherret e të rriturve” 100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet do ta gjejë Kombinatin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, që i plotëson standardet për mësim normal dhe me një turn. Pas ndërtimit të shkollës “Betim Muço”, Bashkia e Tiranës vijon punën për rehabilitimin e shkollës “1 Qershori”, e cila po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë, për herë të parë që nga ndërtimi i saj në vitin 1961. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës…

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare në Sarandë. Emisioni investigativ faktoi me zë dhe figurë se nëna e dhunonte sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Dhuna ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike. Madje ishte njerku i saj, i cili iu drejtua me një denoncim emisionit investigativ. Në një prononcim për Tirananews.al, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës , Alma Tandili, shpjegon se vajza është marrë në mbrojtje të menjëhershme nga shteti dhe se për momentin ajo ndodhet në komisariat ku edhe po jep shpjegime për ngjarjen.…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma ‘Thurje’. Koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Por ku konsiston ky ndryshim? Sipas ministres amendimi lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme. “Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që…

Read More

Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dënuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet burg. Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të krimit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke…

Read More